Zhdukja misterioze e shqiptares në Belgjikë

18 qershor, ora 8:30 - Një 30-vjeçare shqiptare është zhdukur në rrethana misterioze nga Belgjika, ku jetonte prej disa vitesh. Me kërkesë të homologëve belgë, policia shqiptare ka nisur kërkimet për të rënë në gjurmët e Albana Margjekës, 30-vjeçe, e cila është larguar rreth pesë muaj më parë nga banesa e saj në Hamsur Heure/Nalinnes, rruga Bois Rombut në Belgjikë.

Klodiana Kotorri

 

Albana Margjeka, nuk dihet ku ndodhet - DISPARU
TIRANË- Një 30-vjeçare shqiptare është zhdukur në rrethana misterioze nga Belgjika, ku jetonte prej disa vitesh. Me kërkesë të homologëve belgë, policia shqiptare ka nisur kërkimet për të rënë në gjurmët e Albana Margjekës, 30-vjeçe, e cila është larguar rreth pesë muaj më parë nga banesa e saj në Hamsur Heure/Nalinnes, rruga Bois Rombut në Belgjikë.

Policia belge ka kërkuar prej muajsh për gjetjen e Margjekës, e pasi nuk ka mundur ta gjejë atë, i ka kërkuar ndihmë policisë shqiptare. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me anë të një deklarate për shtyp të lëshuar ditën e djeshme kërkon ndihmën e komunitetit, me qëllim gjetjen e Margjekës.

Burime nga policia thanë se 30-vjeçarja është larguar mesditën e datës 15 janarit të këtij vitit nga banesa e saj në Belgjikë dhe që atëherë nuk është kthyer më. Mësohet se familjarët e saj nuk kanë mundur ta gjejnë, duke kërkuar ndihmën e policisë belge. Kjo e fundit nisi menjëherë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçares, por pa sukses.

Burime nga policia thanë për “Shekullin” se në Ministrinë e Jashtme ka mbërritur dhe shkresa zyrtare e policisë së Belgjikës, me të cilës tëdhënat e Margjekës.
 
Më pas, shkresa e shpalljes në kërkimi ka kaluar Interpol Tiranës, ndërsa Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të informuar mbi vendndodhjen e 30-vjeçares. Të njëjtat burime thanë se dyshohet që Margjeka të ketë hyrë në Shqipëri me identitet të rremë, ndaj dhe kanë nisur verifikimet menjëherë pas mbërritjes së shkresës belge.

Policia bën të ditur të dhënat e të zhdukurës duke treguar se ajo është rreth 1.65 cm e gjatë, është me trup të dobët dhe flokët i ka të zinj të prerë shkurt.

Në momentin e zhdukjes, ajo ishte veshur me rroba sportive në ngjyrë të zezë. Margjeka është parë të lëvizë me mjetin e saj tip “Golf” ngjyrë blu-jeshil me targë XQM 558. Policia e Shtetit në deklaratën e saj për shtyp u lutet personave të cilët kanë dijeni për vendndodhjen e Albana Margjekës të kontaktojnë me shërbimet e Policisë së Shtetit ose në numrin pa pagesë 129.
 
Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të verifikuar nëse e zhdukura ka hyrë në Shqipëri gjatë pesë muajve, kohë kur ajo është deklaruar e zhdukur nga shtëpia e saj në Belgjikë.

{Shekulli}

1 votë. Mesatarja e 2.00 të 5.

Komentet

  • Karen
    • 1. Karen Më 12/01/2012
    Kjo është pak e çuditshme kushtet në të cilat ajo dissappeared, unë shpresoj se situata është në rregull tani.
    Aer Conditionat
Abonohu:
Adresa e-mail