Transpalanti i parë i veshkave në QSUT

TIRANË- Përfundon me sukses transplanti i parë i veshkave në vendin tonë.
Sipas mjekëve, pacientja e parë që iu nënshtrua sot transplantit të veshkës në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjendja e saj po ndiqet në vazhdimësi nga grupi i mjekëve. Operacioni zgjati pesë orë, u realizua nga mjekët shqiptarë, asistuar nga ata italianë. Ndërkohë që dhuruesi i veshkës për pacienten 20-vjeçare ishte nëna e saj. Shefi i Nefrologjisë në QSUT-së, Prof. Dr. Nestor Thereska, bëri të ditur në një konferencë për shtyp pas realizimit me sukses të kësaj ndërhyrje se "operacioni në të gjitha parametrat shkoi mire. Në sy edhe të mjekëve italianë ra organizimi i shkëlqyer i punës në sallën e operacionit".
Sipas mjekëve urologë, kanceri i veshkës po njeh rritje të dukshme gjatë viteve të fundit. Në Klinikën e Urologjisë pranë QSUT-së kryhen rreth 50 operacione në ditë, ku grup-mosha më e prekur është 40-60 vjeç, por nuk mungojnë dhe grupmoshat më të reja. Sipas mjekëve urologë, faktori gjenetik ka rolin e tij në kancerin e veshkave, por ka dhe faktorë të tjerë.


09.00
Nis transplanti i parë i veshkave në QSUT

TIRANË- Ka nisur në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ndërhyrja për transplantin e parë të veshkave. Mjekët e këtij spitali asistohen nga mjekë italianë, ndërsa pacientja është një vajzë 20-vjeçare, e cila do të marrë veshkën nga nëna e saj.
Ndërhyrja, e para e këtij lloji në vendin tonë ka nisur gjysmë ore më parë dhe në varësi të saj, do të parashikohet edhe ecuria e planifikimeve të tjera. Në listë pritje janë shumë pacientë, për të cilët janë gati edhe dhuruesit.
Ekipi i mjekëve shqiptarë, do të përbëhet nga 6 neurologë, 3 imunologë dhe 5 nefrologë, dhe do të asistohet nga 3 mjekë italianë të klinikës së Barit (Itali).

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • syribukur
    • 1. syribukur Më 27/11/2009
    keto transplante tashme jane nje plus per hajdutet e veshkave pasi u jep atyre me shum shanse ti vjedhin ato me pretekstin qe duhet te hiqen se jane te infektuara.keto kanibale e jo mjeke ekan per biznes te shesin veshka njerezish,mjafton thjesht tu shohesh llogarite bankare qe kane.uroj qe ne te ardhmen keto pazarexhinj me bluza te bardha tu gjehet vendi.e them kete me bindje pasi jam nje punonjese e ketij pavjoni.me respekte nga syribukur
Abonohu:
Adresa e-mail