Shqipëri: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik



06-05-2009

Shikoni VIDEONë Shqipëri, institucionet kryesore të rendit dhe zbatimit të ligjit njoftuan sot ngritjen e njësive të përbashkëta hetimore në 6 qarqe të Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik. Njësi me Ekspertë të policisë, financave, shërbimit sekret, prokurorisë dhe kontrollit të shtetit do të hetojnë korrupsionin tashmë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Projekti është mbështetur nga qeveria amerikane dhe programi Sfida e Mijëvjeçarit.

{voa}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail