Serish skandal te SHISH, shkarkohen dy oficerë

       Dy oficerë të Shërbimit Informativ Shtetëror janë shkakruar nga detyra pasi në telefonat e tyre celularë u gjetën të fotografuara informacione dhe dokumente sekrete. Arrestimi i inspektorit Florian Bushi i cili i kishte dërguar përgjime sekrete një të dyshuari si vrasës me pagesë ka shkakuar tërmet tek institucioni më i rëndësishëm i sigurisë në vend.

SHISH Sherbmi Informativ i Shtetit Pas kësaj ngjarje, kontrolli i brendshëm ka nisur një inspektim tek të gjithë punonjësit e dyshuar për veprimtari të paligjshme. Kontrolli ka zbuluar edhe të paktën dy oficerë të tjerë që kishin të fotografuar në telefonat e tyre të dhëna që konsiderohen sekrete.

        Gjithçka ka nisur pas një urdhëri të kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika për ndalimin e telefonave celularë në ambjentet e punës. Por duket se ky urdhër nuk është zbatuar nga të gjithë punonjësit, pasi disa prej tyre nuk i kanë dorëzuar telefonat në hyrje të SHISH, duke hedhur dyshime të forta për veprimtarinë e tyre. Masat  kontrollit u intensifikuan edhe më shumë, kur me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u arrestua inspektori Florian Bushi. Ai rezulton se i kishte dërguar pjesë përgjimesh shtetasit Ilir Memushaj, i dyshuar si një nga pjesëmarrësit në atentatin ku mbeti i vrarë Denis Kasa në hyrje të qytetit të Fierit. Kjo vrasje u zbardh nga policia dhe prokuroria, ndërsa në telefonin e Memushajt u gjetën fotografi përgjimesh  të dërguara nga inspektori i SHISH, Florian Bushi.

        Por ky rast nuk ka qenë i vetmi në Shërbimin Informativ, pasi në prokurori janë dërguar për hetim edhe dy inspektorë të tjerë, të cilët gjithashtu kishin të fotografuar me telefonat e tyre celularë materiale sekrete. Ende nuk ka prova se këto të dhëna mund të jenë përdorur prej tyre, por SHISH kërkon hetimin e dy inspektorëve. Për dy të dyshuarit është marrë masa e shkarkimit nda detyra, ndërsa çështja pritet të merret në hetim nga Prokuroria e Tiranës. Zhvillimet e fundit brenda instituconit më të rëndësishëm të sigurissë në vend, hedhin dyshime të forta për menyrën e drejtimit dhe organizimit të punës së SHISH. /boldnews

krim konkurset korrupsion diploma Skandal SHISH Shpërdorim detyre Visho Ajazi Lika Sali Berisha emerime politike nepotizem Ylli Alushi Shkëlqim Spahiu kontroll Pirro Lutaj Xhemal Qefalia Pjerin Ndreu Gazidede Bahri Shaqiri rekrutime

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail