Nga 15 dhjetori, shqiptarët pa viza në Europë

Fatos Ahmati

Data 15 dhjetor e këtij viti duket se do të shënojë fundin e izolimit 70 vjeçar të shqiptarëve dhe hapjen e portave për të udhëtuar lirshëm në Europë.

E paralajmëruar që më 8 nëntor nga Bashkimi Europian i cili vendosi të liberalizojë vizat për shqiptarët, 15 dhjetori pritet të shndërrohet në ditë festë. Në kryeqytetin shqiptar Tiranë, po rikthehen tabelat që tregojnë se rrugët nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE janë tashmë të lira. Agjensitë turistike dhe ato të udhëtimeve të përgatitura për këtë eveniment, thonë se ka një interesim mjaftë të madh të qyetarëve shqiptarë për të udhëtuar që nga 15 dhjetori. Mjaft prej udhëtarëve që kanë prenotuar fluturime, udhëtim me target apo me autobuz në këtë datë, thonë se do ta shfrytëzojnë këtë ngjarje për të shkuar pranë njerëzve të tyre në vende të ndryshme të Europës dhe për të kremtuar festat e fundvitit. Sipas burimeve zyrtare mbi 1.3 milionë shqiptarë janë paisur me pasaporta biometrike, ndërsa fluksi pranë zyrave të aplikimit vazhdon të jetë i lartë. Autoritetet janë duke intensifikuar fushatën në drejtim të qytetarëve shqiptarë për ti bërë ata të ndërgjegjshëm lidhur me të drejtat dhe detyrimet me rastin e fillimit të lëvizjes së lirë të tyre në vendet europiane.
Disa gazeta ndërkohë kanë bërë të ditura ditë pas dite rregullat që qytetarët shqiptarë duhet të zbatojnë për të udhëtuar në vende të ndryshme tashmë pa viza. Më së shumti atyre po u kujtohet, paisja me pasaportë biometrike, siguracioni shëndetësor, mjetet e nevojshme financiare dhe veçanërisht se qëllimi i udhëtimit të tyre është vetëm turistik dhe jo për të punuar, shkolluar apo për të jetuar në vendet e hapsirës Shengen.
Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail