Në një ditë dorëhiqen katër prokurorë të rretheve

Në një moment të papritur dhe me një vendim të beftë dy ditë më parë kanë dhënë dorëheqjen katër drejtues prokurorie në rrethe. Vendimarja e papritur ka ardhur pas kërkesës së kryeprokurorit Llalla, i cili mësohet se u ka kërkuar 4 drejtuevse të prokurorive, të dorëhiqen.

Prokuroria ShqiptareVendimi për lënin e detyrës, është marrë me konsensues ku katër drejtuesit mund të transferohen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Bëhet fjalë për dorëheqjen e kryeprokurorit të Lezhës Përparim Vukaj.

Gjithashtu është dorëhequr Esmeralda Cami kryeprokurorja e Dibrës, Silvana Pani kryeprokuroria e Përmetit dhe Artan Shtrungza nga drejtimi i prokurorisë së Tropojës.

Të gjitha dorëheqjet janë bërë në një ditë. Ndërkohë mësohet se 4 prokurorë do lëvizin pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët mund të komandohet nga kryeprokurori Llalla drejtues në këto prokurori. (F.T/shqiptarja.com)

Kodi Penal gjykatë ligj emerim Prokuroria Prokuroria e Pergjithshme Lalla doreheqje komandim Përparim Vukaj Esmeralda Cami Silvana Pani Artan Shtrungza Adriatik Llalla

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail