Ministri Tahiri: Ndryshime në KP, ashpërsim të masave për eksplozivët dhe vjedhjen e energjisë

Nga Selia e Kryeministrisë Ministri i Brendshëm z. Saimir Tahiri ka bërë të ditur se KM ka bërë disa ndryshime në Kodin Penal duke ashpërsuar masat ndaj disa veprave penale. Ndër vendimet kryesore që janë miratuar sot në qeveri, jam këtu për të veçuar disa prej tyre, të cilat i konsiderojmë më të rëndësishme nga pikëpamja e karakterit të tyre rregullator, disiplinues dhe sanksionues, për një sërë rrethanash që shqetësojnë më së shumti shoqërinë, me objektivin kryesor për të garantuar më shumë siguri për qytetarët shqiptarë, inovacion dhe progres - u shpreh Ministri.

Vjedhje e energjisë elektrike

Riformulini i nenit 137 të KP Riformulimi i nenit parashikon se vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike, dëmtimi i matësave me qëllim përfitimi, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet.

E njëjta vepër kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se njëherë ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Trafikimi i lëndëve plasëse

Janë propozuar ndryshimet e neneve 278 dhe 282. I pari për përdorimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municioneve, duke parashikuar që masa e dënimit të shkojë nga 5 vjet deri në 8 vjet burgim dhe në rrethana cilësuese, nga 15 vjet në 20 vjet burgim. Kjo është rrethana kur eksplozivi ose lëndët plasëse mbahen,transportohen, trafikohen për qëllime kriminale.

Ndërsa për shkeljen e rregullave teknike për mbajtjen, tregtimin dhe përdorimin për qëllime civile të eksplozivit është propozuar që sanksionet të bëhen me burg nga 2 deri në 5 vjet dhe në rrethana cilësuese deri në 10 vjet burgim.

Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi

Është propozuar që neni 291 të riformulohet duke parashikuar që drejtimi i automjeteve apo i çdo mjeti tjetër të motorizuar në gjendje të dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë të dënohet me burgim nga 10 ditë, minimumi, deri në 3 vjet.

Shitjen apo rishitjen e paautorizuar të kartave SIM

Nga 15 ditë deri në 30 ditë burgim parashikohet për shitjen e paautorizuar ose rishitjen e kartave SIM që është përfshirë në paketën e sigurisë lidhur me ngjarje që janë bërë shqetësuese për opinionin publik është përfshirë po ashtu në paketën e sigurisë lidhur me një sërë ngjarjesh që kohët e fundit, por në tërësi gjatë këtyre viteve kanë shqetësuar publikun dhe që janë bërë më pas, ndihmës për ngjarje kriminale akoma më të rënda.

Masat për disiplinimin e përdorimit të mjeteve lundruese

Me ndryshimet e propozuara nga Ministri i Brendshëm, për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 8663, për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20 tonë,  janë propozuar riklasifikimin e mjeteve lundruese duke përfshirë të gjitha mjetet që përdoren për çdo lloj qëllimi; zgjerimin e bazës së aplikueshmërisë së ligjit, duke mos përjashtuar, por duke përfshirë garantimin e sigurisë jo vetëm në brezin detar, por edhe në liqene dhe lumenj dhe gjithashtu, disiplinimin e lundrimit veçanërisht për qëllime turistike, duke parashikuara instrumente inovativë të teknologjisë së lartë për të gjitha mjetet që do të përdorin hapësirën detare për qëllime turistike në Republikës së Shqipërisë, duke parashikuar detyrimin absolut që çdo mjet të pajiset me GPS, ose një pajisje teknologjike e cila lejon lehtë detektimin dhe ndjekjen e rrugës nëpërmjet frekuencave; po ashtu janë parashikuar kritere absolute lidhur me përdorimin e mjeteve lundruese, mënyrën e përdorimin të tyre për qëllime argëtimi apo sportive, rregullat që kanë të bëjnë me sigurinë  e pushuesve, me sigurinë e lundrimit gjithashtu, në plazhet publike dhe në plazhet jo publike, në bregdet apo në ujërat e brendshme, në thellësi të territorit.

Masat për 150 pasaporta me afat vlefshmërie të pasaktë

Çështja tjetër e miratuar sot nga qeveria ka të bëjë me pasaportat. Me të marrë detyrën në Ministrinë e Punëve të Brendshme konstatuam se në periudhën prill 2009-korrik 2010 janë prodhuar një numër i konsiderueshëm, mbi 150 mijë pasaporta, të cilat kanë afat vlefshmërie të pasaktë.Më duhet të bëj një sqarim, janë pasaporta të vlefshme, por me afat vlefshmërie të pasaktë. Bëhet fjalë për pasaportat e fëmijëve, të cilat sipas ligjit duhet të pajisen me pasaporta 5 vjeçare për shkak të ndryshimeve mjaft të shpejta të karakteristikave fizike të fëmijëve, por që ndërkohë janë pajisur me pasaporta 10 vjeçare - u shpreh Ministri Tahiri. Sipas ndryshimeve parashikohet zgjatja e afatit me një vit për këto pasaporta.

1 votë. Mesatarja e 5.00 të 5.
Abonohu:
Adresa e-mail