Maqedoni, digjet flamuri shqiptar

"Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë", "dhoma gazi për shqiptarët", ishin brohoritjet e tifozëve maqedonas në lojën e së mërkurës në mes "Rabotniçkit" dhe "KB Lirisë" në sallën e sporteve të qytetit të Shkupit, raporton agjencia e lajmeve INA. Ata shkuan edhe më larg me veprime vandale duke djegur flamurin kombëtar shqiptar, skenë kjo e cila i ngjasonte asaj e cila para disa kohësh ndodhi në Itali dhe tronditi si botën sportive ashtu dhe atë politike.
Siç njofton kjo agjenci, e vetmja që dallonte këtë herë ishte se kjo nuk indinjoi asnjë nga autoritetet prezente sportive apo ato rendit, të vetmit të cilët reaguan në aktin vandal kundër flamurit shqiptar ishin kryesia dhe lojtarët e "KB Lirisë". Nga Klubi i Basketbollit "Liria" deklaruan për agjencinë e lajmeve INA se, kjo ndeshje sportive, u shndërrua në ndeshje psikologjike terrori dhe "puna e tifozëve maqedonas dha frytet e veta meqë KB Liria dhe lojtarët e saj ishin tepër të shpërqendruar për të zvogëluar dallimin e pikëve".[Shekulli]
Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail