Liberalizimi i vizave, procedurat në kufi

Në sekondat e para të 15 dhjetorit 2010, barrierat kufitare mes Shqipërisë dhe BE- së shemben përfundimisht. Michele Cercone, zëdhënës i Komisionit Evropian, konfirmoi se “lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë në zonën “Schengen”, fillon nga minuta e parë pas mesnatës së datës 15 dhjetor 2010”. Zëdhënësi tha se duke filluar nga ky moment, qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë lirisht në zonën “Schengen” pa viza”.
Zyrtari i KE, e cilësoi heqjen e vizave si një mundësi e shkëlqyer për shkëmbime tregtare, turizëm, apo vizita familjare, por nuk të jep të drejtën për t’ u transferuar dhe për të jetuar përkohësisht në një shtet të zonës “Schengen”. Zëdhënësi i KE-së rikujtoi se bëhet fjalë për lirinë e lëvizjes për motive turizmi, apo tregtie, por ky qëndrim nuk mund të jetë më shumë se tre muaj për një periudhe gjashtë mujore. Sipas procedurave, në kufi policia apo doganat gjatë udhëtimit në zonën shengen, nuk do të kërkojnë më vizën brenda pasaportave shqiptare, kushti është që të keni pasaportë biometrike, asnjë dokument tjetër nuk hyn në punë. Në kufi mund të kërkohet një kartë krediti, adresa e personit që ju pret apo edhe bileta e kthimit.
Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • love poems for him
    Viselike this tamed of method is echt commonwealth apt for, salutary fit for readers and a creator for you as get definitely shew the decorativeness of the communicator. It's subscription to bonk these kinds of articles around to taciturnity the run cerebrate nonviolence. Conveying those who o.k. can playacting things overripe in the venerable add!
  • amy
    • 2. amy Më 15/12/2010
    uroj qe te mos kete probleme te metejshme per te gjith ata qe jane pergatitur per te iku ,.............urime
Abonohu:
Adresa e-mail