Korrupsioni në "Luigj Gurakuqi" : Pas pedagogëve, arrestohen edhe studentët dhe sekserët

Pas arrestimit të dy pedagogëve për korrupsion në Universitetin e Shkodrës, policia ka arrestuar dhe disa student që paguanin për të marrë provimet, dhe sekserët.

Pedagoge shkoderMësohet se në kuaadër të operacionit të koduar “THE BILL” (fatura), 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të këtij operacioni është zhvilluargg hetim proaktiv, ku është arritur të zbulohet roli i këtyre shtetasve, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndihmuar studentë të ndryshëm, në Universitetin e Shkodrës, në këmbim të vlerës monetare që varionin nga 100 deri në 300 euro, për të qënë kalues në provime”, thuhet sot në njoftimin e Policisë.

Më datë 21.11.2016 në bazë të veprimeve hetimore u bë i mundur arrestimi i shtetasve të mëposhtëm:

  • Simon Lufi, 53 vjeç, banues në Shkodër (Pedagog në Universitetin e Shkodrës)
  • Rokin Daberdaku, 44 vjeç, banues në Shkodër (Pedagog në Universitetin e Shkodrës)
  • Ndoc Deda, 51 vjeç, banues në Shkodër (sekser)
  • Vebi Bala, 65 vjeç, banues në Shkodër (sekser)
  • Ermal Lera, 30 vjeç, banues në Shkodër (sekser)
  • Brunilda Alushi, 22 vjeçe, banuese në Burrel (studente)
  • Vebi Alushi, 50 vjeç, banues në Burrel
  • Arsen Lekaj, 20 vjeç, banues në Shkodër (student)
  • Renato Trushi, 20 vjeç, banues në Vau Dejes (student)

U bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve :

  • J.H. 20 vjeç, banues në Lezhë, (student)
  • E.B 21 vjeçe, banuese në Vau Dejes (studente)
  • B.H 25 vjeç, banues në Vau Dejes, (student)
  • A.H. 21 vjeç, banues në Shkodër, (student)

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259, 244 e 245/1 të Kodit Penal. /gazetatema/

drejtesi Rinia Shqiptare shkollim krim korrupsion mas student Skandal fakultet reforma ne drejtesi

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Shto një koment

You're using an AdBlock like software. Disable it to allow submit.