Kërcënohet gjyqtari i Krimeve të Rënda, merret në mbrojtje

TIRANË- Një gjyqtar i Krimeve të Rënda është marrë në mbrojtje nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, pas një kërcënimi që ka shkuar në adresë të familjes së tij. Bëhet fjalë për gjyqtarin që kryeson pesëshen gjykuese të dosjes së "Bandës së Durrësit", Gurali Brahimllari. Mësohet se shkak për këtë shtim të forcave të sigurisë fizike ndaj tij dhe pjesëtarëve të ngushtë të familjes, është bërë kërcënimi i djalit të gjyqtarit nga persona ende të paidentifikuar. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë ministrisë së Brendshme, ndonëse vetë gjyqtari ka deklaruar se ai vazhdon të punojë i qetë dhe nuk ka marrë kurrfarë kërcënimi.

{Shekulli online}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail