I burgosuri godet prokurorin, arrestohen dy gardianët

Webmaster Nga Më 27/09/2014 1

Aktualitet

Lezhë, Ditën e djeshme Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për dy gardian të burgut të Shënkollit pasi një kallzimi të bërë nga prokurori Ervin Beqiri.

Po ashtu është arrestuar dhe shefi i sigurisë së burgut.

Ngjarja

prangatNgjarja ka ndodhur katër ditë më parë në ambientet e ajrimit të burgut të Shënkollit, teksa prokurori kishte shkuar të takonte një të dënuar tjetër. Sipas kallzimit të prokurorit gardianët e pranishëm nuk kanë bërë asgjë për ta ndalur Mariglen Përgjinin që pasi e ka sharë e ofenduar e ka goditur dhe me grushte e shqelma prokurorin.

Pëgjini është dënuar me 8 vite burg për vrasje e plagosje në vitin 2013, por nuk e ka pranuar autorësinë. Pas ngritjes së akuzë ishte vetëdorëzuar në polici dhe ka akuzuar një person tjetër si autor të ngjarjes.

Gjatë gjykimit prokurori Beqiri kishte dhënë pretencën me 20 vite burg për Pergjinin. Ky edhe ka qenë preteksti i goditjes së prokurorit, duke pretenduar se prokurori kishte dhënë dënim shumë të rëndë.

burg polici shenkoll lezhe denuar prokurori gjykatë Kodi Penal

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • berkey

    1 berkey Më 27/11/2020

    If you desire to get a good deal from this post then you have to apply such methods to your won web site.|

Shto një koment