Hapet tuneli Thirrë- Kalimash. Berisha e Thaçi: Kjo, rruga e bashkimit

e diel , 31 maj 2009

Image“Bashkohen” Shqipëria e Kosova. Në mesditë është bërë rrëzimi simbolik i murit në tunelin Thirrë- Kalimash duke hapur kështu krahun verior të kësaj vepre gjigande. Pas bashkimit të të dy anëve të tunelit kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi, të gjendur në mes të tunelit kanë shtrënguar duart. Të shoqëruar nga delegacionet e tyre të dy krerët e shteteve përshkuan me këmbë 100 metërshin e fundit drejt hyrjeve të tunelit nga zona e Kukësit për të zhvilluar më pas një konferencë për shtyp. 
Berisha e Thaçi: Kjo, rruga e bashkimit të shqiptarëve

Ne deklaraten per shtyp te mbajtur pas inaugurimit te tunelit te Kalimashit kryeministri Sali Berisha dhe homologu kosovar Hashim Thaci folen me superlative per rrugen qe sipas tyre do t’i afroje akoma me tej shqiptaret nga te dy anet e kufirit. “Sot ne vendosëm se nuk ka male, se nuk ka pengesa, se nuk ka asgjë që mund të ndajë jo vetëm shpirtërisht, por as fizikisht këtë komb. Ne inaguruam tunelin që bashkon jo vetëm shqiptarë, por bashkuam tunelin që me shërbimet që ofron në fushën e transportit e të qarkullimit bashkon më shumë shqiptarët me kombe të tjera të rajonit, maqedonasit, serbët, bullgarët dhe të gjitha kombët e këtij rajoni. Tuneli ka qenë i vështirë dhe i kushtueshëm, por çmimi i tij ka qenë dhjetra qindra herë më i vogël se vlera e tij e madhe morale, se bashkimi që sjell midis njerëzve, se bashkimi që u bën njerëzve e qytetarëve” tha Berisha. tuneli_perurim.jpg

Kryeministri i Kosoves Thaci, premtoi se qeveria e tij do te nise se shpejti punen per te ndertuar pjesen tjeter te autostrades nga Morina deri ne Kosove. “Na ka ndarë historia, na ka ndarë padrejtësia, na ndanin bjeshkët, malet e thepisura dhe muret. Sot të gjitha këto pengesa janë zëvendësuar në punë, në vullnet, në ideal, në vision, janë shndërruar në dhjetra e dhjetra ura e tunele komunikimi. Për një kohë shumë të shkurtër kjo rrugë do të vazhdojë tutje, Vërmicë, Prizren për kryeqytetin e Kosovës. Prandaj kjo është autostrada e shpresës, e besimit, e punës dhe e zhvillimit të shqiptarëve. Kjo është historia jonë. Kjo është rruga e integrimeve. Kjo është rruga e shekullit XXI. Kjo është rruga e integrimeve kombëtare dhe euroatlantike. Kjo është rruga e shekullit të ri. Kjo është rruga e shqiptarëve. Kjo është rruga e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit edhe hnë rajon” tha Thaci.
Te pranishem ne kete ceremoni te rendesishme ishin edhe mbesa e ish-presidenti amerikan Duajt Ajzenhauer dhe ish-ambasadori i OSBE-se ne Kosove Uilliam Uolker..tuneli_berisha.jpg


Përurimi i tunelit, atmosfere festive


Në pritje të përurimit të krahut verior të tunelit Thirrë- Kalimash, pjesë e autostradës Durrës- Kukës- Morin në të dy anët e tunelit u mblodhën me mijëra qytetarë shqiptarë, gazetarë, deputetë të djathtë, ndërkohë që u vu re munges e deputetëve të majtë.

Rruga Rrëshen- Kalimash, një nga projektet më të mëdha të qeverisë së Shqipërisë është konsideruar si vepra e shekullit dhe aorta jetike për të lidhur dy pjesë të kombit, Shqipërinë dhe Kosovën. Flamujt kombëtarë të Shqipërisë dhe Kosovës valëviten në këtë zonë, ndërsa një parrullë e madhe lajmëron se me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë distanca mes Tiranës me Prishtinës do të shkurtohet në 65 kilometra. Nga 330 kilometra që ishte distanca Tirana- Prishtinë, tashme ajo do të jetë 265 kilometra dhe më se shumti atë e shkurton tuneli Thirrë- Kalimash, një vepër gjigande e ngritur mes shkëmbinjve që tashmë është shndërruar në një aks modern, 5.6 kilometra. tuneli_cpim.jpg

Nga të dhënat zyrtare rezulton se 33 milion metër kub material shkëmbor janë zhvendosur për të ndërtuar tunelin Thirrë-Kalimash.  Autostrada Durrës-Kukës-Morinë, 170 km e gjatë, do të lidhë bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovës dhe rajonin. Kjo do të jetë lidhja më e shkurtër midis portit të Adriatikut në Durrës pranë Tiranës, dhe Morinës në kufi me Kosovën.

Kjo vepër do të sjellë zhvillim ekonomik në zonën verilindore të vendit, duke tërhequr sipërmarrje dhe turistë në terrenin malor të kësaj zone. Ajo eshte vleresuar edhe nga kongresmeni amerikan Robert Aderholt qe gjatë nje vizite që zhvilloi ditët e fundit në segmentin Rrëshen- Kalimash e konsideroi të jashtëzakonshme ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, ndërkohë që vlerësoi ndryshimet pozitive që ka pësuar Shqipëria. Aderholt e ka cilësuar këtë rrugë si një projekt "gjigand".


Kalimash, Berisha e Thaçi hapin tunelin

Jane vetem pak centimetra trashesi dheu qe bejne perfundimisht bashkimin e dy aneve te tunelit qe do te lidhe Thirren e Fanit me Kalimashin e Kukesit. Pikerisht kjo fije ndarjeje, qe me shume eshte nje mur simbolik, do te shembet sot ne oren 12:00 kur ne njeren ane te tunelit do te jete kryeministri i Kosoves z. Hashim Thaci dhe ne anen e zones se Fanit do te jete kryeministri shqiptar z. Sali Berisha.

tuneli_thaci.jpgPikerisht per kete jane marre te gjitha masat e nevojshme qe takimi mes dy kryeministrave te ndodhe ne piken e takimit ne mesin e tunelit 5.5 km te gjate. Nderkohe sherbimet e sigurise teknike kane marre te gjitha masat per sigurine e ceremonise historike.

Qindra punonjes qe kane marre pjese ne ndertimin e rruges jane trajnuar per te qene sa me te kujdesshem per diten e sotme, pikerisht per faktin se falenderimet e kryeministrave do te jene per qindra punonjes e mekanizatore te cilet kane punuar pa nderprerje per perfundimin e rruges se shume pritur per shqiptaret ne te dy anet e kufirit. Ndersa qindra banore te komunes se Fanit jane pergatitur per te realizuar nje feste me kete rast.


Detajet e ceremonise


tuneli_bashkim.jpgCeremonia solemne e takimit te dy kryeministrave ne piken ku bashkohen dy anet e tunelit, do te shoqerohet me masa teper te rrepta sigurie. Referuar kerkeses se kompanise ndertuese, vetem 20 persona do te lejohen te jene te pranishem ne ceremoni, nga te dy delegacionet e kryeministrave Thaci dhe Berisha.
Nderkohe te gjithe gazetaret dhe kamerat do te duhet te presin ne fillim te tunelit, ne pjesen e Thirres se Fanit ku edhe do te zhvillohet konferenca per shtyp e te dy kryeministrave.
Nderkohe ne daten 25 qershor, 3 dite para zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit  do të pritet shiriti i përurimit të rrugës Durrës-Kukës.

{Marre nga ALSAT}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail