Gjykata vendos ekstradimin e Hajatit

Gjykata e Tiranes ka vendosur dje ekstradimin ne drejtim te SHBA-se, per Gjergji Hajatin, te akuzuar per mashtrim me kredi. Vendimi eshte marre dje nga ana e gjyqtarit Arben Micko. Sipas dosjes se derguar nga Prokuroria e Pergjithshme, Gjergji Hajati 31 vjec, i njohur me emrin George Hajati, akuzohet se ka perfituar me ane te mashtrimit rreth 2 milione dollare amerikane nga bankat lokale te Distriktit Harford te shtetit te Merilandit. FBI-ja e ka shpallur ne kerkim nderkombetar shkodranin Hajati, qe me 24 janar te vitit 2008. Pak dite para shpalljes ne kerkim nga agjentet e FBI-se, shkodrani me shtetesi amerikane, Gjergji Hajati, i njohur ndryshe me emrin George Hajati, eshte larguar nga SHBA-ja, ndersa kishte marre rrugen e rikthimit ne Shqiperi, duke tentuar te futej nepermjet Malit te Zi. Me kerkese te zyres federale te FBI-se, Gjykata e Distriktit Harford te shtetit te Marilandit, ka caktuar me 24 janar 2008 ndaj shkodranit masen e sigurise "arrest me burg" ne mungese. Ne ditet ne vazhdim Interpol Tirana, do te kryeje edhe ekstradimin nga vendi yne ne drejtim te SHBA-se. {©Koha Jone}

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!
Abonohu:
Adresa e-mail