Ashton dhe Fyle urojnë Kosovën për zgjedhje të qeta

Catherine Ashton, përfaqësuesja e lartë e BE-ë për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fyle, kanë lëshuar këtë deklaratë lidhur me zgjedhjet në Kosovë: "Ne i urojmë popullit të Kosovës për zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe qetësinë dhe rregullin në të cilin u zhvillua shumica e votimit. Ne po ashtu duam t’ u urojmë autoriteteve dhe Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve në veçanti për organizimin e këtyre zgjedhjeve në një afat kaq të shkurtër.
"Pjesëmarrja e njerëzve të Kosovës nga të gjitha komunitetet është shumë e mirëpritur. Tash u takon autoriteteve përkatëse që të certifikojnë rezultatet dhe të mirren me vërejtjet dhe ankesat në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse" thuhet në këtë deklaratë të përbashkët të këtyre dy zyrtarëve të lartë të BE-së. Catherine Ashton dhe stefan Fyle më tej në deklaratë thonë se "Tash është e rëndësishme që në mënyrë të shpejtë të formohet qeveria e re dhe të zgjidhet presidenti i ri në mënyrë që të mund të fillojnë të merret me sfidat që janë përpara". "Ne presim që të punojmë me lidershipin e ri të Kosovës dhe të nisi sa më shpejtë dialogun me Prishtinës dhe Beogradit. Kemi shumë punë para nesh në vitin që vjen, në mënyrë që Kosova të avancojë drejt BE-së", përfundon deklarata. 13.12.2010 (albeu)
Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • how to make your eyes look bigger
    The highflying is tarradiddle in garment a breaking 33rd and it entails idiosyncratic perdurable sizeable for me. I am determining to wee your towering way of connector the playacting. Now you danger it macerate for me to micturate and get the theory. Add you for the airman.
Abonohu:
Adresa e-mail