Aktualitet

  • Juristi kthen lloto-sport në qendër droge, kokainë dhe heroinë

    Tiranë, 5 shtator 2012, NOA - Një operacion i policisë së kryeqytetit i koduar “Juristi” bëri të mundur ndalimin e dy të rinjve, njëri shpërndarës droge dhe tjetri përdorues.

    24 vjeçari Krisald Kundraxhi, lindur dhe banues në Tiranë, me profesion Jurist u vu në prangat e policisë pas dy muaj hetimesh.

    Burime zyrtare nga policia i thanë noa.al, se Kundraxhi është i dyshuar për shpërndarje dhe tregtim të lëndës narkotike kokainë dhe heroinë.

    Vazhdo leximin

  • BE vlerëson lartë zgjedhjet në Shqipëri

    Bashkimi Evropian i ka ndjekur për së afërmi zgjedhjet lokale të së dielës në Shqipëri, deklaroi Natasha Batler, zëdhënëse e Komisionit Evropian. ...
    Batler tha se BE-ja konsideron se qytetarët shqiptarë dolën në zgjedhje në numër jo të zakonshëm, dhe se struktura administrative e zgjedhjeve siguroi një proces të qetë në ditën e zgjedhjeve. Ne e vlerësojmë lartë përfshirjen e qytetarëve në një proces të këtillë demokratik, tha Batler. “Këto zgjedhje u zhvilluan në një atmosferë të tensionuar me polarizim të lartë. Raporti për vlerësimin përfundimtar do të varet kryesisht nga sjellja gjatë gjithë procesit, përfshirë numërimin dhe trajtimin e ankesave të mundshme”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian. Batler tha se mbajtja e zgjedhjeve në pajtim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare është prioritet kyç në hapat e ardhshëm të Shqipërisë drejt integrimeve evropiane.(RTK)
  • Protestë për të zhdukurit gjatë luftës

    Violeta Hyseni BBC, Prishtinë

    Familjarët e personave të zhdukur kanë protestuar të premten pranë institucioneve të Kosovës, duke kërkuar zbardhjen e fatit të më shumë se 1800 personave të rrëmbyer nga forcat serbe gjatë luftës.

    Kryetari i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Haki Kasumi tha se qëllimi i protestës ishte t’ u rikujtohet udhëheqësve të vendit se është e drejtë elementare e familjarëve që të kenë një informacion për vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

    Në protestë u kërkua edhe përshpejtimi i miratimit të ligjit për të zhdukurit e luftës dhe hartimi i listës së personave që mungojnë.

    “ Çfarë kuptimi ka që 11 vjet pas luftës të mos e kemi ne si shtet listën tonë për të zhdukurit, por të shërbehemi me lista të huaja” , shprehet zoti Kasumi.

    Në një deklaratë dhënë BBC-së, ai tha se familjarët e të zhdukurve protestojnë edhe kundër raportit të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili pretendon kryerjen e krimeve kundër civilëve serbë nga pjesëtarë të ish-UÇK-së në kufirin ndërmjet Kosovës e Shqipërisë.

    “ Na ka shqetësuar tej mase raporti i deputetit zviceran, i miratuar nga Këshilli i Evropës. Ne kemi planifikuar dhe jemi duke punuar në realizimin e një proteste pas selisë së KE-së në Strasburg, nëse për këtë gjejmë mbështetje” , deklaroi përfaqësuesi i familjarëve të personave të zhdukur në Kosovë, Haki Kasumi.

    Ai i bëri thirrje Prishtinës që të përgatitet më seriozisht për bisedimet e pritshme me Beogradin, në të cilat do të diskutohet edhe çështja e të zhdukurve. “ Ne jemi të bindur se nuk është punuar sa duhet, se nuk janë formuar grupet të cilat do të ishin të denja që të përfaqësonin dhe mbronin të drejtat e këtyre qytetarëve dhe të nxjerrin në shesh të vërtetën dhe fajtorin kryesor për mungesën e 1823 njerëzve që aktualisht i mungojnë Kosovës” , theksoi zoti Kasumi.

    Në disa vitet e fundit, delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit janë takuar dhjetëra herë në përpjekje për të zbardhur fatin e personave të zhdukur gjatë luftës, por rezultatet kanë qenë të pakta. Sipas zyrtarëve të qeverisë së Kosovës, procesi për gjetjen e personave që mungojnë po ecën ngadalë dhe me shumë vështirësi, kryesisht për shkak të fshehjes së gjurmëve të krimit në shumë vende.
  • Miresevjen 2011 !

    Ju Urojme te gjitheve GEZUAR 2011 !
  • Vështirësohet kalimi i imigrantëve nga Greqia në prag të festave Lajme

    Kthimi masiv i emigrantëve shqiptarë nga Greqia hasi sot probleme në anën greke të kufirit. Nëpunësit grekë të doganës punuan  në orët e para të mëngjesit vetëm në një pikë shërbimi duke krijuar në territorin grek një radhë prej disa kilometrash. Qarkullimi në kufirin greko shqiptar  është rënduar edhe prej lëvizjes së shtuar të mallrave. Disa  mijëra emigrantë shqiptarë nisën të kthehen sot masivisht nga Greqia në një klimë të butë, por në  radhë të  gjata, të cilat në orët e para të mëngjesit i kanë kaluar edhe disa kilometrat në anën greke

    Vazhdo leximin

  • Maqedoni, digjet flamuri shqiptar

    "Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë", "dhoma gazi për shqiptarët", ishin brohoritjet e tifozëve maqedonas në lojën e së mërkurës në mes "Rabotniçkit" dhe "KB Lirisë" në sallën e sporteve të qytetit të Shkupit, raporton agjencia e lajmeve INA. Ata shkuan edhe më larg me veprime vandale duke djegur flamurin kombëtar shqiptar, skenë kjo e cila i ngjasonte asaj e cila para disa kohësh ndodhi në Itali dhe tronditi si botën sportive ashtu dhe atë politike.

    Vazhdo leximin

  • VV: UÇK-ja s'mund të njolloset përmes individëve

    "Pretendimi për ta njollosur UÇK- në, kësaj radhe nëpërmjet Hashim Thaçit, është tendencë e turpshme dhe e papranueshme, që synon ta degradojë në aktivitet të ulët e kriminal luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. UÇK-në nuk mund ta njollosë kush përmes Hashim Thaçit, apo cilitdo individ", thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetvendosje lidhur me raportin e Dik Martit. Raporti i Martit akuzon Thaçin dhe disa ish drejtues të UÇK-së për përfshirje në krimin e organizuar, përfshi trafikimin e organeve. "UÇK-ja i përket sublimimit të luftës dhe sakrificës historike të shqiptarëve për çlirim, 2,500 dëshmorëve të luftës së fundit, familjeve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës. Kushdo që mund ta ketë keqpërdorur UÇK-në, nuk mund të fshihet pas UÇK-së", vazhdon komunikata e Vetvendosjes.

    Vazhdo leximin

  • Liberalizimi i vizave, procedurat në kufi

    Në sekondat e para të 15 dhjetorit 2010, barrierat kufitare mes Shqipërisë dhe BE- së shemben përfundimisht. Michele Cercone, zëdhënës i Komisionit Evropian, konfirmoi se “lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë në zonën “Schengen”, fillon nga minuta e parë pas mesnatës së datës 15 dhjetor 2010”. Zëdhënësi tha se duke filluar nga ky moment, qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë lirisht në zonën “Schengen” pa viza”.

    Vazhdo leximin

  • Nga 15 dhjetori, shqiptarët pa viza në Europë

    Fatos Ahmati

    Data 15 dhjetor e këtij viti duket se do të shënojë fundin e izolimit 70 vjeçar të shqiptarëve dhe hapjen e portave për të udhëtuar lirshëm në Europë.

    E paralajmëruar që më 8 nëntor nga Bashkimi Europian i cili vendosi të liberalizojë vizat për shqiptarët, 15 dhjetori pritet të shndërrohet në ditë festë. Në kryeqytetin shqiptar Tiranë, po rikthehen tabelat që tregojnë se rrugët nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE janë tashmë të lira. Agjensitë turistike dhe ato të udhëtimeve të përgatitura për këtë eveniment, thonë se ka një interesim mjaftë të madh të qyetarëve shqiptarë për të udhëtuar që nga 15 dhjetori. Mjaft prej udhëtarëve që kanë prenotuar fluturime, udhëtim me target apo me autobuz në këtë datë, thonë se do ta shfrytëzojnë këtë ngjarje për të shkuar pranë njerëzve të tyre në vende të ndryshme të Europës dhe për të kremtuar festat e fundvitit. Sipas burimeve zyrtare mbi 1.3 milionë shqiptarë janë paisur me pasaporta biometrike, ndërsa fluksi pranë zyrave të aplikimit vazhdon të jetë i lartë. Autoritetet janë duke intensifikuar fushatën në drejtim të qytetarëve shqiptarë për ti bërë ata të ndërgjegjshëm lidhur me të drejtat dhe detyrimet me rastin e fillimit të lëvizjes së lirë të tyre në vendet europiane.

    Vazhdo leximin

  • Ashton dhe Fyle urojnë Kosovën për zgjedhje të qeta

    Catherine Ashton, përfaqësuesja e lartë e BE-ë për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fyle, kanë lëshuar këtë deklaratë lidhur me zgjedhjet në Kosovë: "Ne i urojmë popullit të Kosovës për zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe qetësinë dhe rregullin në të cilin u zhvillua shumica e votimit. Ne po ashtu duam t’ u urojmë autoriteteve dhe Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve në veçanti për organizimin e këtyre zgjedhjeve në një afat kaq të shkurtër.

    Vazhdo leximin