Mirësevini

  • folder_openPolitikë

    Revista Gjeopolitika Shqiptare

    Nga Më 11/08/2011

    Revista Gjeopolitika Shqiptare, është revistë mujore shqiptare me karakter akademik dhe shkencor. Kjo revistë do të jetë në dispozicion të studiuesve të afirmuar shqiptarë dhe të studiuesve të rinj shqiptarë, të cilët kanë talentin dëshirën, nivelin akademik për të trajtuar përmes studimeve të tyre çështjen shqiptare, e cilat në një botë gjithnjë e më globale është e lidhur dhe e ndërthurur me ngjarjet e tjera paralele të Rajonit, Europës edhe më gjerë.
  • folder_openGjyqësori

    Historia e Gjykatës së OKB-së për krimet e luftës në ishJugosllavi

    Nga Më 16/06/2011

    Ish udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjes, gjenerali Ratko Mlladiç, është i pandehuri më i fundit që del para Gjykatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish Jufosllavi me seli në Hagë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, André de Nesnera i hedh një vështrim historisë së gjykatës dhe punës së saj. Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë u krijua nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në maj të vitit 1993 për të nxjerrë para drejtësisë personat e akuzuar për krime të kryera gjatë konfliktit të Bosnjes në periudhën 1992-1995. Llogaritet se 100 mijë njerëz u vranë dhe 2 milion të tjerë u shpërngulën si pasojë e luftimeve.
  • folder_openAnaliza dhe Opinione

    Alban Daci ju paraqet lexuesve te tij librin "EUROPA DHE SHQIPTARËT"

    Nga Më 09/06/2011

    ALBAN DACI IU PARAQET LEXUESVE LIBRIN E TIJ "EUROPA DHE SHQIPTARËT"



    Të dashur lexues,

    Po ju paraqes librin tim të parë me titull "Europa dhe shqiptarët". Libri është i ndarë në katër kapituj, të cilët kanë një lidhje historike dhe simbiotike mes tyre:
    Kapitulli i parë "Europa e Bashkuar", trajton në linja të përgjithshme Bashkimin Europian. Në këtë kapitull janë trajtuar çështje të rëndësishme të Bashkimit Europian si: Historiku, dobishmëria, zgjerimi, e tashmja dhe ardhmja.
    

  • Jehonë e largët vjen nga Europa

    Nga Më 09/06/2011


    Dr. Alban Daci


    Kudo në Europë ka shqiptarë të cilët jetojnë, punojnë e studiojnë. Kudo që ndodhen shqiptarët përpiqen me çdo kusht të jenë krenar për identitetin e tyre shqiptar, si dhe mundohen, sa të mundin, të tregojnë se janë të integruar në shoqëritë ku janë futur për të jetuar dhe punuar.
    Edhe pse shumica e tyre kanë vite që, tashmë, jetojnë në Europë, e cila është bërë një shtëpi e dytë për ta , nuk janë të ndarë dhe nuk mund të ndahen shpirtërisht me vendin e tyre, Shqipërinë, e cila, herë qëndron si një dritë që vetëm vjen e largohet për ta dhe herë duket sikur ajo do të jetë një shkëndijë shprese për ta dhe të afërmit e tyre.
    Shqiptarët, edhe pse ndodhen në Europë, janë shumë të interesuar se si po ec vendi i tyre, si po shkon procesi i integrimit, se si po shkon dialogu politik, a po zhvillohet me ritme të shpejta... e kështu me radhë.
  • folder_openAnaliza dhe Opinione

    Lider i mirë dhe i keq

    Nga Më 09/06/2011

    Dr. Alban Daci

    Të identifikosh lider të mirë dhe të keq mund të jetë problematike, jo për shkak të kuptimit të plotë të fjalës “i mirë”, që mund të thotë si “etike” ashtu edhe “efikase”. Zakonisht përcaktohet si lider i mirë ai person që prodhon ndryshime pozitive për një grup apo për një komunitet shoqëror; për pasojë, lidershipi mund të jetë etik për definicion, dhe personazhet si Hitleri nuk do të ishin lider, por vetëm individë që ushtrojnë pushtet.
    Një lider i mirë, është një lider që ndihmon një grup të formuloji dhe të ndjekë objektivat e bashkëndarë, Hitler, qe një lider efikas me objektiva moralisht të neveritshme; në fund, për shkak të faktit se i dërgoi të gjithë ndjekësit e tij drejt greminës së sigurt, u vlerësua nga historia si një lider i keq si moralisht ashtu edhe për rezultatet e qeverisjes së tij.
    Në praktikë, tre janë aspektet e lidershipit përmes të cilëve mund të vlerësojmë efikasitetin dhe eticitetin: objektivat, mjetet dhe pasojat. P.sh Saddam Hussein gëzonte mbështetjen e një pjese të mirë të qytetarëve irakian dhe në të njëjtën kohë falë kësaj mbështetje kërkoi të krijonte një nacion të madh irakian; por ishte brutal dhe impulsiv dhe për shkak të cilësive të tij i shkaktoi vuajtje të mëdha popullit irakian. Kur e pyesin se përse e kishte pushtua Kuvajtin, përgjigjet: “Kur më hip diçka në kokë, duhet ta bëj dhe ta realizoji. Unë, kështu jam”
    Sllobodan Milloshevic varfëroi arkat e shteti jugosllav, spekuloi mbi frikën dhe ambiciet nacionaliste të popullit të tij, dhe masakroi popujt e tjerë duke përfshirë edhe shqiptarët autokton në Kosovë; me çdo luftë që bënte nuk bënte gjë tjetër veçse përkeqësonte kushtet e serbëve dhe masakronte popuj dhe qytetar të tjerë krejt të pafajshëm.
    Saparmyrat, kryeministri i Turkmenistanit të pavarur, kufizoi lirinë e lëvizjes, të fjalës dhe të mbledhjeve, ndaloi zgjedhjet e lira, luftoi medien e lirë, dhe zhduku të ashtuquajturit armiq opozitar duke i izoluar nëpër spitalet psikiatrike ose nëpër burgje. Pavarësisht gjithë këtyre aksioneve autoritare dhe totalitare të ndërmarra, ndërtoi monumente që celebronin figurën e tij dhe u përcaktua si babai i kombit.
    Boris El’cin, u sjellë si hero kur u ngrit në këmbë mbi tankun për të rezistuar në një grusht shteti kundër qeverisë ruse, por më vonë u pengua në aksionin presidencial për shkak të dashurisë së madhe që kishte për shishen dhe vodkën.
    Aktualisht mund të themi se edhe lidershipi shqiptar ashtu si edhe lidershipi botëror ka probleme serioze që lidhen me moralin dhe etikën. Po të marrin parasysh lidershipin e majtë të Shqipërisë në dy vitet e fundit mund të themi se ky i fundit është në kontradiktë të plotë me moralin dhe etikën. Nëse politika shqyrton të mirën e komunitetit dhe etika përcaktohet si mbrojtëse e së mirës, atëherë mund të thuhet se politika nuk është gjë tjetër veçse specializimi i etikës e kuptuar si shkencë e së mirës.
    Nuk është as etike dhe as morale që ky lidership herë pas here u bën thirrje qytetarëve për të luftuar për pushtet. U bën thirrje qytetarëve për të bërë dhunë për pushtet, kur ky i fundit nuk përfaqëson të mirën e përgjithshme, por të mirën e vetëm disa personave. Nëse, dikush ose një grup personash kërkojnë ndryshim apo perfeksion shoqëror, kjo nuk është aspak negative, përkundrazi përfaqëson agimin e një progresi, por nëse këta duan që këtë ndryshim ta bëjnë duke kaluar mbi trupat e pafajshme dhe mbi gjakun e qytetarëve kjo nuk është aspak as moral dhe as etike.
    Nuk është morale të ngrihesh në luftë për pushtet në një vend që më shumë se kurrë ka nevojë për stabilitet politik, për paqe dhe për garanci shoqërore. Lidershipi i së majtës shqiptare dhe i së djathtës duhet ta kuptojnë se politika bëhet mbi konsensusin reciprok dhe përmes mekanizmave demokratik. Politika nuk bëhet përmes rrugës duke luftuar si në mesjetë me armë, gurë dhe dhunë, por bëhet përmes programe dhe alternativave më të mira politike dhe sociale.
    Termi i shquar i Aristotelit “zoom” (gr, -kafshë) e nënkupton pjesëtarin e polisit (qytetit antik grek). Ky pjesëtar kishte të drejtë të merrte pjesë në rregullimin e punëve të polisit-shtet. Rregullimi i punëve në polisin antik ishte i gjithëmbarshëm dhe gjithëpërfshirës. Prandaj, një gjë e tillë nënkuptonte që etika, politika dhe ekonomia të shkonin bashkë, d.m.th. të ishin një.
    Në fjalorin latinisht-shqip fjala art (ars) përkthehet me fjalët: mjeshtëri, muzë, por edhe dredhi, dinakëri, dhelpëri. Politika si aktivitet për rregullimin e pozitës së njeriut në shoqëri, si aksion i vetëdijshëm i subjekteve politike, si intelekt llogaritës, si “policy”, “issue” etj, për rregullimin e konflikteve në shoqëri konsiderohet art, mjeshtëri.
    Pra, në politikë gjërat qëndrojnë njëlloj si edhe në art, por pasojat e njërës dhe të tjetrës janë të pakrahasueshme. Me një vepër të bukur artistike mund të kënaqen shumë njerëz, me një vepër të bukur politike mund të shpëtojë një popull, me veprën e falsifikuar artistike mund të dëmtohet blerësi ndërsa me politikën e falsifikuar mund të dëmtohen popujt.
    Për shkak të interesimit për avancimin e gjithëmbarshëm shoqëror, dhe jo vetëm të kategorive të veçanta të një shoqërie të dhënë, të kuptuarit e politikës si art i së mundshmes, në rrethanat e sotme duhet të jetë i diferencuar dhe duhet ta përjashtojë imoralitetin e metodave në realizimin e qëllimeve politike.
    Opinioni i krijuar mbi atë se ç’është e moralshme dhe moralisht e lejueshme në botën e sotme, të kuptuarit e padiferencuar të politikës si art i së mundshmes e quan anakronike dhe retarduese, ndonjëherë edhe pa marrë parasysh qëllimin. P.sh. mund të jetë e logjikshme se shteti duhet të ruajë qetësinë publike. Mirëpo helmimi i fëmijëve, si metodë për realizimin e një qëllimi të tillë, jo vetëm është akt i pamoralshëm, por një akt i tillë automatikisht e vë në pyetje karakterin e qëllimit.
    Gjithashtu, nëse një grup personash politik, qofshin edhe "Opozitë Zyrtare","nëse sot në 2011 nuk njohin institucionet shtetërore, por ngrihen kundër tyre përmes aksioneve të dhunës. Atëherë, këta të fundit jo vetëm i kanë të pamoralshme aksionet e tyre, por vendosin automatikisht në pyetje karakterin e qëllimeve të tyre.
    Në një vend demokratik mënyra më e mirë për të gjykuar një lider si dhe aksionet e ndërmarra prej tij është ajo përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Nëse një lider nuk merr shumicën e nevojshme të votave të qytetarëve që do t’i garantonin të drejtën për t’i përfaqësuar dhe qeverisur ata, do të thotë se ai ka gabuar qoftë në aksionet politike ashtu edhe në faktin se këto aksione kanë qenë imorale dhe jo etike.
    Kur, ndodh një gjë e tillë, mënyra më e mirë është vetëkorrigjimi në planin politik për të projektuar një betejë të re politike dhe demokratike për të konkurruar me shpresën se do të fitojë në garat e ardhshme politike-demokratike (zgjedhjet e lira). Nëse vetëkorrigjimi është krejtësisht i pamundur për shkak të karakterit personal dhe klaneve të personave që përfaqëson, atëherë do të thotë se ka ardhur momenti i duhur për tu tërhequr nga ushtrimi i politikës si art i mundshëm.
  • folder_openSporti

    Shqiptaret kampion ne Maqedoni (futboll)

    Nga Më 29/05/2011

    28.05.2011Pas tridhjetë e dy vitesh ekzistimi, pas shumë padrejtësive dhe peripecive të ndryshme, Klubi Futbollistik Shkëndija arriti të bëhet kampion në ligën e parë futbollistike të Maqedonisë, ndërsa ndeshja e fundit e zhvilluar pak para këtyre çasteve ka qenë moment një moment I veçantë në Historinë e qytetit të Tetovës.
  • folder_openSporti

    Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë(volejboll)

    Nga Më 29/05/2011

    2011-05-15Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë, duke ngritur për herë të parë trofeun më të rëndësishëm të futbollit në vendin fqinj. Skuadra shqiptare nga Tetova ka fituar matematikisht titullin (me 67 pikë), kur mungojnë edhe tri javë nga mbyllja e Ligës së Parë, pas fitores 0-2 në fushën e Turnovës. Shkëndija ka përfituar edhe nga barazimi 1-1 i Metalurgut, ndjekëses më të afërt, në fushën e Rabotniçkit. Në Tetovë ka nisur festa për këtë triumf të skuadrës së drejtuar nga tekniku Qatip Osmani, që në 30 ndeshje të zhvilluara kanë regjistruar 22 fitore, 7 barazime dhe vetëm 3 humbje, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim faktin se ishin skuadra më e mirë e kampionatit. Gjithashtu, ata kishin sulmin më të mirë, me 60 gola të realizuar dhe mbrojtjen më të fortë të sezonit, me vetëm 19 rrjeta të pësuara.
  • folder_openAnaliza dhe Opinione

    Kadare ky humbës i madh- Nga Dr. Alban Daci

    Nga Më 23/05/2011

    Dr. Alban Daci
    Kadare i shkroi z. Basha një letër të hapur ku i kërkonte të jepte dorëheqjen. Kadare pa dyshim mbetet një shkrimtar i madh jo vetëm për letërsinë shqiptare, por edhe për atë botërore. Ky fakt nuk do të thotë aspak se Kadare mund të flas për çdo ngjarje dhe për çdo fenomen që ndodh në shoqërinë shqiptare. Kadare para se të jetë një shkrimtar i madh ashtu siç është vlerësuar deri më sot, është një qytetar i thjeshtë, është njeri dhe për rrjedhojë edhe ai mund të jetë i ngarkuar me emocione, mund të gaboi, nuk mund të di çdo gjë dhe nuk mund të njoh çdo fenomen qoftë edhe jashtë fushës së tij. Kadare i shkruan Bashës se duhet të jap dorëheqjen. Nuk e kuptoj se si ky i fundit mund të bëj një gjë të tillë, kur ai nuk e mban një postë të tillë, por është një kandidat potencial për ta fituar atë. Z. Basha nuk është kryetar bashkie në detyrë që të jap dorëheqjen. Ai është një kandidat potencial, i cili përmes votës së qytetarëve beson se do të jetë fitues jo vetëm moral por edhe politik.
  • folder_openArsimi

    Librat shkollore, ndryshon edhe Historia e kontestuar

    Nga Më 22/05/2011

    TIRANE-Këtë vit janë plot 170 tituj librash, shumica e të cilëve janë ripunuar, ndërsa ata të klasës XII janë krejtësisht të rinj. Midis librave të rinj për klasën e 12-të të arsimit parauniversitar bëjnë pjesë edhe Historia e Gjeografia, të cilat u kontestuan aq shumë një vit më parë për shkak të gabimeve të shumta. Jovan Kristiqi, këshilltar i ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, thotë se librat do të hartohen nga autorë dhe shtëpi botuese, të cilat mund të jenë prodhuese të dhjetëra titujve. (d.b/GSH/BalkanWeb)
  • folder_openAnaliza dhe Opinione

    Europa vetëm një hap larg

    Nga Më 19/05/2011

    Dott. mag Alban Daci*
    Makiaveli shkruante shumë kohë më parë se të themelohej demokracia moderne si më poshtë: “Nuk mund të quhet virtyt” shkruan tek Princi “të vrasësh qytetarin, të tradhtosh mikun, të jesh pa besim, pa mëshirë, pa fe; këto janë mënyra për të marrë perandorinë, por jo lavdinë. Në këto zgjedhjet lokale, qytetarët shqiptarët treguan një kulturë të lartë politikë dhe një dëshirë të madhe për demokraci. Ishin mësuar që shqiptarët t’ i shikonim në radhë për të marrë një biletë avioni, për të kaluar në doganën e një vendi europian, për të marrë bukë, për të legalizuar dokumente në një institucion të shtetit tonë, por nuk kishim parë kurrë më parë që shqiptarët të qëndronin me orë të tëra në radhë për votuar. Si një qytetar i thjeshtë, si një intelektual i ri pashë me sytë e mi shumë të mëshuar që nuk largoheshin nga qendra e votimit dhe që donin të votonin me çdo kusht. Dëgjova shumë të rinj të cilët shpreheshin, se: “ nëse është e nevojshme do të qëndrojmë deri në mëngjes për votuar, sepse ky është i vetmi akt nga ku varet e ardhmja jonë”. Qytetarët shqiptarët, e kanë kuptuar më në fund se vota është i vetmi akt ku ato ndjehen drejtpërdrejtë qytetarë të lirë për të bërë demokracinë e përbashkët. Flitej se do të kishte trazira gjatë ditës së votimit, por të gjitha parashikimet dashakeqëse të kësaj natyre dështuan, sepse qytetarët shqiptarë si asnjëherë tjetër treguan një pjekuri politike, një sensibilizim të madh demokratik dhe dëshirën për të pasurën në dorën e tyre dhe të akujt tjetër fatet e së ardhmes.