STUDENTI I SË DREJTËS “ne jemi nën kushtetutën, por kushtetuta është ajo çfarë gjyqtarët thonë se është”. (charles evans hughes)
STUDENTI I SË DREJTËS

Mirësevini

  • Kushtetuta nuk është tabu - Nga Njazi Jaho

    Kushtetuta nuk është tabu

    Njazi Jaho

    Nuk ishin dëshirat subjektive të individëve të veçantë dhe as kontributi ekskluziv i kësaj apo asaj partie politike që bënë të mundur miratimin e Kushtetutës të vitit 1998. Për ta kuptuar këtë, ndoshta do të mjaftonte të hidhej një sy dy vëllimeve të botuara në vitin 2006 (1122 faqe) ku paraqitet diskutimi dhe debati i gjerë që i parapriu miratimit të Kushtetutës. Në vitin e nëntë të ekzistencës së saj filloi ndërhyrja në të. Me të drejtë në vitin 2007 mandati i organeve të qeverisjes vendore nga tre vite që ishte u bë katër vite. Por i pakuptimtë dhe flagrant ishte që po në këtë vit, për interesa të ngushta partiake u ndërhy edhe në nenin 154 të Kushtetutës: numri i antarëve të KQZ-së u rrit nga 7 në 9-të. Në prill të vitit 2008, u ndryshuan nenet 68, 87, 88, 104, 105, 149 të Kushtetutës, ndërsa nenet 153 dhe 154 ku bëhej fjalë për KQZ-në u shfuqizuan. Qysh atëherë u kritikua mënyra si u veprua për ndryshimet e mësipërme: e nxituar, e mbyllur, jo gjithëpërfshirëse. Pati vërejtje sidomos për ndryshimin e dispozitave, ku përcaktohej mënyra dhe procedura e zgjedhjes së Presidentit të Republikës  si dhe mocionet e besimit dhe mosbesimit. Lidhur me këto çështje ka mendime se u dëmtua opozita. Kjo është e vërtetë. E megjithëse kam mendimin se shqetësuese ishte dhe mbetet cenimi i parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Me këto ndryshime në fakt u favorizua ekzekutivi dhe deri në njëfarë mase u dobësua dhe roli i Presidentit. A del nevoja që këto dispozita të kushtetutës të rishikohen? Kjo është një temë që duhet t’u nënshtrohet diskutimeve dhe debateve konstruktive dhe gjithëpërfshirëse. Nëse me argumente krijohet bindja, se praktika dikton nevojën e ndryshimeve, nuk ka pse të ngurohet.

    Vazhdo leximin

  • Rrugët e krimit me narkotikë në Kosovë kërcënim serioz për të rinjtë

    Rrugët e krimit me narkotikë në Kosovë kërcënim serioz për të rinjtë

    Prof. Dr. Kadri  BICAJ

    A po shndërrohen rrugët e Republikës së Kosovës në rrugët e helmit nga kriminaliteti i organizuar me pije të ndryshme narkotike apo drogë?
    A ka Republika e Kosovës korridor të transitit të narkotikëve
    Liberalizimi i kufijve të Kosovës të mos keqpërdorët

    Pas përfundimit të luftës, që dhjetë vite, tani më shtetet që përkufizohet Kosova, ndodhet bota krejt tjetër në zhvillimet e mëdha shoqërore, ekonomike dhe politike me avancime të reja zhvillimore, por e rrethuar me rrugët e kriminalitetit të organizuar me pije të ndryshme narkotike të helmuara që paraqet kërcënim serioz për të rinjtë.

    Kriminaliteti i organizuar me narkotikë është një nga veprimtaritë kriminale më të përhapura sot në botë. Si një nga format e krimit të organizuar, i cili kriminalitet realizohet brenda një kohe të caktuar dhe e përgatitur mirë sipas një sërë rregullave dhe parimeve të caktuara i cili karakterizohet në veçanti me tregtimin e narkotikëve ose substancave psikotrope i planifikuar mirë dhe i kontrolluar rreptësishtë nga grupet kriminale të kriminelët profesional.

    Rrugët e krimit me narkotikë kërcënojnë seriozisht, tani në kohën e zhvillimit të hovshëm të trafikut dhe komunikacionit shtetëror dhe ndërkombëtar ku asnjë shtet nuk është i kursyer nga kjo e keqe mbarënjerëzore.

    Deri para disa vjetësh, rrugët e kriminalitetit të organizuar me narkotikë (prej vendeve prodhuese deri tek ato konsumuese) ka qenë në dy drejtime. Njëri drejtim ka qenë nga Azia Juglindore ku është baza e morfiumit (nëpër Bangkok narkotikët janë bartur deri në Hong-Kong, ku është përpunuar në Heroinë). Nga Hong-Kongu, heroina është bartur në shtetet evroperendimore nëpër Los Anxhelos dhe San-Francisko dhe është shitur nëpër tërë territorin e SHBA-ve.

    Drejtimi tjetër ka qenë nga Turqia, ku një pjesë është bartur nëpër Siujdhesën Ballkanike dhe Evropën e Mesme për në Francë e Spanjë e një pjesë nëpër Lindjen e Afërt nëpër det, nëpër Itali për në Spanjë e Francë. Konsiderohet se 65%, e narkotikëve bartën me anije, 25%me automobila dhe 10% me aeroplan dhe tren të rrjetit trafikues në mënyrë më konspirative dhe ilegale.

    Këto rrugë kah fundi i mileniumit të kaluar, fatbardhësisht u ndërprenë plotësisht, meqë në Iran u aprovuar Ligji me të cilin u aplikuar dënimi me vdekje për ata persona që organizonin dhe drejtonin organizata kriminale me qellim kultivimi, prodhimin, fabrikimin ose trafikimin e jashtëligjshëm të narkotikëve, mirëpo paraja konvertibile e bënë të vetën ku shumë organizata kriminale që merren më trafikimin ose tregtimin e jashtëligjshëm me narkotikë, mjerisht nga vendi ku kultivohen narkotikët e kualitetit të lartë, nga Pakistani dhe Afganistani, narkodilerët kanë gjetur rrugë të re nëpërmjet të ish Bashkimit Sovjetik tani Rusisë nëpër Bjellorusi, Poloni për në Gjermani në një kahe-drejtim, ndërsa drejtimi tjetër është nga Afganistani në Ashazi e Çeçeni e Gruzi nëpër Detin e zi, Bullgari, Maqedoni, ish Jugosllavi, Hungari, Austri e në shtetet e Evropës Perëndimore dhe drejtimi tjetër nga Kurdistani nëpër Turqi, Greqi, pjesërisht nëpër Shqipëri, Itali, Zvicër dhe në shtetet e tjera evroperëndimore.

    Në Kosovë narkoterrorizëm ndërkombëtar nuk ka pasur me përmasa ndërkombëtare të mëdha sikurse në shtetet e ndryshme evroperendimore, mirëpo, mjerisht para disa vitesh në shtator 2003, nga policia e ish UNMIK-ut dhe të SHPK-së kapën mbi 6oo kilogram marihuanë të paligjshëm e cila është sasia më e madhe e drogës që është kapur ndonjëherë në Kosovë dhe ky aksion konsiderohet një nder sukseset më të mëdha të policisë në luftë kundër drogës në këtë hapësirë dhe konsiderohet një nder krimet vërtetë të pazakonshme për Kosovës e në veçanti për policinë kosovare e cila polici si mund ta luftojë kriminalitetin e organizuar me narkotikë kur policët tanë duhet ta presin autobusin lokal për vajtje në punë e të cilët duhet ta luftojnë kriminalitetin multimiliardëshe të kriminalitetit të organizuar me narkotikë që kanë një detyrë të rëndë të ndalojnë industrinë e kriminalitetit në forma të ndryshme me edhe pa mjete adekuate.

    Edhe përkundër asaj se për policinë e ish UNMIK-ut çështja e narkotikëve në Kosovë nuk konsiderohej alarmante dhe në përgjithësi kriminaliteti i organizuar me narkotikë në forma të ndryshme në Kosovë, nuk renditej në listën e atyre krimeve që nuk janë prioritare për tu luftuar dhe parandaluar, sepse ishte e orientuar më tepër në krimet e tjera, si vrasjet, rrëmbimet, dhe të trafikimit me qenie të gjalla njerëzore dhe se nuk ka pasur rastin të merret me këtë lloj kriminaliteti. Mirëpo, me rastin kur edhe numri i vrasjeve dhe e krimeve e tjera ka rënë, tani policia shtetërore e Kosovës mundet të fokusohet me njësitet e saja ta parandalojë dhe luftojë këtë lloj kriminaliteti me përmasa botërore.

    Në Kosovë nuk po mungon interesimi nga Policia shtetërore e Kosovës për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit të organizuar në të gjitha format, e cila në mënyrë aktive me autoritetet e Policisë ndërkombëtare e EULEXSIT cila ndodhet në Kosovë po i koordinon punët për luftimin dhe parandalimin e kësaj dukurie sidomos, kontrabandën nga ana e fqinjit verior. Madje në javën e fundit në Kosovë u kapen 50.-kilogram narkotikë që është një sukses i madh se në Kosovë ka siguri,luftë dhe parandalim i tregtisë së palejuar me narkotikë.


    Vazhdo leximin

  • Metodologjia e shkrimit ligjor (Teknikat legjislative)

    Metodologjia e shkrimit ligjor (Teknikat legjislative)

    Prof. Dr. Kadri Bicaj

    Edhe një libër interesant dhe mjaft i dobishëm, jo vetëm për studentët e fushës së drejtësisë, por edhe për një shtresë të gjerë studiuesish dhe lexuesish, është libri i prof. dr. Kadri Bicajt “Metodologjia e shkrimit ligjor me Teknikat Legjislative”. Libri, në fjalë është një tekst tepër i nevojshëm dhe shumë i domosdoshëm për studentët e arsimim universitar të shkallës së parë dhe të dytë(studime pasuniversitare), kryesisht të lëmit të drejtësisë.  Metodologjia e shkrimit ligjor – Teknikat legjislative, është lëndë e obligueshme mësimore, u dedikohet studentëve të Fakultetit Juridik, viti i parë, semestri i dytë. Është përpiluar në mbështetje të plan programit mësimor të Fakultetit juridik të Prishtinës dhe, duke u nisur nga lënda që përmban, ky tekst mund t’u hyjë në punë edhe studentëve të shkallës pasuniversitare.  Përpjekja e autorit në këtë fushë dhe jo aq të rrahur te ne, ka qenë që studentëve, po edhe të tjerëve që kanë interesim shkencat juridike, t’ua paraqes në mënyrë të përmbledhur metodologjinë dhe një sërë rregullash, nocionesh, teknikash e parimesh që duhet ndjekur me rastin e hartimit të një teksti ligjor. Pastaj,  në pika të shkurtra, i kemi hedhur një vështrim të kuptuarit të lëndës, përkufizimit të metodologjisë së shkrimit ligjor, si dhe zhvillimi historik të shkrimit ligjor. Libri është ndarë në dy pjesë kryesore me gjithsej dymbëdhjetë kapituj dhe shtatëdhjetë e një fusnota – referenca.                             

          Në pjesën e parë trajtohet metodologjia dhe shkrimi ligjor bashkë me teknikat legjislative, kurse në pjesën e dytë bëhet fjalë, po ashtu, për mënyrat dhe teknikat që duhet ndjekur për hartimin e akteve normative. Të gjitha problemet e shtruara janë shoqëruar në mënyrë të përmbledhur me shembuj konkretë dhe ilustrues, duke filluar nga akti më i lartë juridik i një vendi, kushtetuta, pastaj ligjet, e deri te normat më të vogla juridike, pra gjithë atë që përbën legjislacionin në përgjithësi. Autori ka vepruar kështu duke u nisur nga fakti se, megjithëse ekzistojnë një sërë rregullash, teknikash e parimesh të përgjithshme për hartimin e legjislacionit, megjithatë, secila pjesë e tij kërkon një mënyrë dhe gjuhë të veçantë shkrimi.    Lënda mësimore Metodologjia e shkrimit ligjor ka për qëllim t’u ofrojë studentëve njohuritë që kanë vlerën themelore të shkrimit dhe arsyetimit ligjor me varg mendimesh e gjykimesh të parashtruara në mënyrë logjike për të shpjeguar diçka ose për të arritur një përfundim.Metodologjia e shkrimit ligjor përqendrohet për një qëllim të caktuar, në mësimin, shpjegimin dhe udhëzimin mbi format e të shkruarit mirë dhe teknikat legjislative, pra, për  shkrimin  e mirë të ligjeve. Kjo sidomos vlen studentët me qellim që të shtytë në mënyrë më të suksesshëm studimin në mësim dhe të menduarit kur analizojnë një vepër shkencore. Pra, për t’i nxitur për të kryer një shkrim ligjor (juridik) që del me përfundim të mirë dhe ka sukses, meqë për studentët është më se e nevojshme që gjatë studimeve në nivelet universitare të dinë se si të shkruajnë dhe të shkruajnë mirë. Të shkruarit mirë është kushti thelbësor i suksesit të një studenti të drejtësisë, prandaj duhet t’ua mësojmë gjeneratave të reja shkathtësitë e duhura që lidhen me shkrimin ligjor (juridik). Për këto qëllime shihet e nevojshme të hartohet një material me ligjërata të autorizuara për lëndën Metodologjia e shkrimit ligjor, ku do të përfshihen çështjet teorike dhe praktike. Këto ligjërata janë  për shkrimin ligjor mbështetur në literaturën e mendjes juridike shqiptare dhe në literaturën amerikane.


    Vazhdo leximin

  • Incidenti i Kanalit te Korfuzit sipas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

    Incidenti i Kanalit te Korfuzit sipas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

    Xhezair Zagonjori

    Incidenti i Kanalit të Korfuzit përbën, pa dyshim, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë diplomatike të çështjes shqiptare pas Luftës së Dytë, një ngjarje që përcaktoi apo, të paktën, ndikoi shumë gjatë periudhës në vijim marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet perëndimore, veçanërisht me Britaninë e Madhe.

     I. FAKTET KRYESORE

     Kanali i Korfuzit është një ngushticë ndërkombëtare që shtrihet ndërmjet bregut të Shqipërisë dhe ishullit grek të Korfuzit. Gjerësia e tij varion nga një deri në gjashtë milje detare, prandaj vija e kufirit që kalon në mes të tij ndan ujërat territoriale të të dy vendeve.

    Në fakt, kur flitet për Incidentin e Kanalit të Korfuzit (IKK) kihet parasysh incidenti kryesor, ai i datës 22 tetor 1946, në të cilin nga shpërthimi i minave në pjesën veriore të Kanalit të Korfuzit, humbën jetën disa marinarë dhe oficerë anglezë, u fundos një anije dhe u dëmtua rëndë një tjetër. Por ky incident ka lidhje të ngushtë edhe me dy incidente të tjera, me atë të 15 majit 1946, që i paraprin atij, si dhe me atë të 12-13 nëntorit 1946, që do ta pasonte atë. Në mënyrë kronologjike, zhvillimi i ngjarjeve mund të paraqitej shkurtimisht në këtë mënyrë:

    Më 15 maj të vitit 1946, rreth orës 8” të mëngjesit, dy kryqëzorë britanike, ”Suberb” dhe ”Orion”, po lëviznin në drejtimin nga veriu në jug të kanalit, brenda ujërave territoriale të Shqipërisë. Bateritë bregdetare shqiptare hapën zjarr  paralajmërues dhe më pas të dy anijet u larguan.

    Përmes shkëmbimit të notave mes dy vendeve, Britania pretendonte se në bazë të normave të së drejtës ndërkombëtare detare, anijet e saj kishin të drejtën e kalimit paqësor në Kanalin e Korfuzit, pa qenë e nevojshme t’i marrin leje apo t’i bëjnë njoftim paraprak palës shqiptare. Referuar incidentit, pala britanike insistonte që Qeveria shqiptare të kërkonte falje publike, si dhe garancinë se personat përgjegjës ”do të dënoheshin rrepte”. Për më tepër, në Foreign Office   britanik parashikoheshin edhe masat e mëtejshme që mund të merreshin në rastin e ”mosrespektimit” të palës shqiptare ku, ndër të tjera, parashikohej:

    a) Paraqitja e çështjes në Këshillin e Sigurimit, për të dëshmuar se Shqipëria nuk e meritonte anëtarësimin në OKB. b)   Të kundërshtohej kërkesa shqiptare për të marrë si dëmshpërblim lufte një pjesë të flotës italiane, pasi një vendi si Shqipëria nuk mund t’i besoheshin armë modeme; si dhe c)   Mbështetje britanike për ”pretendimet greke për pjesën shqiptare të Kanalit të Korfuzit”. Në të kundërt, pala shqiptare theksonte se për kalimin e anijeve në zonën e kanalit, brenda ujërave të saj territoriale, ishte e nevojshme të bëhej fillimisht njoftim paraprak e më pas të merrej edhe leja nga autoritetet kompetente shqiptare. Për këtë qëllim, Komanda e Përgjithshme e Forcave të Armatosura të Shqipërisë lëshoi edhe një urdhër të veçantë që iu bë i njohur të gjitha shteteve.


    Vazhdo leximin

  • Mbrojtja e të drejtës për të jetuar – Si drejta më themelore e njeriut

    Mbrojtja e të drejtës për të jetuar – Si drejta më themelore e njeriut

    Prof. Dr. Ismet Elezi

    Problemi i mbrojtjes së jetës së njeriut nga vrasjet, në përgjithësi, dhe ato për hakmarrje e për gjakmarrje, në veçanti, paraqet rëndësi të madhe historike, politike-shoqërore, juridike e praktike.Vrasjet janë krime të rënda që prekin të drejtën për të jetuar, si e drejta  më  themelore  e  njeriut,  e  mbrojtur  në  Deklaratën  Universale  të Asamblesë  së  Përgjithshme  të  OKB  (1948),  me  Konventën  Europiane (1950) dhe me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (neni 21).Pikërisht se vrasjet janë plagë e rëndë shoqërore, që nga lashtësia kanë  tërhequr  vëmendjen  e filozofëve,  të shkrimtarëve, të sociologëve, juristëve e të mendimtarëve të tjerë.Për gjakmarrjen në Shqipëri, e cila në të kaluarën ka shuar familje të tëra, kanë shkruar  shumë autorë të huaj, e sidomos albanologët e njohur J.G.Hahnn-i, F.B. Nopça, E. Durhani, S. Villari, G. Kasteletti, si dhe disa autorë të tjerë të kohës sonë.Me këtë problem të rëndësishëm janë marrë edhe rilindësit tanë të mëdhenj, si: S.Frashëri, P.Vasa, Z. Jubani, J.Vreto, A.Drenova, At Gjergj Fishta e deri në ditët tona shkrimtari i shquar I.Kadare dhe mjaft studjues të tjerë  në  Shqipëri  e  në  Kosovë.  Trajtimi  i  çështjes  është  bërë  nga këndvështrime të ndryshme, sepse mbrojtja e jetës së njeriut nuk ka qenë e nuk është kudo e kurdoherë e njëllojtë.Studjuesit  shqiptarë  në  Shqipëri  e  në  Kosovë  nisen  nga  teza themelore  se   vrasjet   për  gjakmarrja  janë  fenomen  historiko-shoqëror. Ligjësitë  e  përgjithshme  të  lindjes  dhe  të  evolucionit  të  tyre  janë  të përbashkëta,     pa      mohuar           veçoritë       vendore.      Në     kohët e lashta,     në formacionet  parashtetërore,   gjakmarrja  ishte  mjet  i  vetëmbrojtjes.  Në rendin patriakal fisnor mori përhapje të gjerë,  ndërsa  në Mesjetë filloi të kufizohej sipas parimit të talionit “sy për sy”, “dhëmb për dhëmb”.

    Ky proces vazhdoi në shekujt e mëvonshëm deri në zhdukjen e plotë të saj. Vrasjet për  gjakmarrje nuk kanë qenë vetëm fenomen shqiptar, por kanë pasur karakter ndërkombëtar. Ato kanë ekzistuar, në kohë të ndryshme në vende të tjera të botës, si: në Azi, në Arabi, te hebrejtë, në Greqinë e vjetër, në Romën e vjetër, te gjermanët, te sllavët, në Kaukaz, në Korsikë e gjetkë. Diku ato janë zhdukur më herët e diku më vonë.Veçoria e Shqipërisë qëndron në faktin se vrasjet për gjakmarrje vazhduan në disa  zona më gjatë, për shkaqe të brendshme e të jashtme, objektive e subjektive.Ndër  këto,  më  kryesoret  janë:  Ekzistenca  për  shumë  shekuj  e marrëdhënieve  patriakale-fisnore,  organizimi  vetëqeverisës,  krijimi  me shumë vonesë i shtetit të pavarur shqiptar (28 nëntor 1912) dhe i së drejtës pozitive;          prapambetja e      përgjithshme        social-ekonomike, arsimore     e kulturore, forca e madhe e mentaliteteve të së kaluarës, si dhe pushtimet e gjata të huaja.Shkenca shqiptare, mbështetur me përvojën shekullore të popullit shqiptar, kundërshton si të pabazuar pikëpamjen e atyre autorëve të huaj, tëcilët  shprehen  se  gjakmarrja,  gjoja,  është  veçori  biologjike,  racore  e shqiptarëve.Gjakmarrja është dukuri sociale që ka një fillim e mbarim dhe nuk është  fatalisht  e  pashmangshme.  Evolucioni  i  kufizimit  të  gjakmarrjes shihet  qartë  në  të  drejtën  zakonore  penale  të  shqiptarëve,  në  kanunet mesjetare. Kështu psh, në Kanunin e Lekë Dukagjinit parashikohet rregulli se vetëm dorasi binte në gjak, (paragrafi 898) “gjak për gjak”, “gjaku shkon për gisht”. Ky rregull është shprehur edhe në Kanunin e Skënderbeut, në Kanunin  e  Labërisë   dhe  në  kanunet  vendore.  Gjithashtu,  në  kanune parashikohej  në  vend  të  vrasjes  për   gjakmarrje,  shpërblimi  i  gjakut (compositio). Në kundërshtim me realitetin objektiv, autorë të ndryshëm të huaj, kundërshtarë të kombit shqiptar, janë shprehur se, gjoja, gjakmarrja buron nga psiqika e shqiptarit, se shqiptarët janë komb barbar, etj.Në  parathënien  e  Kanunit  të  Lekë  Dukagjinit,  At  Gjergj  Fishta thoshte se: “Vrasja,  sipas Kanunit, dënohej, por, duke mos pasur shtet e gjyqe,  i  lihej  shteg  vetëgjyqësisë,   gjakmarrjes  individuale,  si  mjet  i vetëmbrojtjes”.  Që  këtej,  Fishta  nxjerr  konkluzionin  se  “asht  gabim të thuhet që të marrunit e gjakut shënon barbarinë e kombit shqiptar”, por buron  nga do mdorje që nuk varen prej shpirtit të këtij kombi, por prej organizimit shoqëror të tij. Rol të madh në mbrojtjen e jetës së njeriut dhe kufizimin e gjakmarrjes në të kaluarën ka  luajtur  instituti i besës dhe i ndorjes,  si  bazë  e  ndërmjetësimit  të  pajtimit,  besëlidhjes  kolektive  në kuvendet tradicionale nga Jugu në Veri e deri në Kosovë e në Mal të Zi.Faktet historike tregojnë se gjakmarrja në Shqipëri,  në kushtet e ekzistencës së  shtetit  të së drejtës pozitive, ka shkuar vazhdimisht drejt kufizimit  dhe  zhdukjes  në  pjesën  më  të  madhe  të  vendit.  Proçesin  e zhdukjes e provoi realiteti shqiptar nga vitet ’60-’90 –të, si dhe përvoja e shqiptarëve të Kosovës e në Mal të Zi. Për këtë dëshmojnë edhe të dhënat statistikore:Në  vitet  1930-1938  nga  1948  vrasje  të  gjykuara  –  42  %  ishin  për hakmarrje e për gjakmarrje.

    1939 – 1944 nga 764 vrasje të gjykuara, 37 % ishin për këto motive.

    1945-1955 –         153 vrasje ose      – 13 %

    1956-1960 –         1.11 % për hakmarrje e gjakmarrje

    1960-1990 u zhdukën krejtësisht


    Vazhdo leximin

  • Mbrojtja e të drejtës së jetës në Kodin Penal përballë dukurisë së gjakmarrjes

    Prof.asc.Dr. Skënder Kaçupi

    Në  një  shoqëri  demokratike  vihet  në  plan  të  parë  mbrojtja  e  të drejtave dhe lirive  themelore të njeriut e posacërisht e të drejtës për të jetuar, sepse jeta është e pakrahasueshme  dhe e pazëvendësueshme me asgjë tjetër. Për këtë arsye Kodi Penal siguron mbrojtje juridiko-penale të të  drejtës  së  njeriut  për  të  jetuar,  me  anën  e  parashikimit  të  një  varg dispozitash të llojeve të ndryshme të krimit të vrasjes dhe të dënimeve penale  për  secilën  prej  tyre.  Megjithëkëtë  mbrojtje  të veçantë,  realiteti shqiptar në këtë drejtim është i dhimbshëm, pasi numri i vrasjeve e sidomos ato për motive hakmarrjeje është i madh, megjithëse trashgimia kulturore e shqiptarve      është  e        pasur me vlera   të padiskutueshme   civilizimi     i humanizmi. Dukuria e gjakmarrjes, ndonëse ka ekzistuar në jetën e shqiptarëve, ka pasur një shtrirje më të gjërë hapësinore, duke përfshirë edhe popujt e tjerë ballkanikë e mesdhetarë  dhe një shtrirje kohore edhe pas Luftës së Dytë Botërore, por në Shqipëri vitet e fundit u ringjall  me përmasa të frikëshme. Kjo për arsye se shoqëria shqiptare nuk ka arritur të shndërrohet plotësisht në një shoqëri të civilizuar.Shqipëria ka qënë e detyruar në vazhdimësi të përballet me luftra të shumta,duke përballuar   pushtimet   e        ndryshme   të       mbrohej nga shkombëtarizimi, humbja e vlerave të trashgimisë kulturore shqiptare, të cilat i sollën cungime të territorit, varfëri ekonomike, ndikim të kulturave të feve të panjohura për  të.

    Vazhdo leximin

  • Autonomia e zbatimit të ligjit komunitar - Iva Zajmi

    Iva Zajmi

    Ky punim flet për doktrinën e Gjykatës Europiane të Drejtësisë mbi autonominë e rendit ligjor komunitar në raport me rendin ligjor të brendshëm të vendeve anëtare por edhe me të drejtën ndërkombëtare publike në përgjithësi. Ligji europian i njohur ndryshe si acquis communautaire përfshin traktatet e BE dhe KE, legjislacionin dytësor të miratuar nga institucionet europiane, parimet e përgjithshme të ligjit europian të përpunuara nga Gjykata Europiane e Drejtësisë si edhe marrëveshjet ndërkombëtare ku Komuniteti ose BE janë palë. Legjislacioni europian përpunohet nga institucionet europiane të cilat ruajnë një status të pavarur apo autonom në punën e tyre nga qeveritë e vendeve anëtare. Pra legjislacioni europian i miratuar kryesisht prej institucioneve të BE është relativisht i pandikuar prej qeverive kombëtare, por del me qëllim për t’u zbatuar prej tyre, duke u inkorporuar në ligjin e brendshëm. Ligji europian zbatohet nga organet kombëtare të pushtetit, por interpretohet në mënyrë përfundimtare nga Gjykata Europiane e Drejtësisë. Gjykata Europiane e Drejtësisë e ka interpretuar ligjin komunitar si bartës të dy cilësive kryesore: efektit të drejtpërdrejtë dhe superioritetit ndaj legjislacionit të brendshëm të zakonshëm. Këto cilësi i gëzojnë edhe marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara nga BE apo KE me vende jo anëtare. Në këtë kuadër kjo paraqitje synon të shtrihet edhe në nivelin e zbatimit dhe efektet që sjell Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE si në rendin ligjor komunitar por edhe në atë kombëtar të Shqipërisë.

    Vazhdo leximin

  • Korrupsioni dokuria më evidente në Kosovë

     

    Nga Saranda Pajaziti
    Sipas International Transparency Kosova radhitet në vendin më të korruptuar në rajon!

    Viti 2012 shek XXI ,shoqëri gjithnjë e më shumë heterogjene,fenomen KORRUPSIONI

     

    Aktualiteti kosovar padyshim që po më detyron të zhvendosem nga imagjinata artistike dhe të mos shkruaj diqka të asaj natyre, prandaj po gjindem fare pranë aktualitetit dhe rrethanave që nuk po mund të ju ikim asesi por që dita ditës ato vetëm po bëhen pjesë e diskutimeve tona ,në rrugë,në institucione arsimore,në kafene etj

    Korrupsionin figurativisht po e konsideroj si një gjallesë që merr frymë dhe ushqehet duke u rritur atje ku ajo gjen kushtet e përshtatshme , me të vërtetë mund të themi se korrupsioni ka gjetur``ushqimin e nevojshëm `` te ne ``dhe ai vetë është ``rritur`` dhe siç duket nuk është aspak problem përshtatja e tij edhe me popullin shqiptarë.Thuhet se arsimi është ai që siguron një shteti drejtuesit ,qeveritarët,politikanët,zyrtarët ,mjekët ,juristët, gjykatësit mësuesit e shumë të tjerë të cilët do të luftojnë për të sjelll zhvillimin dhe përparimin.Po ç`ndodh nëse arsimi është i korruptuar ,nësë arsimi bazohet mbi reformën korruptive , ç`mund të pritet më prej tij? Në qoftë se një individë ushqehet me frymën korruptive që në momentet e para që ai plotësohet me dije do të thotë ai mëson gjithashtu se si të përdorë shumë mirë korrupsionin për të arritur qëllime të tjera në jetë.Sot ne shohim se shumë mësues e kan humbur sensin e vlerësimit të nxënësve apo studentëve mbi bazën e njohurive të marra nga gjithsecili,tani në themelet e çdo note apo provimi të dhënë qëndron e ashtuquajtura dhe e pushtetmja ``para`` ndërkohë që ironia e jetës vazhdon më tej me faktin se po të njëjtit individë megjithëse të paaftë do ti shohësh më vonë në poste të larta ,më të paguarat, me makina të shtrenjëta ,me më shumë se një shtëpi ,kur në të njëjtën kohë shumë të tjerë të aftë rrijnë dhe sillen rrotull si të papunë.Dhe pikërisht kështu fillon të prishet baza e një shoqërie plot vlera ..

     

    Gjendja vështirësohet dhe bëhet më shqetësuse kur shohim se mjeksia renditet në listen e institucioneve më të korruptuara,kjo domethënë që nuk jem më të sigurt as për shëndetin tonë, është me të vërtet paradoks të mendosh që mantelat e bardh e që konsiderohen si qeniet më humane të harrojn betimin dhe ti nënshtrohen këtij veprimi të pandershëm qe bie ndesh me personalitetin e mirëfillt që duhet ta ketë një njeri.E ndikuar nga rasti i sotëm,që fatëkeqsisht kisha punë në emergjencë,më rastisi të pres me orë të tëra për të marr trajtimin e duhur,edhe pse rasti im nuk ishte aq emergjent,afër meje qëndronte një fëmije të cilit rastësisht i kishte hyrë gjilpëra në këmbë, ndërsa mjekët i thonin të priste në rend,përderisa të tjerët të cilit kishin të afërmit e tyre që punonin aty,vinin të fundit dhe hynin të parët.Nepotizëm apo jo?

     

    Korrupsioni nuk është simptomë e kulturës shqiptarë,kush e njeh popullin shqiptarë e di që ai është një shkelje e kodit etik dhe moral të shqiptarëve ,kultura shqiptarë e vendos ndershmërin dhe integritetin mbi cdo gjë tjetër,për shqiptarët një fjalë e dhënë ishte një fjal e mbajtur.Dhe parimi i besës virtyti klasik i shqiptarëve ishte një lidhje që nuk mund të thyhet?

     

    Ku u tretën ato parime??

     

    ``Nga e thena në t ë bërë në mes një lumë i tërë ``,fjalët nuk vlejnë aspak përpara veprave,une thjeshtë shpreh shqetësimin për këtë dukuri po ajo që duhet të marr përgjegjësi është elita politike jo thjeshtë përmes fjalimeve dhe fjalëve por me realizimin e tyre ,nuk duhet të përdorin ndikimin që e kan për të ndimuar shokët apo të afërmit dhe nuk duhet të përdorin pushtetin që e gëzojn për të ndryshuar rrjedhën e drejtësisë.Padyshim që lufta ndaj korrupsionit është njëra ndër kriteret për antarsim në Bashkimin Evropian prandaj ta bëjm edhe më të lehtë duke kontribuar së pari individualisht e deri te shoqëria.Duke shpresuar gjithmonë se ndërgjegjësimi do të jetë në nivel po e përmbyll me këtë thënie:

     

    `` Bëhu i ndershëm dhe bota me siguri do të ketë një njeri të keq më pak``

     

  • Bashkimi i përjetshëm

    Dërguar nga Kristian Gazulli

    Neper rruget e bukura te nje qyteti, ku njerezit me plot entuziazem po qarkullojne neper to, nje vajze me nje fytyre engjellore dhe me dy sy te trishtuar po ecen dalengadale deri sa te mberrije tek stacioni i autobusit. Sapo mberriti atje, autobusi nuk vonoi dhe u nis. Kjo vajze qendronte mendueshem dhe me sa dukej ajo po bluante neper mendje nje problem apo shqetesim. Pas disa minutash ajo u ndal perpara nje ndertese. Ishte burgu i burrave te qytetit. Per nje moment ajo u ndje keq, por me pas i kaloi ajo ndjenje e neveritshme dhe e keqe. Mori guximin per te hyre brenda dhe pikerisht ashtu beri. Kur hyri brenda, roja i burgut e uli ate ne nje karrige me nje tavoline ne nje dhome te boshatisur. Pas pak erdhi i burgosuri dhe fytyrat e tyre u takuan me njera-tjetren. 
    - Rosela, cfare do ketu ? – i tha ai me nje ton te eger.
    - Si cfare dua ketu baba ! Mos harro se jam vajza jote dhe do te vazhdoj te jem gjithmone - u pergjigj ajo me nje ze qe dukej sikur shpirti ishte duke qare perbrenda.
    - Nuk ishte nevoja te vije ketu e te me shihje mua keshtu sic jam, ne nje gjendje vulgare.
    - Baba, mos u shqeteso, une do te mundohem te gjej nje zgjidhje qe ti te dalesh nga ky burg ku te kane futur.
    - E vetmja gje qe ti duhet te besh eshte qe te ikesh nga ky vend njehere e pergjithmone dhe te mos kthehesh me kurre asnjehere – i bertiti i ati.
    - Baba mos thuaj ashtu te lutem. Une jam vajza jote dhe e kam per detyre qe te te qendroj prane.
    - Jo bije, gabohesh. Une nuk jam me babai yt. Zere se kam vdekur. Une jam nje hajdut i mjere, i cili do e kaloje gjithe jeten ketu ne kete biruce te mallkuar. Por, te lutem me bej nderin qe te largohesh nga une, nuk dua qe une te ta njollos jeten tende me fatin tim te zi.
    Roseles iu drodh buza nga fjalet e babait te saj, ajo doli jashte duke qare dhe mesa duket fjalet e babait qene shume tronditese dhe vrasese per te. Jeta e saj ishte nje katastrofe. Gjithmone kishte vuajtur. E ema i kishte vdekur kur sapo e kishte sjelle ate ne jete. Ajo ishte rritur vetem me babane e saj, i cili kishte vuajtur shume qe ta rriste ate dhe ta bente nje vajze per se mbari. Policia e kishte kapur babane e Roseles duke vjedhur ne nje argjendari. Qe prej atij momenti ai kishte hyre ne burg dhe e kishte lene vetem fare Roselen. E gjora vajze, tani ajo duhej ta perballonte jeten vetem, pa ndihmen e askujt. Pas pak kohe, Rosela mberriti ne shtepi e merzitur dhe e pikelluar nga fjalet qe babai i kishte thene asaj. U kujtua se kishte per te shkuar ne pune, shikoi oren dhe pa se ishte vone. Me vrap u nis per ne pune. Sapo mberriti atje, shefja e veshtroi ate me nje fytyre te vrerosur.
    - Perse erdhe kaq vone Rosela ? – i bertiti ajo.
    - Me falni per vonesen zonja Valbona, por me doli nje problem – iu pergjigj Rosela.
    - Cfare problemi ?!

    Vazhdo leximin

  • Ku po shkon Bota Perëndimore?

    Alban Daci

    Ku po shkon Bota Perëndimore, e cila po kalon një krizë të thellë me identitetin e saj? Demokracia e përfaqësuar nuk mjafton në një botë gjithnjë e më globale, ajo nuk mund të jetë e eksportuar në një botë, e cila akoma nuk ka vlera universale dhe modele uniforme. Ku po shkon Bota Perëndimore, e cila model bazë ka pikërisht shtetin nacional, i cili tashmë për shkak të faktorëve kohë ndodhet në një krizë të thellë. Ku po shkon Bota Perëndimore, e cila po kalon një krizë të thellë ekonomike, e cila lidhet me vizionet dhe modelet që duhet të aplikohen. Bota Perëndimore, po ec përpara, por nuk e dimë nëse drejt një të ardhme të njohur dhe të mirë, apo drejt një të ardhme të panjohur dhe të rrezikshme.
    Krizë e shtetit nacional

    Shtetit nacional po përballet me një krizë reale, sepse po mbaron “civilizimi” i punëtorëve dhe shteti keynesian. Shoqërimi i këtyre dy elementeve po prodhon fenomene perverse. Nga njëra anë ato prodhojnë hijen e tyre në luftërat e ndryshme që po zhvillohen nëpër botë dhe nga ana tjetër po ndihmojnë rilindjen e nacionalizmave (siç janë rasti i Francës, Gjermanisë, Ballkanit e në plot vende të tjera të botës) dhe të tribalizmave etnikë.
    Demokracia në krizë

    - Në krizë demokracia përfaqësuese. Zhvillimi i teknologjisë moderne të komunikimit ka bërë të mundur që demokracia përfaqësuese të jetë gjithnjë e më shumë në krizë. Deri tani, le të themi, është krijuar një “demokraci virtuale”, kryesisht në socialnetëork, ku qytetarët jo vetëm shkëmbejnë mendime e kritika, mendime, por duan sa më shumë të marrin pjesën në jetën aktive politike. Ky kozmos i vogël virtual, është i mjaftueshëm për të joshur kërkesat modeste të shumë qytetarëve, por në një të ardhme jo shumë të largët qytetarët do të kërkojnë që ata jo vetëm të konsultohen, por edhe të marrin pjesë në vendimmarrjet politike.
    - Në krizë eksportimi i demokracisë. Formula e Virilio-s ‘fundi i gjeografisë’. Fundi i gjeografisë nuk prek vetëm fushën ekonomike, por edhe fusha të tjera më të gjera. Ky fund i gjeografisë prek idetë, mënyrat e të menduarit, traditat kulturore, politike dhe fetare. Për shkak të globalizimit njeriut po ndjehet gjithnjë e më shumë ‘qytetar i botës’. Demokracia historikisht është paraqitur si një nevojë, para se të bëhej një e drejtë. Duhet të pyesim nëse demokracia perëndimore – e cila insistoj, nuk ka akoma konture unike- përbën me të vërtetë një vlerë universale, e për këtë arsye mund të eksportohet edhe drejt popujve që i mbështetin rrënjët e tyre kulturore e fetare në kontekste të ndryshme. Mjafton të mendojmë se demokracitë perëndimore janë fryt i një eksperience shekullarizimi, ku ka pasur një rëndësi të veçantë kontrasti kundrejt feve. Siç dimë, demokracitë janë ndërtuar duke kundërshtuar Kishën. Pra, si formë lirie kundër pushtetit të Kishës. Prandaj, kjo lloj forme është e konsideruar e papranueshme në ato shoqëri si ato islamike, ku feja zë një valore komplesive dhe domosdosmërisht të përzier me zgjedhjet temporale.
    Kriza ekonomike

    Duke u nisur që nga viti 2007 sistemi financiar ndërkombëtar u përfshi në një krizë sistemi që në mënyrë progresive u rrit derisa arriti në ditët e sotme duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Kjo lloj krize ekonomike, bëri që shtetet t’i riktheheshin rritjes së pranisë të sektorit publik në sferën ekonomike, pas një periudhe të gjatë kohe ku ka mbizotëruar- përtej diferencave të dukshme mes SHBA dhe Europës- një kulturë e bazuar mbi besimin në treg dhe në mekanizmat e auto-rregullimit. Është kthyer kështu shikimi tek Shteti si një disiplinues kundrejt tregjeve. Megjithatë, qeveritë dhe studiuesit ekonomisë të nivelit ndërkombëtar, akoma nuk kanë gjetur formulën e duhur, jo vetëm për të dalë nga kriza aktuale, por për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë.