Mirësevini

  • folder_openAnaliza dhe Opinione

    Bashkimi Kombëtar: Me dije për ata që nuk duan të kuptojnë

    Nga Më 09/01/2013

    Alban Daci
    Dr. Alban Daci në KQZAleanca Kuq e Zi për herë të parë në gjithë historike politike dhe shtetërore shqiptare tashmë e inicioj këtë proces. Duhet të jemi të qartë se Aleanca Kuq e Zi nuk i bashkon shqiptarët mes veti, por i orienton ato drejt aspiratës së tyre për tu bashkuar. Shqiptarët në ditën e referendumit kanë të drejtë zgjedhin PO ose Jo ne lidhje me pyetjen për bashkim. Aleanca Kuq e Zi si parti krejtësisht moderne, demokratike e patriotike nuk imponon zgjedhjen e qytetarëve, por përfaqëson interesat  e tyre dhe i orienton ato drejt ushtrimit të vullnetit të tyre të lirë.

    Bashkimi Kombëtar si vullnet i popullit

    Shqiptarët kundër vullnetit të tyre në vitin 1913 u ndanë padrejtësisht në disa shtete. Kjo bëri një precedent të ri dhe të rrallë në Botë, ku për herë të parë një komb ndahej mes veti.  Edhe pse shqiptarët u ndanë padrejtësisht, ato gjithmonë u përpoqën dhe aspiruan për një ribashkim.  Ngjarjet dhe situata e Luftës së Ftohtë që e ndanë botën në dy blloqe kryesore e bënë thuajse të pamundur ribashkimin e shqiptarëve. Rënia e Murit të Berlinit bëri që të krijohej një situatë e re gjeopolitike në rajon dhe kështu fillojë procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë. Ky proces nuk ishte i thjeshtë dhe i natyrshëm. Në këto rrethana edhe procesi i Kosovës për të qenë e pavarur ishte i gjatë, i vështirë .
  • Nje mundesi reale per nje studim bashkohor .

    Nga Më 05/01/2013

    Universiteti Amerikan i Tiranes ,ne kuader te zhvilimit te arsimit universitar nen moton "ne kerkim te me te mireve" ofron studime me tarfia shteterore . Per me teper informacion navigoni ne adresen e poshteshenuar : http://www.uat.edu.al/site/

  • folder_openPostime nga anëtarët

    Zhvillim historik i se drejtes civile

    Nga Më 04/01/2013

    Vështrim Historik mbi Kodin Civil dhe Dispozitat e tij

     

    HYRJE

    veshtrim-historik-mbi-kodin-civil-sonila-rrahmani.pngSic jemi mesuar te njohim nepermjet historise, Shqiperia ka pesuar situata te here pas hershme pushtimi dhe per pasoje edhe kushtet politike-ekonomike kane ndryshuar.

    Gjithashtu ndryshime gati te rrenjesishme pesonte here pas here edhe legjislacioni yne.

    Deri ne 1912 kur ndodhi dhe akti i shpalljes se Pavarsise ne Shqiperi mbizoteronte E drejta Zakonore Shqiptare dhe E drejta Osmane. Keto dy burime te se drejtes sa vinin e modernizoheshin, pershtateshin me kohen dhe paraqiteshin me nje forme me te pranueshme derisa edhe njiheshin si te drejta ”shtetenore” me karakter te pergjithshem dhe imponues.

     E njejta praktike ndodhte dhe me legjislacionin civil, teme te cilen po e shqyrtojme me gjeresisht ne nje interval kohor prej nje shekulli. Edhe mbas lindjes se shtetit te ri Shqiptar te vitit 1929, deri ne hyrjen ne fuqi te legjislacionit civil te kohes te Zogut,i cili konsistonte ne Kodin Civil te vitit 1929 pati probleme te shumta ne fokusimin e dispozitave.

    Ky i fundit solli nje fryme te modeleve romaniste te se drejtes private duke trajtuar teorine e veprimit juridik ne Titullin e Dyte “obligimet dhe kontratat ne pergjithesisht”. Gjithashtu e njejta linje ndiqej edhe per pavlefshmerine dhe anulueshmerine e kontratave  si dhe shkaqet  qe sjellin  kete pavlefshmeri.

  • folder_openAnaliza dhe Opinione

    Intelektualo- fobia shqiptare

    Nga Më 18/12/2012

    Dott. Alban DaciTë jesh intelektual nuk do të thotë të jesh një person  vetëm me horizonte të larta profesionale, por edhe me dituri të madhe akademike. Të jesh intelektual do të thotë tw jesh sensibël me çdo fenomen që lidhet me njeriun dhe jetën e tij. Të jesh intelektual do të thotë mbi të gjitha që antivlerat i konsideron gjithmonë ashtu dhe nuk bëhesh palë me të. Të jesh intelektual do të thotë kontribuosh në proceset sociale, ku përfshihet vendi dhe qytetarët.

    Intelektualët në çdo vend të botës që nga periudha e industrializimit të shoqërisë dhe ndarjes së punës kanë luajtur rol të rëndësishëm dhe të jashtëzakonshëm në shkencë, në proceset ekonomike, sociale e politike.  Revolucioni industrial, francez, amerikan, anglez si dhe rritja ekonomike në nivel botëror nuk do të kishin pasur sukses pa rolin e intelektualëve. Pa intelektualët, Bota njerëzore do të ishte e prapambetur, shtazarake dhe barbare.

    Intelektualët ishin ajo kategori e shoqërisë njerëzore, e cila edhe pse ishte në minorancë për nga numri sasior, ishte shumë më e madhe përsa u përket vizioneve, ideve. Intelektualët iluminuan me veprat e tyre mendjen e njeriut duke e orientuar atë drejt progresit dhe evoluimit pozitiv.

    Në çdo vend të botës, intelektualët respektohen si elita e shoqërisë, implementohen në proceset kryesore sociale për shkak të iluminizmit që posedojnë. Megjithatë kjo nuk ndodh në Shqipëri.  Para viteve ’90 vendi ynë ishte një vend me filozofi staliste, ku ndarja në klasa ishte e ndaluar. Kjo lloj politike sociale bëri që intelektuali të barazohej me punëtorin edhe pse roli dhe kontributi i tyre nuk ishte i njëllojtë në shoqëri.

  • folder_openTema Sociale

    Dimri dhe aksidentet në trafikun rrugor

    Nga Më 18/12/2012

    Dimri dhe aksidentet në trafikun rrugor


    Shkruan: Driton Islami *

     

    ,, Jeta është e shtrenjët – udhëto me rregulla’’

     

    driton-islami.jpgTrafiku publik, është një sektor me rëndësi i zhvillimit të gjithanshëm ekonomik i një vendi. Me zhvillimin e trafikut publik është mundësuar transformim i shpejtë dhe kualitativ i shoqërisë bashkëkohore.

    Qarkullimi i mjeteve të transportit rrugore të të gjitha llojeve dhe të këmbësorëve rregullohet me ligjë të posaçëm. Sipas rregullave, transporti në rrugët publike duhet të zhvillohet në atë mënyrë që të mos rrezikojë, të pengoj trafikun, mos t’i dëmtojë edhe pjesmarrësit e tjerë në trafik, si dhe të mos pengoj përtej masave të domosdoshme.

    Zhvillimi i hovshëm i trafikut në tërësi e së këndejmi edhe atij rrugor, kërkon shumë masa, të cilat merren me qëllim të përforcimit të sigurisë së masave në trafik. Mirëpo, përkundër kësaj, për çdo ditë në trafik po ndodhin aksidente , të cilat jo vetëm po shkaktojnë dëme të mëdha materiale, por edhe dëmtime trupore madje dhe me vdekje. Për këtë arsye aksidenti i trafikut është fatkeqësi e shkaktuar me rastin e ndeshjes së njërit apo me shumë automjete në trafik me ç’rast shkaktohen dëme materiale, dëmtime trupore apo vdekje të njerëzëve ose rrezikohet trafiku.

  • folder_openGjyqësori

    Dita ndërkombëtare e korrupsionit mos të mbetet vetëm një slogan; duhet kapur dhe dënuar kryerësit e tij

    Nga Më 18/12/2012

    Dita ndërkombëtare e korrupsionit mos të mbetet vetëm një slogan; duhet kapur dhe dënuar kryerësit e tij


    Shkruan: Driton Islami *

    driton-islami.jpgDita ndërkombëtare kundër korrupsionit- e përcaktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në kuadër të  zbatimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Kurrupsionit. Korrupsioni ka të bëjë me ndërmarrjen e veprimeve të kundërligjshme të cilat kanë të bëjnë me kërkimin e mitos, marrjen e ryshfetit indirekt, pagesë ilegale ose kërkim të dhuratave në mënyrë të paligjshme, të cilat kryehn me qëllim të përfitimit materiale në mënyrë të kundërligjshme.

    Korrupsioni në  çdo vend, në çfardo forme që paraqitet, shkakton pasoja të mëdha dhe të shumta, të cilat shpeshëherë  janë të pallogaritshme, që vlerësone me qindra miliardë dollar.

     Cilat janë pasojat e korrupsionit ?

     Pasojat e korrupsionit mundë të jenë të natyrave të ndryshme siq janë : ekonomiko- sociale, psikologjike, politike etj. Korrupsioni, si i tillë, e dëmton buxhetin e shtetit, i cili pengon investimet në ekonomi, në edukim dhe në shëndetësi etj., ndikon në pozitën e vështirë të punonjësëve që financohen nga buxheti shtetëror, keqësimin e penzionistëve dhe të atyre që marrin ndihma dhe asistenca sociale. Po kështu, korrupsioni duke qenë i ndërlidhur me biznesin, tenderët, por dhe jetën politike ndikon në paraqitjen e krizave të ndryshme shoqërore dhe qeveritare.

  • folder_openAnaliza dhe Opinione

    Femra - gruaja, si viktimë e dhunës në familje riintegrimi dhe sfidat

    Nga Më 17/12/2012

    Femra- gruaja, si viktimë e dhunës në familje riintegrimi dhe sfidat



    Hetusi – zëri i vikrimave !..

               Famija është bazë e fortë e çdo shoqërie. Familja e shëndoshë do të thotë shoqëri e shëndoshë dhe stabile. Familja në të cilën mbretrojnë harmonia, raportet e mira dhe të drejta mes antarëve të familjes, sidomos mardhëniet e mira dhe të ngrohta mes bashkëshortëve, prindërëve dhe fëmijëve, janë garanci e fortë se më pak do të ketë sjellje devijante dhe kriminale te femrat- grat dhe në të njëjtën kohë besueshmëri se më pak do të viktimizohen femrat- grat, si antare të familjes.

     Shkruan : Driton Islami *

     

    driton-islami.jpgLidhur me viktimizimin e femrës, në përgjithësi,  dhe viktimizimin e gruas bashkëshortes, femrës si antare e familjes në veçanti, ato zakonisht pësojnë  për shkak të dhunës që ushtrohet ndaj tyre. Vikimizimi apo pësimi nënkupton dhunën e ushtruar në sferën private dhe zbatohet ndaj personave që kanë lidhje emocionale, statusore, ekonomike, familjare dhe random gjenden në raporte të ndryshme të varësisë.

     

    Dhuna ndaj gruas në  Kosovë është një temë mjaft e ndejshem dhe e përhapur në masmediat e shkruara dhe elektronike. Dhuna ndaj grave- femrave duhet analizuar në kontekstin kulturore e atë tradicional. Studimi i kësaj dhune është mjaft i komplikuar sepse është dukuri që ndodh pas dyerve të shtëpive dhe policia e ka të vështirë të marrë masa parandaluese, të grumbullojë të dhëna apo të veprojë me metodat e mjeteve klasike të parandalimit e luftimit të dhunës që përdor zakonisht kur bëhet fjalë për dhunën në mjediset publike. Nga ana tjetër njerëzit nuk preferojnë të falsin rreth çështjeve të tilla, sepse ato konsiderohen si diçka private, çnderim e turpërim para opinionit publik.

  • folder_openAktualitet

    NJOFTIM - Kush dëshiron të bëhet Administrator i kësaj webfaqeje?

    Nga Më 10/10/2012

    KËRKOJMË NJË ADMINISTRATOR/E TË RI/E Smile

    Të nderuar miq,

    new.jpeg- Kushdo që ka dëshirë të administroj këtë webfaqe është i mirëpritur të na kontaktoj duke klikuar këtu !

    Kandidati duhet të plotësoj këto kushte :

    1. Të njohë mirë gjuhën angleze ose franceze

    2. Të ketë mbaruar studimet e larta për drejtësi ose të paktën të jetë student në një fakultet juridik publik ose privat

    3. Të njoh mjaftueshëm disa programe bazë komjuterike


    Kanë përparësi kandidatë/et që kanë patur ndonjë eksperiencë të mëparshme në administrim webfaqesh ose forumesh online...

    JU MIRËPRESIM !


  • folder_openSporti

    Tifozët shqiptar, foto me pesëshen e Zvicrës

    Nga Më 11/09/2012

    Supporters albanais prendre des photos avec cinq joueurs albanais de la SuisseTifozët shqiptarë që kanë marrë rrugën drejt Luzernit për ta shikuar ndeshjen e nxehtë ndërmjet Zvicrës dhe Kombëtares shqiptare e kanë shfrytëzuar rastin ti takojnë nga afër edhe aktorët kryesor të kësaj mbrëmje.

    Jo ata të Shqipërisë por pesëshen shqiptare që mbrojnë ngjyrat e Zvicrës.

    Shumë tifozë të veshur kuqezi kanë bërë foto me Xherdan Shaqirin, Granitë Xhakën, Valon Behramin, Blerim Xhemjalin, Admir Mehmedin dhe trajnerin Ottmar Hitzfeld.

    (Gazeta Express)

  • folder_openGjyqësori
    Scene proces n et b pierrephi

    Tridhjetë proceset gjyqësore më të çuditshme në botë

    Nga Më 09/09/2012

    1. Hedh në gjyq Michael Jordan se i ngjan
    Allen Heckard hodhi në gjyq Michael Jordan në korrik 2006 me pretendimin se kishte kaluar traume emocionale për shkak se i ngjante basketbollistit të famshëm. Ai ngriti padi në Oregon, SHBA dhe kërkoi 832 milionë dollarë dëmshpërblim. Gjyqi nuk ka përfunduar akoma.