Créer un site internet

Mirësevini

  • folder_openGjyqësori

    Maqedoni: 13 persona punësohen në gjykata

    Nga Më 21/07/2013

    Ministria e Drejtësisë njofton se gjatë muajit qershor të këtij viti janë realizuar punësime të 13–të personave nëpër gjykata në Republikën e Maqedonisë, në vendin e punës pjesëtarë të policisë gjyqësore, me ndërmarrje nga Ministria e Mbrojtjes.

    Pesë persona janë punësuar në Gjykatën Themelore Shkupi 1, tre në Gjykatën Themelore Shkupi 2 dhe nga një në Gjykatën e Lartë Administrative, Gjykatën Themelore në Kumanovë dhe në Gjykatën Themelore në Dibër.

  • folder_openGjyqësori

    Gjykata e Apelit shpall fajtor Nazim Bllacën

    Nga Më 21/07/2013

    Leonat Shehu
    Në Prishtinë, Gjykata e Apelit e shpalli fajtor sot Nazim Bllacën dhe e dënoi me 4 vite e gjysmë heqje lirie për siç thuhet, vrasje të rëndë.
    Në një komunikatë për opinion të Misionit të EULEX-it thuhet se “me kërkesë të prokurorit, zoti Bllaca është dënuar me dënimin më të vogël, për shkak se kishte statusin e dëshmitarit bashkëpunues edhe për dy raste tjera gjyqësore”.

    Sipas vendimit të gjykatës, Nazim Bllacës do t’i llogaritet edhe arresti shtëpiak, dënim ky që do të ulët në tre vite e gjysmë burgim, ndërsa pritet të marrë edhe një trajtim të veçantë gjatë vuajtjes së dënimit.

  • folder_openPostime nga anëtarët

    Me duhen analiza te ceshtjeve!!!!!

    Nga Më 18/07/2013

    Mirembrema te gjitheve!!!! Kerkoj ceshtje te analizuara ne gjuhen shqipe ne baze te legjislacionit shqip. Ku mund ti gjej!! P.S. kerkoj ndjese per pyetjen por jam e re ne faqe dhe nuk e kam idene se ku mundem ti gjej!!!

  • folder_openShkencë dhe Kuriozitete

    Kompjuteri që do lexoj fjalëkalimin përmes mendjes tuaj

    Nga Më 30/04/2013

    lexuesi i mendjesJeni lodhur duke shkruar paswordin tuaj sa herë që ju duhet të përdorni e-mailin apo rrjetet sociale? Tashmë duket se shkenca ka vendosur t’ua lehtësojë jetën përdoruesve të internetit deri në ekstrem.

    Një eksperiment shkencor dhe teknologjik i realizuar nga UC Berkley School of Information në Kaliforni, ka hartuar një sistem për të lexuar fjalëkalimin në mendjen e përdoruesit.

  • folder_openShkencë dhe Kuriozitete

    Ç'bëjmë me të vërtetë gjatë një ore në internet?

    Nga Më 30/04/2013

    TendancatNjë studim i shkencor i kohëve të fundit ka publikuar rezultatet e vërteta se sa kohë qëndrojnë njerëzit në internet dhe përse e përdorin atë. Janë monitoruar rreth 25 milion njerëz, ndërkohë ne po ju paraqesim të renditura 10 gjërat që bënë çdokush nga ne duke naviguar në internet

    Sa dhe çfarë gjërash bëjmë realisht në  një ore e gjysmë që navigojmë në internet? Shumë gjëra, ndonjëherë pjesën më të madhe e harxhojmë për argëtim. Kjo është konfirmuar si rezultat i një kërkimi shkencor, ku janë monitoruar rreth 25 milion njerëz, kryesisht nga SHBA-ja, Britania dhe Australia. Në bazë të këtij studimi janë përcaktuar 10 kategori dhe minutat reale të navigimeve të tilla si: navigimet me “pullë të kuqe”, navigimet për biznes, email, modë dhe tendencë, lajme dhe informacione, blerje etj. Ndërkaq le ti shohim ato më poshtë, në rend zbritës.

  • folder_openPostime nga anëtarët
    Universiteti i Vlores

    Gruaja si ‘’themel’’ i një shoqërie

    Nga Më 06/02/2013

    Hyrje

    (25 Nentor 2010, Dita Nderkombetare per Eleminimin e Dhunes ndaj Grave)

    Universiteti i Vlores“Dhuna ndaj grave” nënkupton çdo akt dhune të bazuar në përkatësi gjinore, i cili u shkakton ose ka mjndësi t’u shkaktojë grave dëmtim fizik, 100 vjet pavaresipsikologjik, sexual apo vuajtje. Ajo përfshin kërcënimet për akte të tilla, detyrimin apo privimin arbitrar nga liria që mund të ndodhë në jetën publike apo private. Ky përkufizim vlen, përveç të tjerave, edhe për dhunën që ndodh brenda familjes apo shtëpisë, përfshirë këtu agresionin fizik dhe mendor, abuzimin emocional dhe fizik, përdhunimin dhe abuzimin seksual incestin, përdhunimin nga bashkëshortët, parterët e rregullt apo të herëpashershëm, personat me të cilët gratë bashkëjetojnë, krimet e ‘nderit”, gjymtimet seksuale dhe genitale dhe praktika të tjera të dëmshme për gratë, si psh: martesat e detyruara.’’1

  • folder_openPostime nga anëtarët

    Nocioni i Pronësisë dhe Mënyrat e Fitimit të Saj

    Nga Më 12/01/2013

    Pronësia është një institut i lashtë juridik i cili ka lindur me lindjen e vetë të drejtës. Pronësa paraqet njërin ndër institutet juridike të së drejtës civile në përgjithësi, respektivisht institutin më të rëndësishëm të së drejtës sendore në veçanti.
  • folder_openPostime nga anëtarët

    Pajtueshmeria e Nenit 75 te KPRC me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise

    Nga Më 12/01/2013

    1. Hyrje Procedura civile ka per objekt tërësinë e akteve dhe formaliteteve, me kryrejen e të cilave një juridiksion zgjidh një problem juridik. Po ashtu ajo është e destinuar të shqyrtojë edhe tërësinë e organizatave dhe funskionin e shërbimit publik në drejtësinë civile. Pra perfshin teresinë e rregullave qe duhet të ndiqen nga palët dhe nga gjykata për të arritur një vendim të saktë dhe ekzekutimin e tij. Kjo tërësi rregullash përfaqëson edhe parimet qe karkaterizojnë pikerisht proceduren gjyqësore ne përgjithësi dhe procedurën civile në veçanti . Këto parime burojnë nga dokumenta ndërkombëtare ku Shqiperia është anëtarësuar , siç është “Konventa nërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politke” si dhe “ Konventa Europianepër të Drejtat e Njeriut dhe liritë Themelore” (KEDNJ).

    Lexo të plotë...

  • folder_openPostime nga anëtarët

    Kuptimi i Demokracisë

    Nga Më 12/01/2013

    "Shkalla e fundit e demokracisë është pushteti i hajnave. Kriminelët të lumtur zgjerohen nëpër qytetet tona më të mëdha, për shkak se na është garantuar mbrojtja dhe bashkëpunimi total i ligjit. Nëse janë antarë të cilësdo parti, apo kanë shok në të, ata mund të jenë plotësisht të sigurtë se nuk do të jenë të arrestuar nëse bëjnë një krim, edhe po qe se arrestohen, nuk do të gjykohen, edhe nëse gjykohen, nuk do ta vuajnë denimin, por edhe nëse i burgosin, do t’ju falet, edhe nëse nuk do të kenë falje denimi, do t’ju lejohet të ikin. Nëse dikush prej tyre vritet derisa e krynë zanatin e vet, do të jetë i varrosur me ceremoni siç i ka hije një pjestari të shtresës së lartë, dhe do t’i ngritet edhe lapidari. Ky është përfundimi i demokracisë "- Will Durant

  • folder_openAktualitet
    google-al.png

    Google vjen në shqip: Google.al !

    Nga Më 10/01/2013

    Google.al Germat shqip

    Kompania "Google Inc." është një korporatë amerikane shumëkombëshe që ofron shërbime që lidhen me internetin. Ai njihet më së shumti për motorin e tij kërkimor, shërbimin e postës elektronike Gmail, sistemin operativ Android , shërbimin e famshëm të videove Youtube, shërbimin e përkthimeve Google translate, Google Maps etj...

    Tashmë kjo kompani gjigante ka hapur edhe adresën e re në gjuhën shqipe: Google.al !