Mirësevini

  • folder_openArsimi

    MASH: Normat e reja mësimore për parauniversitarët

    Nga Më 25/12/2010

    EGLANTINA BARDHI -03/12/2010 Ministria e Arsimit, me anë të një udhëzimi, ka përcaktuar normat mësimore të stafit pedagogjik parauniversitar.
    Ja të gjitha normat e reja

    Ministria e Arsimit me anë të një udhëzimi ka përcaktuar normat e punës mësimore- edukative të mësuesve të arsimit parashkollor dhe parauniversitar. Kështu, në bazë të këtij udhëzimi, duke filluar nga viti shkollor 2010-2011, normat e punës mësimore edukative do të ndryshojnë nga një vit më parë. Madje, do të ketë edhe norma të veçanta për mësuesit kujdestar, mësuesit që merren me bibliotekat e shkollave, mësuesit që merren me ekipet sportive të shkollave dhe norma të tjera.
  • folder_openAktualitet

    Vështirësohet kalimi i imigrantëve nga Greqia në prag të festave Lajme

    Nga Më 25/12/2010

    Kthimi masiv i emigrantëve shqiptarë nga Greqia hasi sot probleme në anën greke të kufirit. Nëpunësit grekë të doganës punuan  në orët e para të mëngjesit vetëm në një pikë shërbimi duke krijuar në territorin grek një radhë prej disa kilometrash. Qarkullimi në kufirin greko shqiptar  është rënduar edhe prej lëvizjes së shtuar të mallrave. Disa  mijëra emigrantë shqiptarë nisën të kthehen sot masivisht nga Greqia në një klimë të butë, por në  radhë të  gjata, të cilat në orët e para të mëngjesit i kanë kaluar edhe disa kilometrat në anën greke

  • folder_openHistori

    “ The Times” : 50 datat e rëndësishme në histori

    Nga Më 24/12/2010

    Datat që kanë influencuar më shumë njerëzimin, me renditje kronologjike Historiani i njohur, RichOvery, redaktori i "Historia e plotë e botës" e botuar nga e përditshmja angleze "The Times", ka zgjedhur datat që ai beson se kanë influencuar më shumë njerëzimin. Zgjedhja e 50 datave më të rëndësishme në historinë e botës është një punë tmerruese. Dy persona të ndryshëm nuk do të zgjidhnin kurrë të njëjtën 50-she. Çfarëdolloj liste do të sillte reagime "përse u la ajo datë jashtë? Përse s'është vënë kjo tjetra?"Datat e rëndësishme nuk janë njësoj si datat e njohura nga të gjithë. Çdo fëmijë në shkollë i njeh mirë datat që kanë patur rëndësi në historinë e vendit ku është rritur. Ai ka dëgjuar edhe për betejën e Vaterlosë, dhe për fat të mirë kjo datë përfshihen në këtë listë. Asnjë datë para fillimit të qytetërimit njerëzor rreth 5500 vite më parë dhe fillimit të historisë së shkruar dhe piktoriale nuk është dhënë. Disa data nuk janë shumë të qarta, pjesërisht sepse nuk dihet viti i saktë në të cilën të thuhet se "është shpikur rrota", me gjithë rëndësinë e saj të madhe; pjesërisht për shkak të të dhënave që historianët kanë, madje dhe ngjarjet që kanë ndodhur në epokën tonë mund të jenë vënë gabim; pjesërisht për shkak se kulturat orale ose nuk kanë as kronologji ose janë spekulative.Çështja e gjeografisë do të thotë se lihen jashtë shumë data nga historia e Evropës për të lënë hapësirë për data nga Kina e lashtë, Lindja e Mesme apo Amerika. Historia e botës është globale, edhe pse pjesa më e madhe është dominuar nga Evropa. Përse atëherë këto 50 data dhe jo të tjera? Historia njerëzore është një histori e gjerë dhe komplekse, por shoqëria njerëzore ka funksionuar gjatë 5 viteve të kaluara vetëm për shkak të disa shpikjeve dhe zbulimeve. Për këtë arsye rrota, plugu, velat dhe ora ndodhen në këtë listë.Shoqëritë njerëzore janë mbajtur bashkë nga feja, dhe kjo është arsyeja pse këtu ndodhen disa prej themeluesve më të mëdhenj të besimeve fetare. Besimi fetar lidh botën moderne me 2 apo 3 mijë vitet e kaluara. Çdo ditë, me miliona njerëz lexojnë Biblën, një dokument i një bote krejt të humbur. Ngjarjet politike nuk janë aq të rëndësishme, por ndonjëherë ato formojnë të ardhmen në mënyra thelbësore. Për këtë arsyen në listë ndodhet dhe data e unifikimit të Kinës. Kina është ende një shtet i madh i unifikuar, që zë të njëjtën zonë që zinte 2 mijë vite më parë. nëse persianët do të kishin shfarosur Greqinë e Lashtë, apo sikur kartagjenasit të kishin shkatërruar Romën, bota klasike do të kishte qenë shumë ndryshe. Lindja dhe rënia e komunizmit në shekullin e 21- të ndikoi jetën e shumë miliona njerëzve.Së fundmi, inteligjenca dhe krijimtaria njerëzore formuan mënyrën se si ne mendojmë për botën. Fizika njutoniane, teoria e relativitetit të Ajnshtajnit, biologjia e Darvinit dhe veprat e Shekspirit e kanë bërë botën një vend krejt të ndryshëm. Sikur të kishte vend, Koperniku, Gëte apo Niçja dhe me qindra mendimtarë joevropianë do të ndodheshin në listë. Lista ka data që kanë ndryshuar mënyrën se si shoqëria njerëzore është zhvilluar për të mirë e për të keq gjatë 5 mijëvjeçarëve të kaluar.
  • folder_openAktualitet

    Maqedoni, digjet flamuri shqiptar

    Nga Më 23/12/2010

    "Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë", "dhoma gazi për shqiptarët", ishin brohoritjet e tifozëve maqedonas në lojën e së mërkurës në mes "Rabotniçkit" dhe "KB Lirisë" në sallën e sporteve të qytetit të Shkupit, raporton agjencia e lajmeve INA. Ata shkuan edhe më larg me veprime vandale duke djegur flamurin kombëtar shqiptar, skenë kjo e cila i ngjasonte asaj e cila para disa kohësh ndodhi në Itali dhe tronditi si botën sportive ashtu dhe atë politike.
  • folder_openGjyqësori

    Spahiu: Imuniteti i politikanëve, tabu që duhet thyer

    Nga Më 21/12/2010

    Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, deklaroi sot se imuniteti i politikanëve dhe zyrtarëve është një tabu që duhet thyer nga gjyqësori shqiptar. Deklarata është bërë aktivitetin e organizuar nga USAID për forcimin e sistemit të drejtësisë nënkryetari i KLD-së Spahiu duke i mëshuar faktit për një kufizim të imunitetit të gjyqtarëve dhe politikanëve theksoi se imuniteti mbetet pengesë për luftimin me sukses të korrupsionit në Shqipëri. Ligji aktualisht parashikon se gjyqtarët nuk mund të hetohen pa u hequr imunitetin edhe nëse ka pova për korruptimin e tyre. Për ti hetuar ata prokuroria duhet të kërkojë autorizim. Nënkryetari i KLD Spahiu tha se ngritja e Gjykatës Administrative është nevojë imediate.
  • folder_openGjyqësori

    Krimet monstruoze të "Çakallëve"

    Nga Më 21/12/2010

    Toplica Miladinoviq, i njohur me nofkën “ Top” , i lindur në Rakosh të Pejës, tani pensionist ushtarak, për rreth tri orë ka treguar për organizimin dhe mobilizimin ushtarako-policor në qytetin e Pejës gjatë vitit 1999. Ai është i akuzuari i parë dhe në bazë të aktakuzës ka dhënë urdhra për vrasje të ndryshme në masakrën e Qyshkut në Pejë. Megjithatë, Miladinoviq ka mohuar të gjitha akuzat lidhur me këtë ngjarje. “ Nuk e kam ditur që ka ndodhur kjo ngjarje derisa jam arrestuar...” , ka thënë ai në Gjykatën Speciale për Krime të Luftës në Beograd. Ka mohuar të ketë lidhje edhe me grupin e njohur si “ Shakalli” . Ai ka treguar se mobilizimi i njerëzve ka zgjatur disa ditë më shumë sesa procedurat e parapara, ndërkaq për vullnetarët ka pasur një procedurë të veçantë. Ka pranuar se ka qenë në Qyshk, por para kësaj ngjarjeje, dhe nuk e di çfarë ka ndodhur.
  • folder_openShkencë dhe Kuriozitete

    Ja në cilën moshë duhet të përdorin fëmijët celularin, kompjuterin dhe internetin

    Nga Më 20/12/2010

    Gjithkush e di se fëmijët ecin këmbadoras para se të mësojnë të ecin, dhe tricikli vjen para biçikletës. Por në cilën moshë duhet të mbajë një fëmijë celularin e tij të parë, laptopin apo të njihet me persona virtuale? Këto janë pyetje të cilat i bëjnë prindërit e shekullit XXI, dhe këtu nuk ka dijë nga brezat e parë. New York Times ka publikuar një artikull ku tregon këto probleme me të cilat ndeshën sot prindërit. Ju nuk mund t'i thonë fëmijëve tuaj tashmë adoleshentë, "Kur unë isha djalë, unë nuk mund të shkruaja mesazhe po limit derisa shkova në shkollën e lartë. Disa prindër i ekspozojnë fëmijët e tyre para teknologjisë së avancuar që në moshë të re, duke i dhënë atyre celular, videogame, kompjuter, etj. Por çdo gjë ka kohën e vet, dhe një veprim i tillë mund të jetë i dëmshëm për fëmijën tuaj. Nga mosha 0 deri në 2 vjeç as nuk mund të lëvizin mausin apo komandën e televizorit, fazë të cilën një studiues, Piaget, e quan faza "sensoromotore", ku një fëmijë vetëm duke parë, prekur, dëgjuar njihet me botën që e rrethon. Fëmijët e moshës 3-5 vjeç në ditët e sotme mund të hasen shpesh duke luajtur me telefonat e prindërve të tyre. Edhe pse kjo nuk duket aspak veprim i dëmshëm këtu fillojnë defektet në sjelljen e fëmijës tuaj. Nga mosha 6-11 vjeç fëmijët mund të ecin me biçikletë, mund të jenë të aftë të hyjnë në botën e internetit, t'i drejtohen kompjuterit për të zgjeruar njohuritë e tyre, por në çdo moment duhet të jenë të kontrolluar nga prindërit. Këtë stad Piaget e quan "operacionet konkrete" sepse deri më tani fëmijët kanë qenë plot me ide abstrakte.
  • folder_openPërmbledhje...

    Shpikësit që na ndryshuan jetën

    Nga Më 17/12/2010

    Janë njerëzit që vunë trurin në punë për t‘ u bërë të pasur, por edhe për të lehtësuar ekzistencën e njerëzimitKëtë pranverë, Institucioni i Shpikësve Amerikanë ka përgatitur një ceremoni të veçantë për nder të grave dhe burrave, gjenialiteti i të cilëve ndryshoi për mirë mënyrën tonë të jetesës. Bëhet fjalë për shpikje të objekteve që janë shumë të zakonshme për ne, por që për epokën kur dolën në dritë, ishin një revolucion. Më poshtë po rendisim disa prej këtyre gjenive, që pavarësisht kombësive kishin edhe nënshtetësi amerikane. Walter Hunt: Paramanat Ideja lindi në vitin 1849, kur Hunt, një shpikës njujorkez bërtiti "Eureka" teksa po përdridhte një copë tel me duar në dyqanin e tij. Pasi e regjistroi si shpikje të tijën gjilpërën e famshme, ai i mori zyrës së patentave 15 dollarë për të larë borxhet e ngutshme, duke hequr dorë nga të ardhurat e mëdha që do të kishte mbledhur në rast se do të dinte të menaxhonte më mirë situatën. Një nga gazetaret më të famshme amerikane të çështjeve të modës e konsideron shpikjen e paramanës si një evolucion të madh në botën e veshjeve. Ajo është njëherazi praktike dhe ornamentale, ka sensin e rrezikut, por edhe joshjen e një objekti estetik. Megjithëse shpikësi i shkretë vdiq i varfër, ai, falë paramanës, mban famën e njërit prej shpikësve më të rëndësishëm të periudhës viktoriane. Beulah Henry: Makina e akullores Beulah Henry lindi në Tennessee, në vitin 1887 dhe mori nofkën "Zonja Edison", për shkak të karrierës shumë të begatë si shpikëse. Kur vdiq në vitin 1973 kishte "sjellë në jetë" 110 shpikje, 49 prej të cilave kishin patentë. E para ndër to ishte ajo e makinës së akulloreve, që e mori në vitin 1912. Më pas, ajo shpiku edhe makinën qepëse pa bobinë, një lloj çadre që nuk e pati jetën të gjatë, një çantë dore që i ndërrohej pjesa e jashtme në varësi të veshjes dhe një sfungjer të mbushur me sapun për fëmijët. Ishte një nga gratë e para që përfitoi nga shpikjet e shumta. Në moshën 37-vjeçare ishte presidente e dy kompanive. Ajo nuk u martua kurrë dhe kohën e lirë, kur nuk merrej me shpikje, ia kushtonte pikturës dhe bamirësive.
  • folder_openAktualitet

    VV: UÇK-ja s'mund të njolloset përmes individëve

    Nga Më 16/12/2010

    "Pretendimi për ta njollosur UÇK- në, kësaj radhe nëpërmjet Hashim Thaçit, është tendencë e turpshme dhe e papranueshme, që synon ta degradojë në aktivitet të ulët e kriminal luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. UÇK-në nuk mund ta njollosë kush përmes Hashim Thaçit, apo cilitdo individ", thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetvendosje lidhur me raportin e Dik Martit. Raporti i Martit akuzon Thaçin dhe disa ish drejtues të UÇK-së për përfshirje në krimin e organizuar, përfshi trafikimin e organeve. "UÇK-ja i përket sublimimit të luftës dhe sakrificës historike të shqiptarëve për çlirim, 2,500 dëshmorëve të luftës së fundit, familjeve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës. Kushdo që mund ta ketë keqpërdorur UÇK-në, nuk mund të fshihet pas UÇK-së", vazhdon komunikata e Vetvendosjes.