Uashington
16-06-2009
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi sot raportin vjetor për Trafikimin e Njerëzve, që hedh dritë mbi këtë formë të skllavërisë moderne. Raporti i klasifikon vendet në tri grupe kryesore, në vend të parë vendet me më pak problem në këtë fushë dhe në vend të tretë, ato vende ku ky fenomen është më tepër shqetësues.
Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se trafiku njerëzor, prek çdo vend të botës, përfshi edhe SHBA. Zonja Klinton u bëri thirrje vendeve të tjera të bashkëpunojnë për eliminimin e të gjitha formave të trafikut njerëzor. Në raport thuhet se Shqipëria këtë vit ka shënuar përparim dhe ndodhet në vendet e Grupit të 2.
| Zëri i Amerikës, Prishtinë 13-06-2009 |
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje që hartimi i ligjeve për këtë çështje të përcillet me marrjen e masave që do të siguronin zbatimin e tyre. Komentet e tyre janë bërë në kuadër te debateve për plotësimin e infrastrukturës ligjore për trajtimin e dhunës në familje, e cila në formën më të shpeshtë manifestohet si dhunë ndaj gruas.
E Diele, 14 Qershor 2009
Rreth 10 per qind e femijeve ne vend, jane te pa vaksinuar. Sipas nje studimi te bere nga institucionet shendetesore ka rezultuar se 90 % e femijeve te porsalindur kane kryer vaksinimin, ndersa 10 per qind e tyre jane te pa vaksinuar. Sipas Ministrise se Shendetesise me problematike per kryerjen e vaksinimit jane zonat rurale, popullatat e zonave informale dhe komuniteti rom.
Hapet qendra ditore në ndihmë të fëmijëve dhe adoleshentëve të rrugës në kryeqytet
Çështja e punës së fëmijëve do të përfshihet në kurrikulat e degës së Punës Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale. Pikërisht për këtë arsye, dje në ambientet e Fakultetit Filologjik, Njësia e Monitorimit të Punës së Fëmijëve në MPCSSH dhe Qendra Kombëtare për Studime Sociale, me mbështetjen e Katedrës së Punës Sociale, organizuan një cikël leksionesh të hapura me temën "Puna e fëmijëve dhe përgjigjja me politika dhe programe efikase për ta eliminuar atë".
![]() |
KUR GUXIMI MPOSHT FRIKËN EDHE KRIMIN Nga Aranita Qilimi |
|
|
|
Me 14 korrik 2003, në sallën e Akademisë së Shkencave, Komiteti i Pajtimit Mbarëkmbëtar dhe Koalicioni Shqiptar Antikorrupsion organizuan një takim me përfaqësues të komunitetit dhe shoqërisë civile “Per denoncimin e izolimin nga shoqëria tw trafikantwve te femrave tw femijwve dhe tw drogws”. E gjithw vwmendja u pwrqwndrua tek rrwfimi i guximshëm i 13 vjeçares Albana Prenga dhe i babait të saj, Zef Prenga që kishin ardhur nga zonat më e thellë e Mirditës, Gurth Spaçi, për të denoncuar trafikantët dhe gjyqtarët që i liruan ata. Forumi i Gruas së Komitetit të Pajtimit Mbarëkmbëtar, krahas nismës për lirimin pa kushte të grave dhe fëmijëve të ngujuar është angazhuar në mbrojtjen dhe inkurajimin e këtyre viktimave për t’i denoncuar kriminelët. Akti i Albana Prengës, e cila jo vetëm nuk iu nënshtrua dhunës e kërcënimeve me armë, por edhe këmbënguli për t’i çuar ata në bankën e të akuzuarve, tregon se guximi për tu përballur me kriminelët e mposht krimin. Fjala e saj dhe qëndrimi burrëror i të atit u përshëndetën nga gjithë opinioni shoqëror.
Denoncimi i 13 vjeçares Albana Prenga “-Unë quhem Albana Prenga dhe vij nga fshati, Gurth-Spaç i Mirditës. Ne Jemi shtatë fëmijë. 6 motra dhe një vëlla, 10 vjeç. Fatkeqësisht vëllai është i paralizuar. Kushtet e fshatit e të familjes sime janë shumë të vështira. Edhe ne fëmijët, detyrohemi të punojmë. Shkollën dhe dyqanin i kemi më tepër se gjysëm ore larg. Në shkurt të këtij viti, me datën 7, kur unë, sapo kisha mbushur 13 vjeç, u përballa me një ngjarje të hidhur që se kisha menduar kurrë se mund të më ndodhte në jetë. Mbasditen e kësaj date, duhej të shkoja tek dyqani për të blerë ushqime. Rrugën, kur shkova, e bëra shpejt se ishte dëborë dhe ftohtë. Kur po kthehesha për në shtëpi, pashë një djalë i cili priste në rrugë. Nuk mendova asgjè të keqe. E dija që ishte nga fshati im dhe i martuar. Kalova pranë tij pa folur dhe pak më tej, pashë dikë tjetër me shpinë të cilin nuk e njoha. Personi që priste në rrugë më erdhi nga mbrapa dhe filloi të më kërkontë llogari, se pse nuk i fola. Më thoshte se s’kishte rrugë tjetër për mua veçse të shkoja me të. I pergjigjesha, prerë, se nuk kisha punë me të, e të më hapte rrugën. Por kjo gjë e acaronte. Acarimi arriti deri aty sa të provoja grushtin fytyrës. Megjithëse i thashë disa herë se do ta paguante për atë që bënte, këmbëngulte përsëri t’i nënshtrohesha. Më tregoi një armë që mbante nën xhup dhe më kërcënonte se do mi derdhte plumbat mbi trupin tim. Kur kisha menduar dhe vdekjen time, arrita të shkëputesha dhe vrapova drejt shtëpisë. Pa kaluar 20 a 30 metra qëlloi me armë. Kam vrapuar pa e ditur se çfarë po bëja deri kur arrita tek prindërit. Babai, ndonëse i tronditur, kundërshtoi kërkesat e kushërinjve për të marrë hak brenda natës dhe vendosi t’u drejtohej organeve të policisë dhe prokurorisë. Arrestimi i personit u bë atë natë dhe policia na u duk shumë në rregull në fillim. Ajo mori provat, bashkë me gëzhojën, dhe prokurori na dha zemër se do gjenim drejtësi. Megjithëse familja e tij erdhi për të na kërkuar falje, babai përsëri kërkoi ndëshkimin e fajtorit sipas ligjit. Tani ata kanë braktisur fshatin dhe kanë dërguar edhe njerëz për të kërkuar pajtim. Unë dhe babai përsëri kemi kërkuar që ai të dënohet. Prokurori kërkoi dënimin e tij vetëm me 6 vjet heqje lirie ndërsa gjykata e liroi fare. Babai kërkon dënimin sipas ligjit dhe unë jam që drejtësia ta dënojë atë. Edhe pse në gjendje të vështirë vendosëm të vijmë e të flasim këtu para këtij takimi. Dua t’i kërkoj Presidentit, Kryeministrit dhe Gjykatës së Lartë, të na mbështesin, që të zbatohet ligji. Ne do ta kërkojmë përsëri drejtësinë dhe besojmë se do ta gjejmë atë. Falenderoj bashkëfshatarët e mi që na mbështetën duke e dënuar gjestin dhe ato gra të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtarqë më mbrojtën, e më dhanë kurajo të vij këtu për të denoncuar...” “ Zoti në qiell e shteti në tokë....haku vajzës do t’i merret ” Fjala e Zef Prengës (babai i Albana Prengës) -Në Mirditë nuk e kemi zakon të ruajmë gratë e vajzat. Ato kanë punët e tyre, shkojnë në mal për dru e për ujë, në dyqan për ushqime e në shoqëri dhe as mendohet që dikush t’u bjerë në qafë. Në shtegun e malit apo në udhë të madhe ato respektohen prej gjithkujt e s’mundet njeri me i prek. Katundet e Mirditës nuk mund t’i lejojnë askujt kësi punësh, që ia lëshojnë marren gjithë vendit. Unë kam ardhë, sot, me u kërkue sqarim atyre gjyqtarëve, policëve, hetuesve e njerëzve të veshur me petk shtetnor, pse i liruan dhe i quajtën të pafajshëm kriminelët? A mos vallë ishte fajtore vajza ime që ecte rrugës për hesap të vet, për të kryer një punë që familja ia kishte ngarkue. A mos vallë ishte fajtore vajza ime që ky kriminel faqezi i del përpara, edhe pse e dinte se ajo ishte nji fëmije, në moshën trembëdhjetë vjeç. A mos vallë ishte fajtore vajza ime që i tha atij, se unë nuk të njoh e me liro rrugën. A mos vallë asht fajtore vajza ime që kërkoi ndihmën e familjes, të drejtësisë e të shtetit, për të mbrojtur nderin, dinjitetin e jeten e saj. Ai e kërcënoi, e qëlloi me grushta dhe në fund përdori edhe armën duke qëlluar mbi të, kur e pa se ajo nuk iu nënshtrua. Ne i jemi drejtuar prokurorisë, ligjit e shtetit, ashtu siç e kemi zakon, siç ka udhëzue edhe ky komitet, që na ka mbrojtur e na ka sjellë deri këtu. Gjykatësi na ka sorollatur disa herë, edhe pse i kishte faktet. Dihet se pse na sillte nalt e poshtë. As e kam menduar as e mendoj që kjo punë do të mbyllet me padrejtësi. As unë as kërkush nuk do ta pranojë këtë. “ Zoti në qiell e shteti në tokë, por haku vajzës do ti merret” - perfundoi ai ![]() |
![]() |
“NËSE NJË DITË DO TROKASËSH NË PORTËN TIME…” Nga Mirela Milori |
|
|
|
“Nëse një ditë do të trokasësh në portën time”... Askujt prej shqipëtarëve që shikonin, rreth 15 vjet më parë, filmin italian me këtë titull, në televizionin e vetëm shtetëror, nuk i shkonte ndër mend se gjatë 13 viteve të tranzicionit, me qindra familje shqiptare do vuanini fatin e vajzës së trafikuar apo të ikur rrugëve të Europës si prostitutë; askujt nuk i besohej se me qindra prindër do të pëshpërisnin me vehte, tek luteshin për fatin e vajzave të humbura s’dihet se ku: ”Nëse një ditë do të vijë prapë në shtëpi…!!!?”
Dëshmi… ANA Isha 16 vjec, po ecja diku pranë parkut Rinia, një makinë frenoi fort pranë meje dhe nuk mbaj mend se si përfundova brenda saj. Më pas, di që jam zgjuar në Vlore e, më tej, mb çuan jashtë. Kalova 2 vitet më të errëta të jetës sime, duke u detyruar të prostituoj për dikë që më shfrytëzonte dhe që më shiti disa herë për të fituar para. MIRA Jemi shumë të varfër në shtëpi. Nëna ime është e ndarë, dhe e martuar përsëri. Jetoja me njerkun. Isha 15 vjeç, kur u njoha me një djalë të fshatit tim. Ai më premtoi martesë, erdhi në shtëpi dhe më kërkoi për nuse. Nëna dhe njerku e dhanë menjëherë pëlqimin por dhe unë e desha. Doja të largohesha nga varfëria. Më çoi në Itali dhe me nxorri në rrugë. E pranova atë punë se e desha atë dhe se doja të fitoja ndonjë lek, por ai s’më jepte asgjë dhe kur fillova të kërkoja para, ai më rrihte. KLARA Nëna më ka vdekur që e vogël. Babai pinte dhe me rrihte vazhdimisht, madje kam ende shenja të dhunës se tij ne trup.Ika me të parin që më kërkoi. Mbasi punova si prostitutë në Itali për disa kohë, ai më shiti te një tjetër dhe përfundova në Kosovë. Mbas muajsh pune nëpër lokale, tutori im i ri më mbylli në një shtëpi mbasi tentova të largohem. Kam provuar dhunë të paimagjinueshme( tregon shenjat e te çarave të thikës dhe të cigareve të fikura nëpër trup). Historitë janë të ndryshme, fati është i njëjtë. Varfëria, mungesa e shkollimit, krizat familjare, apo thjeshtë etja për fitim, mund të jetë shtysa e parë drejt trafikimit për kontigjentin e vajzave- viktima të trafikut. Nuk është më gjë e re për opinionin tonë, një fenomen i tillë. Shumkush nxiton të jap statistikat dhe shifrat për vajzat apo gratë shqiptare që prostituojnë nëpër rrugët e Europës, duke harruar që, më e rëndësishme për këto vajza viktima, është jeta e tyre mbas kthimit… Më pas… ANA Më pëlqen të lexoj, do të doja shumë të vazhdoja shkollën e lartë dhe të bëhesha dikush që kur të krijoj familje( nëse do të mundem ndonjëherë) të jem si gjithë të tjerët. MIRA Dua të mësoj zanat, të bëhem rrobaqepëse dhe stiliste. Kështu do ndihmoj dhe familjen time. KLARA Nga dhuna jam e sëmurë, do të doja të shërohesha, njëherë të marr vehten e më pas… kismet..! REALITET … Prej disa vjetësh në Tiranë dhe në Vlorë janë ndërtuar disa strehëza të cilat merren me rehabilitimin e vajzave të trafikuara, strehëza të mbështetura nga shoqata joqeveritare. Që nga shkurti i vitit 2002 deri në shtator të vitit 2003, janë ndihmuar dhe sistemuar 116 vajza shqiptare të cilat kanë marrë pjesë në programe shkollimi dhe punësimi. 60 % e tyre janë përfshirë në kurse trajnimi, 50 % janë sistemuar në punë, ndërsa 5% u është dhënë mundësia e shkollimit. Shumica e vajzave shqipëtare i përkasin grup-moshës 14 deri 20 vjeç, nga të cilat 34 % janë të mitura, 14 deri në 18 vjec. Një prej vendeve jo vetëm furnizues, por dhe tranzit i trafikut të qënieve njerëzor, Shqipëria, është kthyer shpesh herë në trampolinë për trafikantët të cilët kanë kaluar drejt Europës Perëndimore mijra vajza të huaja, kryesisht nga lindja. Vetëm në Tiranë, gjatë vitit 2000 kanë mundur të shpëtojnë nga rrjeti i trafikimit dhe janë sistemuar nëpër strehëza 125 vajza viktima. Viti 2001 shënon 77 raste, në vitin 2002 janë sistemuar 29, ndërsa në vitin 2003, 86 vajza kanë marrë asistencën e duhur. Mbasi kalojnë periudhën e rehabilitimi në strehëz, të gjitha vajzat e huaja kthehen nëpër vendet e tyre. 46 % e vajzave të asistuara në strehëza janë rekrutuar nga trafikantët duke iu premtuar martesë, 28 % e rasteve janë grabitur me dhunë, 19 % e vajzave iu është premtuar punësim, ndërsa 6 % iu është premtuar bashkim me familjen. Historia e Mirës është më e shpeshta, martesat me premtimin e jetës dhe ëndrrave pëtej detit, shprishen trotuareve dhe rrugëve të kontinteti plakë. SHTETI… Që në momentin kur vajza e trafikuar kontakton me policinë, ajo është në mbrojtjen e shtetit. Megjithëse policia i ndihmon me asistencë , shpesh këto vjaza janë përsëri në shënjestër të trafikantëve të cilët, edhe pse denoncohen, jo gjithmonë marrin dënimin që parashikon ligji. Problemi ngec në prokurori dhe gjykatë, ku jo rrallë ndodh që dëshmitë apo provat janë të pamjaftueshme dhe çështaj mbyllet. Ky është momenti më i rrezikshëm për vajzën që guxoi “t’i hapë” probleme tutorit të dikurshëm . Ndaj ruajta e viktimave të trafikut nëpër strehëza, dhe ndryshimi i identitetit është e vetmja rrugë shpëtimi për to. Me 14 Korrik 2003, gjithë opinioni publik u njoh me dëshminë e vajzes trembëdhjetëvjeçare nga Mirdita , Albana Prenga, e cila zbriste nga zonat më të thella, bashkë me të atin, Zef Prengën, për të denoncuar publikisht jo vetëm trafikantët, por edhe gjyqtarët e hetuesit që bashkëpunuan me ta dhe i liruan. Ajo, është larguar nga fshati i saj, bashkë me familjen, në një qytet të vogël në Shqipërinë e mesme, por gjithnjë me ankthin e pasigurisë për të nesërmen e në pritje të premtimeve që iu dhanë nga përfaqësuesit e USAID-it dhe të Shoqërisë Civile. Edhe pse vazhdimisht ka pasur dhe ka mbështetjen e familjes dhe Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, shpresat i ka vetëm tek Drejtori i USAID, Harry Birnholz, i cili me dashamirësi dhe vendosmërinë për t’iu gjendur pranë në çdo çast i ka dhënë edhe një kartëvizitë që ajo e mban në dorë plot besim. Fjala e saj para mediave ishte dëshmia më e qartë e këtij realiteti të dhimbshëm. FAMILJA… Ndonëse fenomeni është bërë i njohur, përgjatë 13 viteve, përsëri mentaliteti është ende i egër. Familja shqiptare e mbërthyer nga kriza morale, ekonomike e mbi të gjitha nga opinioni, shpesh, mbyll dyert për vajzën që i turpëroi në sy të botës. ANA Familja ime e pati të vështirë të më pranonte, po prindërit u bindën që nuk ishte dëshira ime të merrja atë rrugë. MIRA Mami dhe vëllai i vogël vijnë e më takojnë ndonjëherë në strehëz, fshehtas. Njerku nuk e di që jam kthyer. Nuk e di sa do të rrijë në strehëz, por nuk kthehem më në shtëpi sepse po u ktheva atje do të marr prap rrugët… KLARA Nuk do kthehem më kurrë tek im atë… MË SHUMË SE PRANIMI… Statistikat tregojnë “fatlumet” të cilat kanë pasur mundësi të kontaktojmë me shoqata joqeveritare, mbasi i kanë shpëtuar kalvarit të trafikut. Por më të shumta janë ato vajza të cilat mbas kthimit në Rinas apo Durrës, janë përpara dilemës, të rikthehen atje ku ishin apo të marrin rrugën drejt shtëpisë, me pikëpyetjen e madhe; “ A do m’a hapin derën?..” Janë qindra që kthehen pasi kanë “punuar” diku në Itali, Greqi, Belgjikë apo gjetkë, pranë shtëpisë, ku i pret nëna apo babai i turpëruar, dhe lusin vetëm një gjë; Tani që do trokas përsëri në portën e tyre, do Zoti ma hapin…!!! |

-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
- 
-
-
-
-
-
-
-
- Favotites
