Shkruar nga Leonard Karaj
e premte , 20 qershor 2008
Francë-Portugali e EURO 1984-ës është ndeshja më e bukur e luajtur
gjatë 12 kampionateve evropianë të mëparshëm. Sipas një liste të
publikuar nga e përditshmja angleze "Times" kjo përballje rezulton si
më elektrizuesja ndër qindra takime të zhvilluara deri tani në
kompeticionin evropian që prej 1960-ës, kampionatit të parë.
1. Francë-Portugali 3-2 (shtesë)
EURO 1984; Gjysmëfinale
Francezët
shënonin të parët me anë të Domergue në minutën e 24-t por në të 74-ën
barazonte Rui Jordao. Takimi kërkon kohë shtesë dhe vetëm tetë minuta
nga shtesa e parë shënon sërish Rui Jordao. Por nuk mbaron këtu në
minutën e 24 të shtesës së dytë si për koincidencë Domergue shënon
golin e barazimit dhe vetëm një minutë para fundit, minutën e 29-të
Mishel Platini i dhuronte Francës finalen e parë historike.
2. Jugosllavi-Spanjë 3-4
EURO 2000; Ndeshje në grup
I
pari ishte Savo Miloseviç që shënonte për jugosllavët, por më pas
barazonte shumë shpejt Alfonso Perez. Jugosllavia reduktohej në 10
lojtarë në minutën e 64, teksa Slavisa Jokanoviç largohej me karton të
kuq. Por kur pritej goli spanjoll shënon sërish Jugosllavia me Slobodan
Komljenoviç dhe me Savo Miloseviç. U desh penalltia e Gaizka Mendietës
dhe dy gola të Alfonso për t'i dhuruar fitoren spanjollëve.
3. Çekosllovaki-RFGJ 2-2
(5-3 me pen)
EURO 1976; Finalja
Në
fillim Jan Svehlik dhe më pas Karol Dobias mundnin Sepp Maier duke
kaluar në avantazh Çekosllovakinë. Më pas gjermanët me anë të Dieter
Mueller dhe Bernd Hoelzenbein barazonin gjithçka, duke çuar ndeshjen në
shtesë. Me penallti fitonin gjermanët e kapitenit Franc Bekenbauer.
4. Francë-Itali 2-1
(shtesë, golden gol)
EURO 2000; Finalja
Ka
qenë natyrisht finalja që s'do të dëshironte askush ta luante. Në
fillim Marco Delvecchio kalonte në avantazh Italinë dhe vetëm disa
minuta para fundit të ndeshjes, Sylvain Wiltord barazonte. Në kohën
shtesë nën rregullin e "golden gol" David Trezeguet kryqëzonte
italianët.
5. Jugosllavi-RFGJ 2-4
(me shtesë)
EURO 1976; Gjysmëfinale
Jugosllavët
do të kryesonin ndeshjen me dy gola të Danilo Popivoda dhe Dragan
Dzajic. Por pas minutës së 64 rikthehet Gjermania. Në fillim Heinz
Flohe dhe më pas Dieter Mueller siglonin barazimin. Në kohën shtesë
sërish Dieter Mueller do të shënonte edhe dy herë të tjera.
6. Holandë-Çeki 2-3
EURO 2004; Ndeshje në grup
Golat
nga Vilfred Bouma dhe Ruud van Nistelrooy i jepnin Holandës avantazhin
e përkohshëm deri në rikthimin e furishëm çek. Jan Koller, Milan Baros
dhe në fund një penallti e fituar nga Karel Poborsky dhe kthyer në gol
nga Vladimir Smicer i jepte fitoren çekëve.
7. RFGJ-Holandë 3-2
EURO 1980; Ndeshje në grup
Pas
dy golash të mrekullueshëm të legjendarit Bernd Schuster vinte edhe
goli i Klaus Allofs në minutën e 65-të, i cili në pamje të parë
kryqëzoi holandezët. Por një penallti e shkaktuar nga Lothar Matthaeus
dhe e kthye në gol nga Johnny Rep hapi gjithçka. Pse minutë më vonë
Rene Van de Kerkhof shënonte edhe golin e dytë për Holandën dhe për më
shumë se 15 minuta porta gjermane deri në fërshëllimën e fundit u
shënjestrua pa shumë sukses.
8. Portugali-Angli 2-2
(6-5 me pen)
EURO 2004; Çerekfinale
Michael
Owen shënonte për Anglinë vetëm pas tri minutash lojë, por pas 80
minutash vendasit barazonin me anë të Helder Postigës. Në kohën shtesë
(110') ishte një gol spektakolar i Manuel Rudi Costa që ngriti peshë
"Do Dragao", por vetëm disa minuta më pas barazonte sërish Anglia me
Lampard. Nga pika e bardhë e penalltive gabonte David Beckham dhe
Darius Vassell për anglezët të cilët i jepnin kështu gjysmëfinalen
Portugalisë.
9. Angli-Holandë 4-1
EURO 1996; Ndeshje në grup
Anglezëve
u mjaftonin 45 minuta në "Wembley" për të shkatërruar Holandën. Alan
Shearer me penallti, dy gola të Teddy Sheringham dhe një nga Darren
Anderton kryqëzuan Edvin van der Sar. Ndërsa Holanda siglonte golin e
nderit me anë të Patrick Kluivert.
10. Rusi-Çeki 3-3
EURO 1996; Ndeshje në grup
Çekët
shënonin të parët, dy gola me anë të Jan Suchoparek dhe Pavel Kuka. Por
ndeshja mori rrjedhë tjetër në pjesën e dytë dhe rusët jo vetëm arrinin
të barazonin me Aleksander Mostovoi dhe Omar Tetradze por kalonin edhe
në avantazh pesë minuta para fundit të takimit me anë të Vladimir
Beschastnykh. Por gëzimi i tyre zgjati vetëm 3 minuta pasi në 88-ën
Vladimir Smicer barazonte gjithçka, gol i cili kalonte Çekinë në
çerekfinale dhe eliminonte Rusinë dhe Italianë, e cila priste nga ana
tjetër një humbje të çekëve për të kaluar grupin.
{TiranaObserver}
Shkruar nga Leonard Karaj
e shtunë , 21 qershor 2008
Penallti të mallkuara. Ndonëse janë ato që krijonë më shuam tension dhe
ndjenjë në tifozeri, janë ato ndaj të cilëve nuk dëshiron të përballet
asnjë futbollist. Historia ka treguar se edhe lojtarë të mëdhenj jo
vetëm të futbollit evropian por edhe atij botëror kën humbur të paktën
nga një penallti të rëndësishme gjatë karrierës së tyre. Teksa luhen
çerekfinalet dhe priten gjysmëfinalet dhe finalja e EURO 2008 ku
parashikohen edhe përballje që mund të zgjidhen nga pika e bardhë e
11-metërshit, "Tirana Observer" publikon sot shtatë takimet më
dramatike në 12 Kampionatet Evropianë të cilat janë zgjidhur me
penallti.
1. Euro 2000
Holandë-Itali 0-0 (1-3 me penallti)
Një
nga ato ndeshje ku fitimtari realisht s'mund të kritikohet, kjo për
faktin se Italisë iu desh të luante për gati 1 orë me 10 futbollistë.
Heroi i asaj ndeshje quhet Francesco Toldo i cili hipnotizoi tre nga
katër holandezët që shkuan drejt pikës së bardhë të 11-metërshave.
2. EURO 1976
Çekosllovaki-RFGJ 2-2 (5-3 me penallti)
Gjermanët
njihen si gjuajtës të mirë të penalltive por këtë herë u desh një
Antonin Panenka, portieri i Çekosllovakisë që të ndalte gjuajtjen e Uli
Hones. Gjermanët nuk gjuajtën fare penaltinë e fundit përderisa
çekosllovakët shënuan pa gabime në të pestë 11-metërshat.
3. EURO 1996
Angli-Gjermani 1-1 (5-6 me penallti)
U
gjuajtën 10 penallti radhazi (5 secila skuadër) para se Gareth
Southgate, mbrojtësi i Anglisë të gabonte para gardianit gjerman,
Andreas Kopke. Pas tij mesfushori i Gjermanisë, Andy Moller dërgoi
topin në cepin më të largët të portës angleze duke bërë të heshtë
"Ëembley" mitik. Anglia jashtë evropianit.
4. EURO 1980
Çeksollovaki-Itali 1-1 (9-8 me penallti)
Ai
takim dukej sikur nuk do të mbaronte kurrë as nga pika e bardhë e
11-metrëshave. Pas nëntë penalltive të realizuara në mënyrë perfekte
nga çekët u desh që mbrojtësi italian Fulvio Collovati të gabonte që
Çeksollovakia të siguronte vendin e tretë në atë Kampionat Evropian.
5. EURO 2004
Portugali-Angli 2-2 (6-5 me penallti)
Nëse
do ti kërkonit sërish ai do t'ju përgjigjej se do të gjuante edhe 100
hetë të tejra atë penallti dhe të shënonte. Por në atë takim teska
këmba e djathtë prekte topin nga pika e bardhë e 11-metërshit, e majta
rrëshkiste duke i humbur ekuilibrin dhe kapiteni i Anglisë, Devid Bekam
gabonte. Pas tij edhe Darius Vasell bërë të njëtën gjë dhe Portugalkia
shkoi drejt finales.
6. EURO 1992
Holandë-Danimarkë 2-2 (4-5 me penallti)
Ironike
por e vërtetë. Danimarka as që duhej të merrte pjesë në atë evropian
por u "peshkua" pas përjashtimit të Jugosllavisë (në gjendje lufte).
Dhe po aq ironike është fakti se në atë takim ishte pikërisht Marko van
Basten që gabonte nga pika e bardhë e 11-metërshave duke i dhënë
mundësi danezëve të shkonin në finale.
7. EURO 1996
Francë-Çeki 0-0 (5-6 me penellti)
Juri
Dzhorkaef e kujton ende atë penallti të humbur teska zhvillonte për
plot 120 minuta lojë me fanellën e Francës një nga ndeshjet e tija më
të mira. Gjithsesi jo gjithnjë fati është me më të mirët dhe në atë
rast ishin çekët që shkuan në finale me Gjermaninë e Oliver Bierhofit
dhe Matias Samerit.
{TiranaObserver}
E Shtune, 21 Qershor 2008
Ne portalet sportive nderkombetare kane nisur lufta e statistikave.
Thuajse te gjitha kane publikuar te dhena interesante per ecurine e
deritanishme te Euro 2008. Albania-sport.com ju paraqet disa prej tyre.
GOLAT- Ne 24 ndeshjet e fazes se grupeve u shenuan 57 gola, me nje
mesatare 2.38 gola per ndeshje. David Vija kryeson listen me 4 gola, i
ndjekur nga Hakan Jakin e Lukas Podolski (secili nga 3).
PENALLTITE- Vetem 5 penallti jane dhene. Kater prej tyre jane shenuar,
teksa nuk ka realizuar vetem rumuni Adrian Mutu. Penalltine e tij e
priti portieri italian Xhanluixhi Bufon ne barazimin 1-1, cka solli me
pas edhe largimin e Rumanise nga Evropiani, dhe futjen e Italise ne
cerekfinale.
GJUAJTJET- Turqit kane gjuajtur me pak ne drejtim te portes
kundershtare: vetem 31 here. Spanja ndodhet ne maje: 58 goditje. Rusi
Roman Pavlicenko mban rekordin per momentin: 18 here. Golashenuesi me i
mire i Euro 2008, David Vija vetem 11 here. Luka Toni eshte sulmuesi qe
ka bere me shume gabime ne goditjet e portes: 9 te tilla.
ASISTET- Hamit Altintop eshte lojtari i pasit te arte. Tre asisto te
tij jane shnderruar ne gola. I dyti eshte Eren Derdijok, me dy te
tille.
PASAT - Polaku Adam Kokoshka ka luajtur vetem nje pjese loje, ate
kunder Kroacise, por pasat e tij kane nje koeficient krenarie: 100 per
qind e pasave te tij kane qene te sakta. Spanjollet jane dhe
"mbreterit" e pasave: 1639 te tilla, 81.33 per qind te suksesshme.
KROSIMET - Ruset jane kampione te krosimeve. 163 te tilla ne 270 minuta loje. Ne vendin e fundit qendron Zvicra (65).
KARTONET: 95 here i kane nxjerre kartonet e verdhe gjyqtaret. Ne
Portugali 2004 u dhane 145 kartone te verdhe pas 31 ndeshjeve. Asnje
karton verdhekuq, por jane dhene 3 kartone te kuq. Francezi Erik
Abidal, gjermani Bastian Shvajnshtajger dhe portieri turk, Volkan
Demirel, jane lojtaret e ndeshkuar.
DISTANCA E PERSHKRUAR - Rumuni Razvan Kosic eshte dhe lojtari qe ka
vrapuar me shume: 12.74 kilometra. Varon Behrmai vrapo dicka aty afer
12 km. Ne shifrat totale te vrapimit ne tre ndeshje, rusi Sergej Semak
ka vrapuar me shume: 35.04 km. Pas tij vine polaku Darius Dudka (34.29
km) dhe gjermani Mikael Balak (34.17). Behrami ndodhet ne vendin e 8-te
me 32.94 km.
SPRINTERET - Kroati Ivica Olic eshte edhe futbollisti me i shpejte ne
Euro 2008. Ai ka vrapuar me nje shpejtesi prej 31.76 km ne ore. I dyti
eshte holandezi Robin van Persi me 31.53 km ne ore. Behrami me 30.46 km
ne ore renditet i 12-i.
NDERRIMET - Trajneret thuajse i kane shfrytezuar nderrimet e mundshme. Nga 114 te tilla te mundshme, jane kryer 136 te tilla.
MINUTAT E GOLAVE - Vetem 4 gola jane shenuar ne 15 minutat e para.
Minutat me te mira jane ato 61-75 me 15 gola. Goli me i shpejte eshte
ai realizuar nga Luka Modric me penallti, ne minuten e 4-t ne ndeshjen
Austri-Kroaci (0-1). 7 gola jane shenuar ne kohen shtese.
PERMBYSJET E REZULTATEVE - Vetem Turqia dhe Spanja kane mundur te
permbysin dizavantazhin. Turqit e bene dy here: kunder Zvicres nga 0-1
ne 2-1 dhe kunder Cekise nga 0-2 ne 3-2. Spanja permbysi dizavantazhin
me Greqine nga 1-0 ne 1-2.
SHIKUESIT - Stadiumet kane qene te gjitha te shitura. 820 mije e 915
shikues kane ndjekur te 24 ndeshjet, me nje mesatare prej 34 mije e 205
shikuesish per ndeshje. Ne Portugali mesatarja ishte 37 mije e 587
shikues.

Gjatë intonimit të Himnit të Kosovës në ndeshjen Kosova - Yjet e Kosovës, publiku e këndoi Himnin Kombëtar shqiptar dhe hodhi parullën: “Shqipni Entike”. Mediat raportuan se, “e shtuna e 14 qershorit 2008 do të mbetet në historinë e futbollit kosovar, edhe sepse ndeshja filloi me intonimin e Himnit Shtetëror të Kosovës dhe kjo ishte ngjarja e parë sportive në të cilën u dëgjua himni i Kosovës”.
Shekulli
| Gjatë ndeshjes Kosova-Yjet |
SHËNIM I REDAKTORIT: Artikulli i mësipërm na është dërguar nga lexues Valon Murati nga Prishtina. Ngjarja e treguar prej tij, lidhet me një episod të vënë re në një ndeshje futbolli në Kosovë. Lexuesi ynë na ka dërguar edhe adresën ku mund të shihet në internet videoja për të cilën flet artikulli i tij.
Gjatë intonimit të Himnit të Kosovës në ndeshjen Kosova - Yjet e Kosovës, publiku e këndoi Himnin Kombëtar shqiptar dhe hodhi parullën: “Shqipni Entike”. Mediat raportuan se, “e shtuna e 14 qershorit 2008 do të mbetet në historinë e futbollit kosovar, edhe sepse ndeshja filloi me intonimin e Himnit Shtetëror të Kosovës dhe kjo ishte ngjarja e parë sportive në të cilën u dëgjua himni i Kosovës”.
Në fakt, unë posedoj videon që tregon se në stadium në momentin që u dha shenja për këndimin e himnit, tifozët nisën të këndojnë Himnin Kombëtar shqiptar, pra “Rreth flamurit të përbashkuar“. Videon që kam xhiruar vetë mund ta shihni dhe këtu http://www.youtube.com/watch?v=dvbVuHxc5-M
Edhe pak fjalë për ndeshjen. Për herë të parë në stadiumin e qytetit në Prishtinë zbarkuan yjet e futbollit kosovar, që luajnë anekënd Evropës, ndaj Përfaqësueses së Kosovës.
Ishte një ndeshje humanitare. Ndeshja u zhvillua në praninë e rreth 4.000 shikuesve, kurse shiu që ra pandërprerë gjatë pjesës së parë dhe fusha e rrëshqitshme nuk i lejoi futbollistët të ofrojnë maksimumin e tyre. Rezultati doli 3 me 0 për Kosovën. Golat për skuadrën e yjeve, që në fushën e lojës u udhëhoq nga kapiteni Lorik Cana, i shënuan Njazi Kuqi (24’ e 83’) dhe Bekim Kastrati (45’).
16.06.2008
Dukej sikur Turqia nuk kishte shume per te ofruar ne kete kampjonat, shume persona mendonin se do largohej shpejt, po ajo i cuditi te gjithe duke arritur te kaloje ne fazen e cerekfinaleve duke mundur nje Ceki mjaft te forte e me pervoje.
Shiu eshte nje nga elementet qe nuk iu nda Turqise gjate kesaj faze, po ashtu si loja me zemer dhe organizimi i perpikte i ekipit. Pavaresisht veshtiresive dhe kundershtareve me mjaft emer, Ekipi turk nuk u ndal. Ai beri te mundur kualifikimin e tij duke fituar ne nje ndeshje dramatike me ekipin e mirnjohur te Cekise. Megjithse kundershtaret e saj kalojne ne avantazh prej dy golash, ekipi i perfaqesueses Turke nuk u ndal, duke e rradhitur kete ndeshje midis perlave te ketij kampionati. Ishte Arda ai qe shenoi i pari per Turqit, duke i bere me te dukshme shpresat per fitoren e asaj ndeshjeje. Me pas, me kembenguljen e pashtershme te sulmuesve te ekipit Turk e me teper te Nihat, si dhe fale gabimeve te portierit Cek, brenda pak minutash, drejt fundit te pjeses se dyte, u be i mundur shenimi i dy golave qe sollen fitoren skuadres se drejtuar nga Fatih Terim.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
- 
-
-
-
-
-
-
-
- Favotites
