Në kategorinë Politikë nuk do ketë më potime për shkak të një ristrukturimi që do i bëhet webfaqes.
Faleminderit për mirëkuptimin !
05.07.2008
Partia e Ali Ahmetit do të marrë digasterin e ekonomisë, shëndetësisë, ministrin e punës dhe politikës sociale, të pushtetit vendorë dhe ministrinë e ambientit si dhe një zëvendëkryeministër.
BDI është partneri shqiptar i kolicionit të ri qeveritar të kryesuar nga VMRO DPMNE-ja. Marrëveshja u pasua me mbledhjet e komitetit ekzekutiv dhe Këshillit qendror të VMRO-DPMNE-së dhe kuvendit të përgjithshëm të BDI-së që dhanë dritë jeshille koalicionit të ri qeverisës. BDI në qeverinë e re do të kryesojë me 5 ministri dhe një post të zv kryeministrit. Kuadro të partisë së Ahmetit do të drejtojnë digasterin e ekonomisë, atë të pushtetit vendorë, shëndetësin, ministrin e punës dhe politikës socjale si dhe ministrinë e ambientit. BDI do të ketë edhe nënkryetarin e parlamentit si dhe tri poste të zv ministrave në ministrin e brebndshme atë të arsimit dhe finansave. Emrat e ministrave edne nuk publikohen sic nuk jepen as detaje se cka përmbanë marrëveshja midis BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për koalicion. Mandatari Gruevski mbrëm pas Këshillit qëndror të partisë së tij nuk u prononcua për mediat . Nuk as prononcim zyrtar nga rradhët e BDI-së. Nga VMRO DPMNE-ja thonë se kushti kryesor për koalicionin e ri me BDI-në ka qenë pranimi i programit qeveritar i cili do të zbatohet në 4 vitet e ardhshme. Mbetet pezull ka pranuar ose jo Gruevski implementimin e pikave të marrëveshjes së majit. Nëse po atherë në cfarë afati ato do të realizohen, sic janë miratimi i një ligji të posacëm për përdorimin e gjuhës shqipe dhe zgjidhja e statusit të ish pjestarëve të UCK-së. Partner ii deritanishëm tradicional shqiptar i VMRO DPMNE-së PDSH mbetet jashtë ekzekutivit. Zyrtarë të kësaj partie kanë konfirmuar këtë lajm duke e arsyetuar ketë me mosarritjen e një marrëveshje me Gruevskin për realizimin e marrëveshjes së marsit gjegjësishtë pikave të saj që janë të ngjajshme me marrëveshjen e majit midis Ahmetit dhe Gruevskit. (Bedri Rexhallari, alsat)
{Albeu}
Kryeministri i Kosovës flet në "Top Channel" për vizitën që zhvilloi në Shqipëri
Kryeministri
i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë dhënë drejtorit të
informacionit të "Top Channel", Sokol Balla, nuk e fsheh entuziazmin
për pritjen që iu bë në Tiranë. Thaçi flet për marrëdhëniet e reja mes
Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe sfidat e mëdha të shtetit të ri të
pavarur...
Jeni në Shqipëri në këtë vizitë të parë shqiptare jo thjesht si
Kryeministër i Kosovës, por si Kryeministër i Republikës së Kosovës,
tashmë një realitet i ri në skenën ndërkombëtare. Në fund të kësaj
vizite, cila është përshtypja juaj?
Përshtypja ime është jashtëzakonisht e mirë. E kam ëndërruar ta shoh
Shqipërinë krejt ndryshe, në kuptimin më pozitiv të mundshëm, si
Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Shqipëria është në një rrugë të mbarë,
që të jetë shumë shpejt pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por edhe
ndryshimeve të mëdha në kuptimin e zhvillimit ekonomik. Ajo po luan
rolin e saj të rëndësishëm edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Vizita ime, e delegacionit të Kosovës, ishte një vizitë e qeverisë së
pavarësisë së Kosovës në Tiranë me ftesën e Kryeministrit Berisha. Ne i
jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që politika e Tiranës i
ka dhënë Prishtinës. Sot, të dyja qeveritë tona, të dyja vendet tona
janë duke punuar intensivisht për implementimin e kritereve
demokratike, në mënyrë që të ecim të sigurt në rrugën për integrimin në
familjen euroatlantike.
Kjo është vizita juaj e parë si Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Pse është e rëndësishme që Tirana të jetë sërish kaq prezente në jetën
politike dhe më gjerë të Kosovës, tashmë që ju jeni shteti i pavarur?
Mendoj se për aq sa është Tirana prezente në jetën politike dhe
shoqërore qytetare në Prishtinë, po aq është Prishtina në Tiranë.
Natyrisht që janë ndikime pozitive, reciproke në kuptimin më të mirë të
mundshëm. Ky është një bashkëpunim i nivelit më të lartë shtetëror, i
komunikimeve shumë të ngushta dhe njerëzore, vëllazërore, kombëtare e
qytetëruese dhe sot Kosova e Shqipëria si dy shtete me identitete të
pavarura janë duke bashkëpunuar si kurrë më parë dhe dua të theksoj se
këto bashkëpunime në të gjitha nivelet shtetërore do të ndikojnë për
mirë në të gjithë rajonin dhe është model i bashkëpunimit. Ne si
shqiptarë jemi një komb, kemi një gjuhë, një kulturë dhe është mirë që
komuniteti ndërkombëtar dhe Uashingtoni e Brukseli e përkrah këtë
bashkëpunim të ngushtë, ndaj sot askush nuk i frikësohet këtij
bashkëpunimi, përkundrazi është inkurajues dhe për komunitetin
ndërkombëtar.
Më thoni të vërtetën, kur dëgjuat himnin e Kosovës dhe himnin e Shqipërisë si u ndjetë z. Thaçi?
Ne fituam luftën, por edhe shpallëm pavarësinë kuq e zi, pavarësinë e
Kosovës, jemi rritur dhe kultivuar me simbolet tona kombëtare dhe do
t‘i ruajmë si sytë e ballit e do t‘i kultivojmë në Kosovë dhe kudo
ndodhen shqiptarët. Ndihem shumë krenar me shtetin e pavarur sovran dhe
demokratik të Kosovës, me identitetin shtetëror, prandaj do ta
ndërtojmë dhe kultivojmë identitetin shtetëror, demokracinë qytetare,
por edhe do ta forcojmë edhe më tepër identitetin tonë kombëtar, si
shqiptarë kudo që jetojmë.
Në Parlament folët për "Ali Demin", ku keni pasur shtëpinë tuaj të
parë, folët për "Zogun e Zi", për "21 Dhjetorin", për Bllokun. Në
Shqipëri besoj te të gjithë keni përcjellë një përshtypje mjaft të
mirë, sikur e doni shumë Shqipërinë, por mos vallë në Prishtinë ua kanë
interpretuar pak më ndryshe, sikur doni më shumë Tiranën se
Prishtinën... A i druheni këtij reagimi në Prishtinë?
Gjithë jetën time ia kam kushtuar vendit tim, Kosovës, lirisë së
popullit të Kosovës; gjithë jetën time e kam vënë në përpjekjet tona
për liri të plotë dhe më vjen mirë që është kurorëzuar ajo përpjekje e
jashtëzakonshme e imja dhe e popullit të Kosovës me shtet të pavarur
sovran dhe demokratik. Ajo përpjekje është zhvilluar në Kosovë, por
duke u nisur nga kushtet dhe rrethanat e jashtëzakonshme që kemi jetuar
në Kosovë, më ka qëlluar të jetoj edhe në Tiranë, prandaj e njoh dhe më
njeh Tirana mirë, e kam dashur dhe e dua Shqipërinë, e kanë dashur
gjyshërit e mi dhe e do edhe djali im sot. Por, në të njëjtën kohë
ndihem tepër krenar në shtetin e pavarur, sovran dhe demokratik të
Kosovës. Po aq sa ndihem krenar edhe me Shqipërinë dhe të dyja
kryeqytetet tona mendoj se janë duke shkuar drejt një bashkëpunimi
tepër të mirë. Por, edhe Tirana për mua ka emocionin e saj, po aq sa
emocion të jashtëzakonshëm ka edhe Prishtina.
Aq sa mund të flitet, Prishtina është kryeqyteti i Kosovës që ju drejtoni dhe Tirana, kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve?
Unë kam emocion dhe e dua Tiranën, por kryeqyteti im është Prishtina.
Ju pashë në një marrëdhënie shumë të mirë dhe mjaft të afërt me
Kryeministrin Berisha. U duk sikur vite të tëra qejfmbetjeje në heshtje
ishin lënë pas dhe ishte ndërtuar realisht jo thjesht një raport
homologësh, por një raport i vërtetë midis kryeministrave shqiptarë?
Kam pasur nderin, krenarinë dhe mundësinë të bashkëpunoj me të gjithë
presidentët dhe kryeministrat që nga viti ‘90 e këtej. Me të gjithë kam
ndërtuar raporte të shkëlqyera bashkëpunimi, por edhe raporte private
dhe dua të falënderoj të gjithë presidentët dhe kryeministrat e
Shqipërisë, që kanë dhënë kontributet e tyre në periudha të ndryshme
për Kosovën. Në kuadër të kësaj, edhe me Kryeministrin Berisha kam
zhvilluar raporte normale, bashkëpunimi dhe tashmë raporte tepër të
ngushta ndërshtetërore, ndërkryeministrore, por edhe miqësore.
Gjithashtu kam raporte edhe me liderë të tjerë të Shqipërisë, raporte
edhe private, edhe zyrtare, edhe me partinë në pushtet dhe me opozitën.
Me Berishën jam takuar kur kemi qenë të dy në opozitë dhe kemi
prezantuar ato vlera që prezantojmë edhe sot, ai si Kryeministër i
Shqipërisë dhe unë i Kosovës.
A ka projekte konkrete të përbashkëta midis dy qeverive?
Projekte konkrete të përbashkëta ka, që do të fillojnë së shpejti në
infrastrukturën rrugore, pastaj do të ketë projekte konkrete edhe për
portet. Komisionet ndërshtetërore do të bisedojnë edhe për turizmin dhe
arsimin. Kështu që mendoj se gjërat do të lëvizin më shpejt dhe do të
jetë një bashkëpunim që do të reflektojë në të mirë të të dyja vendeve.
Kryeministrit Berisha ju drejtuat me fjalët se historia do t‘u jetë
mirënjohës, ndërkohë që kryetarit të opozitës, z. Rama, ju drejtuat me
frazën se ju do të jeni lideri i së ardhmes. A mos mendoni se në këtë
mënyrë keni shprehur një preferencë tuajën politike personale dhe, nga
ana tjetër, a keni frikë se kjo mos ju interpretohet edhe si ndërhyrje
në punët e brendshme të Shqipërisë?
Në Shqipëri nuk jam për t‘i dhënë favore as këtij, e as atij lideri,
por jam që të prezantoj shtetin e Kosovës, institucionet dhe vullnetin
e qytetarëve të Kosovës. Nuk mund të mos jemi dhe do të ishim tepër
naivë që të mos i ishim mirënjohës si komb Kryeministrit Berisha për
këmbënguljen e tij të jashtëzakonshme për përfundimin e rrugës
Durrës-Kukës-Morin dhe ne si qeveri e Kosovës do të vazhdojmë pjesën
nga Vërmica në Merdare, por në të njëjtën kohë duhet mbështetur puna e
jashtëzakonshme për ndryshimin e Tiranës që ka bërë Edi Rama dhe i
besoj këtij vullneti, këtij përkushtimi dhe bashkëpunimi të dy liderëve
kryesorë, natyrisht dhe të z. Meta e të tjerëve, të cilët të gjithë po
punojnë për të mirën e Shqipërisë. Ky është edhe mesazhi im
përshëndetës edhe për punën e tyre të mirë. Më gëzon fakti edhe për
bashkëpunimin e tyre të ngushtë.
Si e shikoni të ardhmen e kufirit Shqipëri-Kosovë?
Të dyja vendet punojnë për hapje, për demokratizim të kufijve dhe duam
të jetojmë në një realitet të ri, në realitetin evropian, në realitetin
e rajonit pa kufi, në kuptimin e pengesave aktuale që janë, por edhe në
kuptimin e standardeve perëndimore.
Jeni në një moment të rëndësishëm të qeverisjes suaj, tashmë Kosova ka
flamurin, Kushtetutën, himnin. Qeveria juaj ka më shumë kompetenca dhe
përgjegjësi, megjithatë duket se situata nuk është fort e favorshme në
raport me Serbinë, me njohjen ndërkombëtare dhe padyshim me shtrirjen e
qeverisjes, pra të kabinetit tuaj në të gjithë territorin e Kosovës.
Pra, si mendoni se do të jetë perspektiva në këtë drejtim?
Kosova është njohur prej 43 shtetesh dhe do të njihet prej shumicës së
shteteve të botës mjaft shpejt e më pas do të jetë pjesë e OKB-së.
Është njohur prej 7 vendeve të G-8-ës dhe prej shumicës së vendeve të
BE-së dhe të NATO-s, ndërsa do të njihet dhe nga Maqedonia e Mali i Zi.
Së shpejti do të ndërtojmë raporte të vullnetit të mirë të
bashkëpunimit ndërshtetëror edhe me Serbinë, por kjo varet edhe nga
vullneti i Beogradit. Prishtina është e gatshme, duke respektuar
sovranitetin dhe integritetin e dy vendeve tona, që të ndërtojmë
raporte të mira edhe me Serbinë. Kjo është në interes të paqes dhe
stabilitetit mes dy vendeve.
Ditën e ashtuquajtur "Dinog Dani"-it, serbët e Kosovës kanë deklaruar
se do të ngrenë Kuvendin e tyre paralel. Si do të reagojë qeveria e
Kosovës, a do të ketë reagim nga ju dhe a keni marrë nga NATO sigurinë
se kufijtë veriorë do të mbyllen dhe Kosova në fund të fundit do të
ketë një çati në veri të saj?
Në Kosovë nuk do të këtë struktura paralele, enklava dhe struktura
destabilizuese. Në Kosovë do të funksionojnë institucionet shtetërore
të Republikës sonë, sidomos pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së
shtetit të Kosovës. Ne, hap pas hapi do ta shtrijmë autoritetin edhe në
pjesën veriore të Mitrovicës. Kemi mbështetjen civile ndërkombëtare në
rolin këshillues, por edhe prezencën e NATO-s.
Opozita, e përfaqësuar nga Ramush Haradinaj, ju ka kritikuar ashpër në
këtë drejtim, se ju nuk keni një plan për zgjidhjen e situatës në
Mitrovicë?
Mendoj se këto gjëra nuk përkojnë fare me realitetin shumë pozitiv dhe
të përshëndetur edhe prej zyrtarëve të komunitetit ndërkombëtar. Unë
jam Kryeministër i Kosovës dhe i gjithë qytetarëve të Kosovës. Këto
akuza janë tepër të ulëta dhe nuk merrem me gjëra të tilla.
Në fund doja t‘ju bëja një pyetje në lidhje me atë që ndodhi në
shtëpinë tuaj. Mesa jemi informuar, ju keni ndërruar shtëpi. Sa
realisht ndikoi ajo ngjarje në familjen tuaj, por më shumë në punën
tuaj si Kryeministër i Kosovës?
S‘do t‘ia dëshiroja askujt që t‘i ndodhte diçka e tillë, jo vetëm
liderëve, por edhe qytetarëve. Prandaj, ndjeshmëria është si prind e si
bashkëshort. Por axhendën time nuk mund ta ndërrojë askush. Ajo është e
qartë, e prerë. Vendosmëria është ajo që ka qenë edhe më herët. Do të
vazhdoj punën, që është implementimi i axhendës sonë shtetërore,
prioritet kryesor. Dua t‘i besoj plotësisht drejtësisë dhe nuk dua të
ndërhyjë politika në këtë aspekt.
Në fund një mesazh për shqiptarët e Shqipërisë nga ana e Kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës?
Mesazhi im është mirënjohja dhe respekti për shtetin shqiptar, për
politikën shqiptare, për popullin shqiptar, që i ka dhënë mbështetje
ndërtimit të Kosovës sovrane dhe demokratike. Dhe mirë u takofshim si
dy shtete të pavarura në familjen euroatlantike, në NATO dhe BE.
Ne fituam luftën, por edhe shpallëm pavarësinë, kuq e zi, pavarësinë e
Kosovës, jemi rritur dhe kultivuar me simbolet tona kombëtare dhe do
t‘i ruajmë si sytë e ballit dhe do t‘i kultivojmë në Kosovë e kudo ku
ndodhen shqiptarët. Por ndihem shumë krenar me shtetin e pavarur sovran
dhe demokratik të Kosovës
17.06.2008
Me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha,
kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të qëndrojë për një vizitë
zyrtare në Shqipëri nga 19-20 qershor. Këtë e bëri të ditur Zyra e
kryeministrit të Kosovës, sipas së cilës, gjatë qëndrimit në Shqipëri
Thaçi do të ketë takime me personalitetet më të larta shtetërore të
Shqipërisë: me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha,
kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, me kryetarët e partive
opozitare, Edi Rama dhe Ilir Meta, si dhe me politikanë të tjerë.
"Vizita e parë zyrtare në Shqipëri e
kryeministrit të Kosovës së pavarur është një ngjarje e madhe historike
e shumëpritur për të gjithë shqiptarët", - citohet në njoftim ftesa e
kryeministrit Berisha drejtuar kryeministrit Thaçi.
Gjatë
vizitës në Shqipëri, në një ceremoni solemne të organizuar nga Bashkia
e Tiranës, Thaçit do t’i dorëzohet Çelësi i kryeqytetit shqiptar.
Ndërsa Bashkia e Qytetit të Vlorës do ta shpallë kryeministrin Thaçi
"Qytetar Nderi i Vlorës".
(start)
Partitë Shqipëtare sigurojnë 30 deputetë
16.06.2008
Kryetari i KSHZ-së në Maqedoni, Jovan Josifovski në konferencën e sotme për media bëri të ditur numrin e saktë të deputetëve që fituan partitë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas të dhënave të KSHZ-së, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka fituar 63 deputetë, Koalicioni i prirë nga LSDM ka fituar 27 deputetë, Bashkimi Demokratik për Integrim 18 deputetë, Partia Demokratike Shqiptare 11 deputetë dhe Partia për Ardhmëri Evropiane 1 deputetë.
Në shtabin e VMRO-DPMNE deklarojnë se së shpejti lideri i tyre Gruevski do të fillojë negociatat për formimin e koalicionit, por duke mos dhënë detaje të tjera plotësuese.(start)
Zgjedhjet: BDI është e preferuara e Shqipëtarëve16.06.2008Sipas këtyre rezultateve BDI ka fituar 18 ose 19 deputetë, kurse Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) vetëm 10 deputetë, ndërkaq qw Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) ka humbur mandatin të cilin e fitoi më 1 qershor. Është ky epilogu i zgjedhjeve parlamentare i cili e ka nxjerrë BDI-në si fitues absolute të këtyre zgjedhjeve, pas përsëritjes e cila ndodhi për shkak të incidenteve dhe parregullsive të shumta që ndodhën dy javë më parë. Megjithatë, disfata e këtillë nuk qenë pengesë që PDSH të shpallë sërish fitore absolute në zgjedhje, gjë që e ka bë zëdhënësi Adriatik Imeri. Fitoren e këtillë nuk e ka “konfirmuar” publikisht kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, që ka qenë edhe sinjali i parë se kjo parti mund të ketë pësuar disfatë. Sinjali tjetër ka qenë fakti se edhe përkundër shpalljes së “fitores bindëse”, simpatizantët e PDSH-së nuk kanë dalë nëpër rrugët e Tetovës për të festuar, sikurse dy javë më parë. Në PDSH të dielën në mbrëmje nuk kanë dalë me kurrfarë rezultati për zgjedhjet e përsëritura. Këtij rezultati i ka paraprirë proces i qetë zgjedhorë, në të cilin nuk është shënuar ndonjë incident më i rëndë, me çka janë paraqitur gjasa për përmirësim të pasqyrës së keqe e cila u krijua për vendvotimet në rajonet shqiptare dy javë më parë. Në orën 19 janë mbyllur vendvotimet në njësitë zgjedhore një, dy dhe gjashtë. Të drejtë vote në këto vendvotime patën 161.874 qytetarë, mirëpo kanë votuar rreth 50 për qind prej tyre. Një ditë më parë të drejtën për votim patën mundësi ta realizojnë 454 persona të zhvendosur brenda vendit, 180 persona, të cilët janë në vuajtjen e dënimit me burg apo në paraburgim dhe personat e sëmurë. Sipas të dhënave të fundit që i publikoi KSHZ-ja, jehona deri në orën 17 ishte 43,22 për qind. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rezultatet e para nga zgjedhjet i shpall në afat prej 12 orëve, ndërsa ato përfundimtare 24 orë pas përfundimit të votimit.
Edhe të dielën nuk kanë munguar akuzat e ndërsjella mes dy partive shqiptare për tentime për vjedhje të votave. Në BDI kanë akuzuar se janë regjistruar shumë tentime të PDSH-së për prishjen e procesit zgjedhor, akuzoi zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti në konferencën për shtyp në Reçicë të Madhe të Tetovës. Ajo tha se ka pasur incidente dhe parregullsi në të gjitha tre njësitë zgjedhore ku është rivotuar. Sipas zëdhënëses, në Reçicë të Madhe janë vjedhur 3.000 fletëvotime, material të cilin, siç tha, PDSH-ja mund ta keqpërdorë për falsifikim. "Në fshatin Logjë mungojnë 240 fletëvotime. Në Zherovjan është regjistruar një person se si voton më shumë herë. Në Trebosh aktivistë të PDSH-së kanë mbushur kuti, dhe policia nuk i ka mbikëqyrur", tha Mehmeti. Zëdhënësja e BDI-së shtoi se në njësinë zgjedhore gjashtë aktivistë të PDSH-së të cilët kanë marrë pjesë në parregullsitë zgjedhore të 1 qershorit tani janë mbikëqyrës në vendvotimet. Ajo shtoi se në Kondovë Afrim Serati ka sulmuar në person pasi që ai ka votuar. Në fund ajo iu falënderua të gjithë votuesve të cilët e kanë dëgjuar këshillin e tyre dha kanë dalë në rivotim me çfarë, siç theksoi është arritur jehonë e madhe. Zëdhënësi i PDSH-së Adriatik Imeri tha se KSHZ-ja dhe MOST e kanë konstatuar atë që PDSH-ja me vite thonte se në Zajaz dhe Osllomej nuk ka votim. "Në Zajaz dhe Osllomej nuk ka votim, por ka një agjenci turistike 'Zajas turs' e cila i shëtit votuesit e ashtuquajtur nga një vendvotim në vendvotim tjetër", deklaroi Imeri. Sipas PDSH-së, ditën e sotme e shënuan edhe një seri incidentesh tjera, siç janë vjedhja e materialit zgjedhor në Reçicë të Madhe nga ana e Xhevad Ademit dhe drejtorit të shkollës fillore, kundër të cilëve PDSH-ja sot ka ngritur padi penale. Imeri shtoi se ka pasur vjedhje të votave në Likovë dhe tentim të pasuksesshëm në Forinë. Ai theksoi se pas fitores së sotme i pret punë e madhe, realizim i të drejtave shqiptare dhe realizim i platformës së PDSH-së.
Lista e deputetëve shqiptarë në bazë të rezultateve të para
BDI: Blerim Bexheti, Ermira Mehmeti, Fehmi Jonuzi (NJZ 1), Xhemail Jashari, Safet Neziri, Zymrete Jakupi, Hajrulla Misini (NJZ 2), Fazli Veliu, Tahir Hani (NJZ 5), Ali Ahmeti, Teuta Arifi, Rafiz Haliti, Talat Xhaferi, Xhevat Ademi, Lindita Qazimi, Adnan Jashari, Hisen Xhemaili, Luljeta Marku, Vullnet Ahmeti ? (NJZ 6)
PDSH: Imer Selmani (NJZ 1), Abedin Zyberi (NJZ 2), Arben Xhaferi (NJZ 5), Menduh Thaçi, Besim Dogani, Meral Uzeiri - Ferati, Imer Aliu, Sulejman Rushiti, Sadije Ilazi, Daut Rexhepi ? (NJZ 6)
Ahmeti: Vullneti i popullit nuk mund të mposhtet
“Vullneti i popullit nuk mundet të mposhtet”” ka deklaruar menjëherë pas shpalljes së fitores së partisë tij, kryetari i BDI-së Ali AHmeti. Ai ka apeluar te simpatizantët e tij që ta festojnë fitoren në mënyrë të qetë dhe pa të shtëna. Kryetarii BDI-së ka shtuar se rivotimi i ditës së diel ka dëshmuar se shqiptarët e Maqedonisë janë popull i civilizuar që dinë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike.
Policia arreston “sigurimsin” e Refet Elmazit
Policia të dielën arrestoi pjesëtarin e saj që është truproje i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Refet Elmazi.
Bëhet fjalë për personin me inicialet R.A., i cili është arrestuar në afërsi të shkollës fillore në fshatin Kamjan ku mbaheshin votimet. Forcat speciale kanë arrestuar në Bogovinë rreth orës 17.00, Ramadan Imerin, pjesëtar i policisë pasi ka poseduar armë pa leje. I njëjti person akuzohet për rrahjen e operatorit të TV “Alsat”, dhe pas këtij incidenti ishte i pezulluar nga puna. (lajm)
{Albeu}
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
- 
-
-
-
-
-
-
-
- Favotites
