Lidhjet globale të shërbimit të internetit do të arrijnë në 500 milionë vitin e ardhshëm, sipas një kërkimi të ri nga Futuresource Consulting. Firma analizuese tha se lidhjet DSL janë ende forma më popullore e lidhjes së internetit.
Rreth 60 përqind e shtëpive përdorin metodën e lidhjes me anë të linjës së telefonit, ndërsa 20 përqind e tyre përdorin lidhjet kabllore.
Lidhjet më të shpejta të internetit u gjendën në Japoni dhe në Korenë e Jugut, ku shpejtësia mesatare ishte rreth 30Mbit/s. SHBA, për krahasim, regjistrohej me një shpejtësi mesatare 2.7Mbit/s.
Suedia postoi shpejtësinë më të madhe në Evropë, me një lidhje mesatare prej 14Mbit/s.
Futuresource beson se shumica e rritjes në të ardhmen do të ndodhë në tregjet në zhvillim, sesa në vendet e zhvilluara ku interneti është konsoliduar tashmë.
“Edhe pse tregjet në shumë vende të zhvilluara po ngopen, po fillojnë të shfaqen vende strategjike alternative. Kërkimi ynë tregon se Afrika dhe Lindja e Mesme do të përjetojnë kulmin këtë vit me një rritje rreth 33 përqind”, tha analisti i vjetër i tregjeve Patrik Pfandler i Futuresource.
“Në afat të gjatë, India është vendi për t’u parë me kujdes në katër vitet e ardhshëm. Me një raport nga më të ultët për lidhjet fikse të internetit në këtë moment, në vetëm pak mbi 2 përqind, ose 5 milionë abonentë, tregu projektohet të rritet me pesëfish në 2013, te pothuajse 25 milionë linja.”
{krokodili.com}
Zëri i Amerikës 18-05-2009 |
Astronautët amerikanë përfunduan ecjen e katërt në hapësirë për të riparuar Teleskopin Habëll.
Astronautët Majk Gud dhe Majk Masimo zëvendësuan dje panelin e furnizimit me energji të një instrumenti të fuqishëm të teleskopit, i cili e lejon NASA-n të vëzhgojë vrimat e zeza dhe galaktikat.

Dy astronautët patën vështirësi për çmontimin e një parmaku i cili duhej hequr për të filluar riparimet. Megjithëse ata nuk arritën të heqin njërin nga bullonat e parmakut, ata arritën ta përkulin atë dhe të vazhdojnë punën.
Ecja në hapësirë zgjati më tepër se 8 orë. Kjo ishte ecja e gjashtë më e gjatë në historinë e programit amerikan të hapësirës.
Problemet me bullonin dhe me një instrument, bateria e të cilit ishte dobësuar, bënë që astronautët të mos e përfundonin njërën nga detyrat e planifikuara për ecjen e djeshme – zëvendësimin e një pjese të materialit izolues të teleskopit që ishte vjetëruar. Kontrollorët në Tokë po shikojnë mundësinë që ky problem të zgjidhet me një dalje tjetër në hapësirë sot.
06.05.2009
Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në qytetin Norilsk të Rusisë, ku një foshnjë djalë nisi të flasë disa minuta pasi kishte lindur. Sipas lajmit që bëhet i ditur nga faqja “pravda.ru”, thuhet se foshnja fliste fjalë në dijeni të plotë. Gazetari thotë se ishin çuditur jashtë mase kur kishin parë vetë aftësitë përtej të zakonshmes të fëmijës me emrin Stetan. Sapo kishte lindur, fëmija kishte thënë “baba”, e pas disa minutash “nënë”. Kur një ditë më pas, e ëma, Liza, i thotë të birit “do vijë babi”, Stepan tha: Babai? Kush?
Psikologja-gjinekologe Marina Papanova që ishte e pranishme gjatë lindjes së Stepanit, deklaroi se e kishte dëgjuar fëmijën të fliste me veshët e saj. “Punoj qyshprej vitit 1986 në këtë maternitet dhe kurrë nuk më ka rastisur një episod i tillë. Fëmijët e sapolindur e kanë shumë të vështirë t’i belbëzojnë këto fjalë”, tha ajo.
Papanova vazhdon më tej: "Embrioni është i përshtatshëm të edukohet qysh në bark të nënës. Ai mund ta ndjejë botën nëpërmjet ndjenjave të së ëmës. Nëse me embrionin punohet dhe mundohet t’i jepet një edukim si fëmijë i lindur, fëmija mund të lindë me aftësi të jashtëzakonshme”, tha ajo.
{Marre nga Albeu}
Denohet gabimisht, lirohet ngha burgu pas 16 vjetesh
Nje i burgosur ne SHBA ka lene qeline pas 16 vjetesh burg, pasi eshte shpallur i pafajshem. Pasi ka kaluar me shume se gjysmen e jetes pas hekurave, Thaddeus Jimenez eshte liruar nga autoritetet.
Ai ishte arrestuar ne vitin 1993 kur ishte vetem 13 vjec, pasi u akuzua per vrasjen e nje bashkemoshatari.
Dy gjykata per te mitur e kishin shpallur fajtor per krimin ne baze te tre deshmive.
Por ato kane rezultuar false dhe 30-vjecari eshte liruar nga burgu.
{Albeu}
05.07.2008
Indiania 70 vjeçare Omkari Panvar që kishte dy vajza dhe pesë nipa, i lindi binjakët: një djalë dhe një vajzë me peshë prej vetëm 900 gramë.
Indiania shtatëdhjetë-vjeçare Omkari Panvar që është në moshë për të qenë stërgjyshe, lindi binjakë në shtetin Utar Pradesh të Indisë. Panvar e cila kishte dy vajza dhe pesë nipa, i lindi binjakët: një djalë dhe një vajzë me peshë prej vetëm 900 gramë. Ata kanë ardhur në jetë me anë të operacionit.
"Ne kemi dy vajza por deshëm të kishim edhe një djalë që do të vazhdojë të kujdeset për pronën tonë. Binjakët janë dhurata më e mirë prej Zotit", deklaroi
Omkari Panvar, nëna 70 vjeçare.
Mjeku Nisha Malik thotë se Omkari ishte fertilizua me metodën invitro. "Për shkak të komplikimeve ishte detyruar të lindë me anë të operacionit cezarian në javën e 32 të shtatzanisë", tha Malik.
Babai i foshnjave 76 vjeçari Karan Singh është shumë i lumtur nga lajmi. Ai ka pritur për këtë moment shumë vjet më parë. "Prej vitesh kam dashur të kem një djalë që do të kujdeset për vajzat e mia. Pas vdekjes sime ai do të vazhdojë të kujdeset edhe për pronën dhe do ta vazhdojë familjen", thotë babai i lumtur Karan Singh.
Nëna më e vjetër në botë Omkari ka thyer rekordin Guiness i cili deri më tani mbahej nga 67 vjeçarja nga Rumania Adrijana Iliesku e cila lindi një vajzë në vitin 2005. Omkari në fakt nuk ka një çertifikatë lindje, por kujton se ka qenë 9 vjeç kur Britanikët e kanë braktisur Indinë në vitin 1947.
{Albeu}
• Abuzimi
me duhanin apo alkoolin ndikon në acarimin dhe shfaqjen e dhimbjes së
kokës, veç dëmtimeve të tjera që jep në organet e brendshme.
AIDA MALAJ
Në
një intervistë për “Panorama”, mjeku neurolog, Agron Islamaj, shpjegon
se si ndikojnë konkretisht dhe çfarë mund të bëhet nëse shfaqet dhimbja
e kokës:
Doktor, duhani konsiderohet si një nga shkaktarët e shfaqjes së dhimbjes së kokës. Si ndikon konkretisht nikotina?
Duhani
mund të ndikojë deri në shfaqjen e një krize të dhimbjes së kokës,
sidomos te personat që janë predispozuar të kenë cefale. Duhani, ose më
saktë nikotina, vë në qarkullim një sasi të madhe monoksidi karboni, që
zëvendëson oksigjenin te rruazat e kuqe të gjakut. Në mungesë të
oksigjenit, truri i nënshtrohet fenomeneve vazodilatatore (ngushtimi të
enëve të gjakut), pra të ndryshimeve të kalibrit në enët e gjakut, gjë
që provokon dhimbjen e kokës. Ndaj thuhet që nëse lini duhanin, ose
pakësonin numrin e cigareve që pini në ditë, arrini të qetësoni apo
eliminoni dhimbjen e kokës.
Si ndikon alkooli në shfaqjen e dhimbjes së kokës?
Alkooli
është një vazodilatator i fortë, që ndikon në shtimin e prodhimit të
histaminës, një substancë kjo që ndikon në shfaqjen e dhimbjes së
kokës. Dhimbja e kokës që ndjen pas dehjes me alkool, vjen pikërisht si
pasojë e nivelit të lartë të alkoolit, që shoqërohet gjithmonë me një
gjendje jo të mirë të përgjithshme fizike.
Gjumi i tepërt apo i pakët ndikon në dhimbjen e kokës?
Po,
sigurisht. Kjo lidhet me efektin që ka në luhatjet e ritmit natyral të
gjumit dhe zgjimit, dhe për pasojë dhe në prodhimin e disa substancave
që ndikojnë në mirëqenien e organizmit, si p.sh adrenalina.
Kur duhet të shqetësohemi dhe t’i drejtohemi mjekut për dhimbjen e kokës?
Te
mjeku duhet të shkohet për çdo dhimbje koke që zgjat në kohë, (për disa
orë) dhe që s’njihet një shkaktar shpërthyes. Por dhe kur shoqërohet me
simptoma të tjera si p.sh të përziera, të vjella, probleme me shikimin
etj. Në çdo rast duhet të përcaktohet shkaktari në mënyrë që të bëhet
mjekimi dhe trajtimi i duhur i këtij problemi.
Si mund të trajtohet dhimbja e kokës?
Trajtimi
i dhimbjeve të kokës duhet bërë vetëm nga mjeku specialist. I sëmuri
nuk duhet të kënaqet asnjëherë me qetësimin nga një paracetamol apo një
qetësues tjetër, të cilët ndikojnë vetëm në uljen e intensitetit e
dhimbjes pa u gjetur diagnoza. Nëse episodet e dhimbjes së kokës janë
të shpeshta, është e domosdoshme të njihet dhe kuruar burimi, pra
nevojitet të bëhet trajtimi i plotë dhe si duhet i problemit. Këtë mund
ta bëjë vetëm një mjek specialist.
Shkaqet
Shkaqet “banale” të dhimbjes së kokës
Një
pozicion i papërshtatshëm i trupit apo qafës, mund të provokojë një
rritje tensioni të muskujve të kokës dhe të qafës. Fenomen ky që
përfaqëson një nga shkaqet kryesore të një nga formave më të zakonshme
të dhimbjes së kokës.
Por jo vetëm kaq, qëndrimi në timon kur
drejton makinën, apo pozicioni që mbahet duke lexuar apo duke punuar në
kompjuter, bëhen shpesh arsyeja kryesore e shpërthimit të dhimbjes së
kokës. Por dhe qëndrimi që mbahet kur fle apo mbajtja e një jastëku
mjaft të fortë, mund të provokojë një dhimbje koke në zgjim.
Si ndikon ushqimi në dhimbjen e kokës
Në
disa raste, sidomos në rastin e migrenës, ushqimi luan një rol të
rëndësishëm në shfaqjen e krizave. Ekzistojnë disa ushqime që mendohet
se ndikojnë në shfaqjen e dhimbjes së kokës. Të tilla janë: alkooli
(birra, vera e kuqe dhe pijet e forta alkoolike); qumështi, kosi dhe
sidomos djathi i staxhionuar për një kohë të gjatë; ushqimet pikante
apo mishi i përpunuar; kafeina (që gjendet në: kafe, çaj, çokollatë);
në ushqimet e konservuara (turshi, konservat e peshkut); në agrumet
(portokallet, limonët); së fundi në ushqimet e shpejta (sanduiç,
hotdog) etj.
{Panorama}
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
- 
-
-
-
-
-
-
-
- Favotites
