Qeveria hap tetë programe doktorature për Universitetin e Tiranës, Politeknikun dhe Bujqësorin. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, qeveria vendosi hapjen e programeve të studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës. Tri doktoratat e miratura për Juridikun janë: Doktoratë në “Shkenca juridike civile”; Doktoratë në “Shkencat penale”; Doktoratë në “E drejta publike”. Ndërsa kuotat e pranimit në këto programe studimi të doktoratës, në Fakultetin e Drejtësisë, për vitin 2009, janë gjithsej, 30, prej të cilave 4 për kandidatët nga jashtë kufijve të vendit. Për Universitetin Politeknik të Tiranës qeveria ka miratuar hapjen në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, të programit të studimit të ciklit të tretë, të doktoratës, në “Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit”.
Botohet lista e aplikantëve, diplomat e të cilëve janë njohur në tre muajt e fundit. Aplikantët duhet të paraqiten në Ministri për të tërhequr certifikatën e njohjes
Ministria e Arsimit publikon zyrtarisht emrat e 886 aplikantëve që i’u është njohur diploma edhe në vendin tonë. Bëhet fjalë për aplikantët, diplomat e të cilëve kanë kaluar së fundmi në “sitën” e dikasterit të Arsimit, për të marrë vulën e njohjes. Sipas njoftimit zyrtar të kësaj Ministrie, në listën e publikuar janë përfshirë emrat e kandidatëve, diplomat e të cilëve janë njohur gjatë tre muajve të fundit, duke filluar nga muaji prill deri në qershor 2009.
Përgjigjet afishohen nëpër shkolla. Këtë vit, më pak ngelës
Notat e provimit të parë të detyruar të Maturës Shtetërore, të Gjuhës dhe Letërsisë janë shpërndarë nëpër të gjitha shkollat e mesme në vend, duke shuar në këtë mënyrë kureshtjen dhe ankthin e të rinjve. Tashmë të gjithë mund të konsultojnë rezultatet e marra dhe të publikuara me ato të cilat kishin menduar se do të arrinin nga përllogaritja personale mbi bazë të çelësit të përgjigjeve të nxjerra që ditën e provimit nga ana e Ministrisë së Arsimit. Kjo e fundit, në një qëndrim zyrtar mesditën e djeshme, bëri të ditur se "pas përfundimit me sukses të procesit të korrigjimit të testeve në të katër Qendrat e Vlerësimit në Tiranë, Shkodër, Elbasan e Fier filloi printimi i rezultateve në nota të nxënësve". Sipas përfaqësuesve zyrtarë të kësaj ministrie, bëhet e ditur se shpërndarja e rezultateve nëpër drejtoritë rajonale dhe zyrat arsimore, nisi që mesditën e djeshme. Më pas filloi edhe procedura e afishimit në vende të dukshme në shkollat e mesme.
14.06.2009
Ka thuajse dy vjet që në Maqedoni nuk është nostrifikuar as edhe një diplomë e vetme e Universitetit të Prishtinës dhe shkollave të mesme të Kosovës, bën të ditur e përditshmja “Lajm” e Maqedonisë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) të Maqedonisë duket se ka vendosur t’i mbajë “iso”-n politikës serbe të mos pranimit të institucioneve kosovare edhe pse Qeveria maqedonase e ka njohur shtetin e Kosovës në tetor të vitit të kaluar, kurse që prej vitit 2005 ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në sferën me të cilën Kosova dhe Maqedoni obligohen të njohin diplomat e këtyre dy vendeve.
Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM), ka bërë të ditur se nga 25.764 maturantë sa i janë nënshtruar testit të maturës së sivjetme, kalueshmëria ka qenë 45.66 % , që është rezultat i përafërt me atë të vitit të kaluar.
Kërkohet prodhimi i teksteve të gjuhëve të huaja, si anglisht, italisht apo frëngjisht, me anë të së cilave do të mësojnë nxënësit nga klasa e tretë deri në klasën e dymbëdhjetë
Marsel LELA
TIRANË - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka rishpallur ditën e djeshme konkursin publik për përzgjedhjen e subjekteve që do të prodhojnë dhe shpërndajnë metoda origjinale të mësimit të gjuhëve të huaja në shkollat shqiptare. Bëhet fjalë për tekstet e gjuhëve të huaja, si anglisht, italisht apo frëngjisht, me anë të së cilave do të mësojnë nxënësit nga klasa e tretë deri në klasën e dymbëdhjetë.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
- 
-
-
-
-
-
-
-
- Favotites
