Botohet lista e aplikantëve, diplomat e të cilëve janë njohur në tre muajt e fundit. Aplikantët duhet të paraqiten në Ministri për të tërhequr certifikatën e njohjes
Ministria e Arsimit publikon zyrtarisht emrat e 886 aplikantëve që i’u është njohur diploma edhe në vendin tonë. Bëhet fjalë për aplikantët, diplomat e të cilëve kanë kaluar së fundmi në “sitën” e dikasterit të Arsimit, për të marrë vulën e njohjes. Sipas njoftimit zyrtar të kësaj Ministrie, në listën e publikuar janë përfshirë emrat e kandidatëve, diplomat e të cilëve janë njohur gjatë tre muajve të fundit, duke filluar nga muaji prill deri në qershor 2009.
Tashmë, të gjithë aplikantët që kanë kaluar me sukses procesin e ekuivalentimit të diplomës duhet të paraqiten pranë Ministrisë së Arsimit për të tërhequr certifikatën e njohjes. Të konvertosh një diplomë të fituar jashtë kufijve edhe në vendin tonë është një procedurë që kërkon kohë. Më së paku, njohja e diplomave të mbrojtura jashtë bëhet për tre muaj. Ndërsa koha maksimale që një aplikanti i duhet të pres për të marrë dokumentin e njohjes së diplomës është një vit. Studentët që janë diplomuar jashtë vendit dhe duan që diploma e tyre të jetë e vlefshme edhe në Shqipëri duhet të ndjekin një sërë procedurash. Sektori i Njohjes së Diplomave në Ministrinë e Arsimit kryen procedurat për njohje diplomash dhe certifikatash të huaja për diploma të arsimit të lartë si: diploma të ciklit të parë, të ciklit të dytë, të diplomave Master i Nivelit të dytë si dhe certifikatave të specializimit. Vetëm diplomat e Doktoraturës nuk janë objekt i Sektorit të Njohjes në Ministri.
{Lista eshte botuar ne gazeten "Albania", 19 qershor 2009}
Aucun commentaire
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
- 
-
-
-
-
-
-
-
- Favotites
