NEWS Blog > Raporti, KLD: "Mėkatet" e gjyqtarėve

Le 21/06/2009 ą 14:06Gjyqësori

Zbardhen detaje të inspektimit: Abuzime të shumta në gjykatat e Tiranës, Gjirokastrës, Durrësit e Vlorës

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar inspektimin e beftë në gjykatat e Shqipërisë, duke gjetur dhjetëra shkelje, ndërsa një raport përfundimtar do të përgatitet në ditët në vijim. Burime konfidenciale nga zyra e inspektimit në KLD deklarojnë se janë gjetur shkelje në gjykatat e Gjirokastrës, Vlorës, Durrësit, Elbasanit dhe Tiranës.

Në këto gjykata janë evidentuar gjyqtarët me shkelje të rënda, të cilët në përfundim të raportit do t‘i paraqiten anëtarëve të KLD-së për masa disiplinore. Inspektimi Një nga gjyqtarët që do të shkojë për procedim disiplinor dhe ndoshta për ndjekje penale, është gjyqtarja e Gjirokastrës, Mirela Kore. Sipas inspektimit, asaj i është gjetur një dosje e falsifikuar. "Dosja i përket një gjyqi civil me palë një firmë private dhe Drejtorinë
e Doganave. Janë evidentuar tri procesverbale të seancës së falsifikuar, numri i të cilave nuk korrespondon me numrin e seancave që rezultojnë në dosje", thanë burime nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Sipas tyre, këto procesverbale janë gjetur në fund të dosjes, të pa përfshira gjatë fazës
së gjykimit të dosjes dhe shtyrjeve të vazhdueshme. Inspektorët e KLD-së kanë mbajtur një procesverbal për këtë falsifikim, ku ka firmosur kancelari i gjykatës, sekretarja e gjyqtares dhe vetë gjyqtarja. Ndërkohë, në Gjykatën e Vlorës dhe të Durrësit janë gjetur shkelje, kur dy gjyqtarë, edhe pse në treshe gjykuese, janë shprehur me vendim pa qenë i pranishëm gjyqtari i tretë, i cili mungonte atë ditë, dhe më pas kanë firmosur për vendimin. Sipas burimeve të KLD-së, gjyqtarët do të shkojnë për masë disiplinore shkarkim nga detyra dhe ndjekje penale për falsifikim. Gjatë inspektimeve
të befta është kontrolluar ecuria e punës së çdo gjyqtari ndaj të cilëve do të bëhet një vlerësim konkret për karrierën.
Kontrolli Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi dy javë më parë një inspektim në gjykatat e rretheve të Shqipërisë, pas ankesave të dhjetëra qytetarëve
për parregullsi në gjykim. Inspektorët e KLD-së vazhduan punën edhe në kontrollin e gjykatave kryesore të Shqipërisë, si ajo e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.
KLD-ja ka miratuar kryerjen e një inspektimi tematik, objekt i të cilit është kontrolli i zhvillimit të seancave gjyqësore në respektim të solemnitetit
gjyqësor, reflektimit të etikës gjyqësore, zhvillimit të gjykimeve në orar dhe disiplinës në punë. Ky inspektim u vendos në mënyrë
unanime nga të gjithë anëtarët, në bazë të ankesave të shumta që janë depozituar në KLD dhe që ngrenë si shqetësim çështje të tilla.
Sipas KLD-së, inspektimi u drejtua në gjithë Gjykatat e Faktit e Apelit, dhe me konkluzionet e nxjerra do të hartohet një raport i
hollësishëm së bashku me rekomandimet për problematikat e konstatuara në to. Në bazë të raportit do të parashtrohen përpara
KLD-së çështjet për trajtim të mëtejshëm lidhur me problemet e konstatuara. Gjykatat e rretheve dhe ato të apeleve iu nënshtruan një kontrolli të befasishëm të Drejtorisë së Inspektimit në KLD. Sipas këshillit, një inspektim i papritur do të çojë më pas edhe në rritjen e transparencës.
Në një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u tha se shkak i këtyre inspektimeve janë bërë vetë qytetarët, të cilët kanë sjellë ankesat e tyre
në këtë institucion për gjendjen reale të gjyqësorit.

{Shqip}

Commentaire (0)

Aucun commentaire

Ajouter un commentaire
Vous

Votre message

Plus de smileys

Champ de sécurité

Please retype the characters from the image :

S'abonner au fil d'information RSS de ce blog

SHARE :Facebook - Wikio.fr - Digg - Yahoo Buzz - Delicious - StumbleUpon - Twitter - Blogmarks - Live - MySpace - Scoopeo - Technorati - Viadeo - Yoolink
SUBSCRIBE :Add to Google Reader - Add to My Yahoo! - Add to Netvibes - Add to My MSN - Wikio.fr - AOL - Bloglines - NewsGator - Favotites

Ju jeni vizitori i -tė


© Webmaster: www.juridiksi.c.la