NEWS Blog > Provimi i letėrsisė, vetėm 5% e nxėnėsve marrin dhjeta

Le 17/06/2009 ą 13:57Arsimi

Përgjigjet afishohen nëpër shkolla. Këtë vit, më pak ngelës

Notat e provimit të parë të detyruar të Maturës Shtetërore, të Gjuhës dhe Letërsisë janë shpërndarë nëpër të gjitha shkollat e mesme në vend, duke shuar në këtë mënyrë kureshtjen dhe ankthin e të rinjve. Tashmë të gjithë mund të konsultojnë rezultatet e marra dhe të publikuara me ato të cilat kishin menduar se do të arrinin nga përllogaritja personale mbi bazë të çelësit të përgjigjeve të nxjerra që ditën e provimit nga ana e Ministrisë së Arsimit. Kjo e fundit, në një qëndrim zyrtar mesditën e djeshme, bëri të ditur se "pas përfundimit me sukses të procesit të korrigjimit të testeve në të katër Qendrat e Vlerësimit në Tiranë, Shkodër, Elbasan e Fier filloi printimi i rezultateve në nota të nxënësve". Sipas përfaqësuesve zyrtarë të kësaj ministrie, bëhet e ditur se shpërndarja e rezultateve nëpër drejtoritë rajonale dhe zyrat arsimore, nisi që mesditën e djeshme. Më pas filloi edhe procedura e afishimit në vende të dukshme në shkollat e mesme.

Rezultatet

Drejtori i Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, (AVA), Alfons Harizaj, deklaroi dje për gazetën "Shqip", se rezultatet e arritura nga maturantët në këtë provim të parë të detyruar në nivel kombëtar janë të kënaqshme. Kjo duke iu referuar pikëve të akumuluara prej tyre në testim. Më pas, sqaron drejtori Harizaj, përmes skemës së konvertimit të pikëve në nota u realizua edhe ky proces.
Në nivel kombëtar bëhet e ditur se rreth 5 për qind e të rinjve që iu nënshtruan këtij provimi kanë mundur që të fitojnë pikët maksimale, plot 50 të tilla, duke marrë notën dhjetë. Ndërsa ata që nuk do të munden të vazhdojnë garën për në universitetet publike në vend dhe që mund të quhen ngelës të maturës janë mbi 1500 në të gjithë vendin. Këta maturantë nuk kanë mundur që të fitojnë as pikët minimale për t‘u konsideruar kalues. Por të gjithë kanë të drejtën që në sezonin e vjeshtës të rihyjnë sërish për të dhënë provimin e Gjuhës dhe Letërsisë. Ndërkohë që ky kontingjent nuk do të marrë pjesë në dy provimet e lëndëve me zgjedhje, të cilat janë të vlefshme vetëm për konkurrimin për në shkollat e larta publike shqiptare.

Në provimin e parë të detyruar të Maturës Shtetërore 2009, Letërsi dhe Gjuhë shqipe, morën pjesë 38499 nxënës.

Korrigjimi

Të gjitha fletët e testimit të maturantëve u përqendruan në katër qendra vlerësimi. Më e madhja prej tyre në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës 9-vjeçare "Sabaudin Gabrani". Ndërkohë që tri qendrat e tjera u ngritën dhe funksionuan në qytetin e Elbasanit, Fierit dhe Shkodrës. Testet u shpërndanë sipas një shorti paraprak, në mënyrë që të mos krijoheshin përplasje mes mësuesve vlerësues dhe nxënësve të shkollave të tyre. Mënyra e sekretimit të testeve, sikundër edhe vitet e tjera u mbështet mbi vendosjen e bar-kodeve në secilin prej tyre, që korrespondonte më pas me emrin e çdo maturanti konkurrues. Ky proces, sipas drejtuesve të AVA-s, garanton siguri për një vlerësim të saktë dhe jo të ndikuar. Po kështu, ata shtojnë se në fund konvertimi i bar-kodeve në teste me emrat e të rinjve që u përkasin bëhet në mënyrë kompjuterike. Pra, nuk ka mundësi që të ketë ndërhyrje nga jashtë.

Matematika

Aktualisht, në qendrat e vlerësimit të provimeve është duke u punuar për përfundimin e rezultateve të provimit të dytë të detyruar të maturës, atij të Matematikës. Në përputhje me rregulloren e Maturës Shtetërore, afati kur duhet të përfundojë procesi i korrigjimit dhe shpalljes së rezultateve është dy javë pas përfundimit të provimit. Kështu, notat e matematikës, mendohet që të shpërndahen në shkollat e mesme të të gjithë vendit, jo më parë sesa data 25 qershor. Ndërsa, më 10 korrik, rreth 48 mijë të rinj nga e gjithë Shqipëria, pritet që t‘u nënshtrohen dy provimeve të lëndëve me zgjedhje, të vlefshme për garën universitare. Pas publikimit të rezultateve të provimit të Matematikës, Ministria e Arsimit dhe APRIAL kanë premtuar se do të përgatisin dhe shpërndajnë Formularin A2.


Ankimimi


Ndryshim rezultati nëse verifikohen gabime


Të gjithë maturantët që kanë pretendime për pasaktësi në korrigjimin e testeve të tyre dhe duan që të rishohin rezultatet mund të ankimohen. Ata duhet që të paguajnë shumën prej 1600 lekësh të reja për të tërhequr testin e kryer. Më pas, sikundër është përshkruar edhe në rregulloren e Maturës Shtetërore 2009 përmes një komisioni të posaçëm, që do të ngrihet për këtë qëllim, nga ana e Ministrisë së Arsimit, do të kryhet edhe verifikimi i pretendimeve të të rinjve.

Ndërkohë që pakënaqësi ka pasur nga ana e të rinjve dhe prindërve të tyre, sidomos për koston financiare që ka tërheqja e testit. Sipas tyre, kjo pagesë është shumëfishuar qëllimisht këtë vit, që të mos ketë shumë kërkesa nga ana e të rinjve për të riparë testet e tyre. Ndërkohë që këtë vit ndryshe nga më parë është premtuar se do të ketë rivlerësim, pra pikë më shumë apo më pak, në rast se komisioni i vlerësimit do ta gjykojë të drejtë ose jo ankimimin e kryer.

Në të katër qendrat e vlerësimit të testeve, çdo provim kalon në dy duar. Së pari, ai merr pikët nga vlerësuesit dhe më pas kalon edhe në duart e administratorëve të këtyre qendrave. Nuk kanë munguar edhe penalizimet për vlerësuesit, për të cilët ka pasur disa ankesa gjatë vitit të kaluar.

Commentaires (3)

3. anxhel le 06/10/2009 ą 22:13

SmileySmileySmileySmileySmileySmileySmileySmileySmiley

2. Webmasteri le 19/06/2009 ą 14:57

Lien vers le site web de Webmasteri
Ja rezultatet e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe për gjimnazet më të mëdha të Tiranës dhe për qytetet e Durrësit dhe Shkodrës :
:Për 4 Shkolla të Mesme të Përgjithshme,Tiranë
Për :
qytetet e Shkodrës dhe Durrësit
{Shekulli}Smiley

1. Webmaster le 17/06/2009 ą 14:21

Lien vers le site web de Webmaster
{marre nga Gazeta "Shqip" }Smiley
Ajouter un commentaire
Vous

Votre message

Plus de smileys

Champ de sécurité

Please retype the characters from the image :

S'abonner au fil d'information RSS de ce blog

SHARE :Facebook - Wikio.fr - Digg - Yahoo Buzz - Delicious - StumbleUpon - Twitter - Blogmarks - Live - MySpace - Scoopeo - Technorati - Viadeo - Yoolink
SUBSCRIBE :Add to Google Reader - Add to My Yahoo! - Add to Netvibes - Add to My MSN - Wikio.fr - AOL - Bloglines - NewsGator - Favotites

Ju jeni vizitori i -tė


© Webmaster: www.juridiksi.c.la