NEWS Blog > MPB dhe Fakulteti Juridik i UP-sė nėnshkruan marrėveshje pėr angazhimin e 50 studentėve nė administratėn e MPB-sė

Le 19/06/2009 ą 14:24Aktualitet

Prishtinë, 18 qershor ’09 – Sot, në ambientet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës nënshkruan Marrëveshjen për angazhimin e 50 studentëve të Fakultetit Juridik për angazhimin e tyre për mbajtjen e praktikës në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti, u.d. i Rektorit të Universitetit të Prishtinës, z. Marjan Dema, dekani i Fakultetit Juridik, dr. Bajram Uka dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti pasi i përshëndeti të pranishmit theksoi se “kam kënaqësinë që bashkë me ju të nënshkruajmë një marrëveshje që ka për qëllim angazhimin e studentëve të Fakultetit Juridik në punë praktike në MPB. Një marrëveshje të këtillë e kemi realizuar ditë më parë edhe me Fakultetin Elektroteknik të UP-së. Shpresojmë se me angazhimin e këtyre studentëve t’i krijojmë benifite edhe administratës së MPB-së, por edhe studentëve me mundësi të reja për të marrë njohuri praktike nga institucionet tona. Aktualisht kemi nevojë për shtimin e angazhimeve në institucionet tona, sidomos në pjesën ku ne u shërbejmë qytetarëve me shërbimet tona, si në gjendjen civile dhe në nxjerrjen e dokumenteve. Me angazhimin e studenteve ne pretendojmë që edhe ta shtojmë efikasitetin e punës në kohën e sezonit veror kur ne kemi kërkesa më të mëdha nga qytetarët e sidomos nga bashkathetarët që vijnë nga bota e jashtme. Aktualisht ne po implementojmë një plan dhe kemi një donacion që kemi dashur ta orientojmë në këtë mënyrë, duke i angazhuar studentët në punë të përkohshme për të kryer praktikën në institucionet tona”, tha ndër të tjera ministri i Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti.
Marjan Demaj, u.d. i Rektorit të UP-së tha se “në emër të UP-së e falënderojmë ministrin Pajaziti që po na e plotëson një vakuum tonin, për jetësimin e pjesës teorike në praktikë. Universiteti i Prishtinës si shumë universitete të tjera të ish-bllokut socialist, ka qenë i orientuar kah mësimi teorik dhe ky është një shans në mënyrë që studentët tanë të përfitojnë nga ana praktike”, theksoi ndër të tjera, z. Marjan Demaj, u.d. i Rektorit të Universitetit të Prishtinës.

{Marre nga : Ministria e Punëve të Brendshme, Republika e Kosovës}

Commentaire (0)

Aucun commentaire

Ajouter un commentaire
Vous

Votre message

Plus de smileys

Champ de sécurité

Please retype the characters from the image :

S'abonner au fil d'information RSS de ce blog

SHARE :Facebook - Wikio.fr - Digg - Yahoo Buzz - Delicious - StumbleUpon - Twitter - Blogmarks - Live - MySpace - Scoopeo - Technorati - Viadeo - Yoolink
SUBSCRIBE :Add to Google Reader - Add to My Yahoo! - Add to Netvibes - Add to My MSN - Wikio.fr - AOL - Bloglines - NewsGator - Favotites

Ju jeni vizitori i -tė


© Webmaster: www.juridiksi.c.la