Enver Hasani përfundimisht lë postin e Rektorit të UP-së 
Që nga sot rektori i Universitetit të Prishtinës Enver Hasani lë këtë post për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, si anëtar i saj. Senati i UP-së në një mbledhje të veçantë, falënderoi rektorin për të arriturat e deritanishme në modernizimin e UP-së dhe i ndau atij një mirënjohje për punën dhe suksesin e treguar si rektor për tri vite me radhë.
Duke i falënderuar bashkëpunëtorët e tij për angazhimin e treguar gjatë këtyre tre viteve, dekanët, profesorët, studentët dhe mediat, tashmë ish rektori i UP-së, Enver Hasani, u shpreh i kënaqur që e përmbylli këtë post me sukses duke mos i zhgënjyer ata që e kanë votuar për ta udhëhequr UP-në.
Rektori Enver Hasani ditë më parë ka dhënë dorëheqje të parevokueshme për të shkuar në detyrën e re. Duke përmendur rezultatet e arritura gjatë kësaj kohe, ai u shpreh i kënaqur që auditori i përgjithshëm nuk ka vërejtur parregullsi financiare, edhe pse, sipas tij, gabimet janë të mundshme dhe njerëzore aty ku punohet.
“Ju siguroj të gjithëve se as unë e as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi pas platformë të djallëzuar ndaj askujt, ndaj asnjë trendi dhe ndaj asnjë fenomeni. Gabimet që kanë qenë, janë gabime njerëzore por që kanë qenë teknike dhe nuk i dëmtojnë proceset zhvillimore të UP-së”, ka thënë Hasani.
Në emër të Këshillit Drejtues, kryetari Basri Qapriqi, tha se rektori Hasani, e lë UP-në në një nivel shumë më të larët dhe në një fryme integruese evropiane.
“Them me bindje të plotë se rektori Hasani është njeriu i cili do të mbahet mend si njeri që ka guximin për të hapur shpesh herë tema të dhimbshme në ambiente jashtëzakonisht të ashpra, do të mbahet mend si njeriu që ka bërë përpjekje të mëdha për të modernizuar këtë universitet”, tha Qapriqi.
Ushtruesi i detyrës së rektorit të UP-së deri në zgjidhjen e rektorit të ri, Marjan Demaj, duke e vlerësuar lartë punën e rektorit Enver Hasani, tha se Gjykata Kushtetuese po fiton një punëtor të mirë, ndërkaq UP po humb një udhëheqës të mirëfilltë. Ai tha se projektet që i ka nisur rektori Hasani, siç është digjitalizimi i UP-së, shtimi i hapësirave, jetësimi i memorandumeve të shumta etj., mbeten sfida për udhëheqjen e re.
Senati i UP-së në fund i dhuroi rektorit një mirënjohje për suksesin e treguar gjatë punës së tij si udhëheqësi UP-së.
{Radio Televizioni i Kosovës }
3. Qendrimi le 08/09/2009 ą 23:05
2. Juristi le 26/07/2009 ą 20:14
1. Webmaster le 25/07/2009 ą 08:28
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
- 
-
-
-
-
-
-
-
- Favotites
