Kreu

Ku po shkon Bota Perëndimore?

Alban Daci

Ku po shkon Bota Perëndimore, e cila po kalon një krizë të thellë me identitetin e saj? Demokracia e përfaqësuar nuk mjafton në një botë gjithnjë e më globale, ajo nuk mund të jetë e eksportuar në një botë, e cila akoma nuk ka vlera universale dhe modele uniforme. Ku po shkon Bota Perëndimore, e cila model bazë ka pikërisht shtetin nacional, i cili tashmë për shkak të faktorëve kohë ndodhet në një krizë të thellë. Ku po shkon Bota Perëndimore, e cila po kalon një krizë të thellë ekonomike, e cila lidhet me vizionet dhe modelet që duhet të aplikohen. Bota Perëndimore, po ec përpara, por nuk e dimë nëse drejt një të ardhme të njohur dhe të mirë, apo drejt një të ardhme të panjohur dhe të rrezikshme.
Krizë e shtetit nacional

Shtetit nacional po përballet me një krizë reale, sepse po mbaron “civilizimi” i punëtorëve dhe shteti keynesian. Shoqërimi i këtyre dy elementeve po prodhon fenomene perverse. Nga njëra anë ato prodhojnë hijen e tyre në luftërat e ndryshme që po zhvillohen nëpër botë dhe nga ana tjetër po ndihmojnë rilindjen e nacionalizmave (siç janë rasti i Francës, Gjermanisë, Ballkanit e në plot vende të tjera të botës) dhe të tribalizmave etnikë.
Demokracia në krizë

- Në krizë demokracia përfaqësuese. Zhvillimi i teknologjisë moderne të komunikimit ka bërë të mundur që demokracia përfaqësuese të jetë gjithnjë e më shumë në krizë. Deri tani, le të themi, është krijuar një “demokraci virtuale”, kryesisht në socialnetëork, ku qytetarët jo vetëm shkëmbejnë mendime e kritika, mendime, por duan sa më shumë të marrin pjesën në jetën aktive politike. Ky kozmos i vogël virtual, është i mjaftueshëm për të joshur kërkesat modeste të shumë qytetarëve, por në një të ardhme jo shumë të largët qytetarët do të kërkojnë që ata jo vetëm të konsultohen, por edhe të marrin pjesë në vendimmarrjet politike.
- Në krizë eksportimi i demokracisë. Formula e Virilio-s ‘fundi i gjeografisë’. Fundi i gjeografisë nuk prek vetëm fushën ekonomike, por edhe fusha të tjera më të gjera. Ky fund i gjeografisë prek idetë, mënyrat e të menduarit, traditat kulturore, politike dhe fetare. Për shkak të globalizimit njeriut po ndjehet gjithnjë e më shumë ‘qytetar i botës’. Demokracia historikisht është paraqitur si një nevojë, para se të bëhej një e drejtë. Duhet të pyesim nëse demokracia perëndimore – e cila insistoj, nuk ka akoma konture unike- përbën me të vërtetë një vlerë universale, e për këtë arsye mund të eksportohet edhe drejt popujve që i mbështetin rrënjët e tyre kulturore e fetare në kontekste të ndryshme. Mjafton të mendojmë se demokracitë perëndimore janë fryt i një eksperience shekullarizimi, ku ka pasur një rëndësi të veçantë kontrasti kundrejt feve. Siç dimë, demokracitë janë ndërtuar duke kundërshtuar Kishën. Pra, si formë lirie kundër pushtetit të Kishës. Prandaj, kjo lloj forme është e konsideruar e papranueshme në ato shoqëri si ato islamike, ku feja zë një valore komplesive dhe domosdosmërisht të përzier me zgjedhjet temporale.
Kriza ekonomike

Duke u nisur që nga viti 2007 sistemi financiar ndërkombëtar u përfshi në një krizë sistemi që në mënyrë progresive u rrit derisa arriti në ditët e sotme duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Kjo lloj krize ekonomike, bëri që shtetet t’i riktheheshin rritjes së pranisë të sektorit publik në sferën ekonomike, pas një periudhe të gjatë kohe ku ka mbizotëruar- përtej diferencave të dukshme mes SHBA dhe Europës- një kulturë e bazuar mbi besimin në treg dhe në mekanizmat e auto-rregullimit. Është kthyer kështu shikimi tek Shteti si një disiplinues kundrejt tregjeve. Megjithatë, qeveritë dhe studiuesit ekonomisë të nivelit ndërkombëtar, akoma nuk kanë gjetur formulën e duhur, jo vetëm për të dalë nga kriza aktuale, por për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë.

Islami dhe Partia

Alban Daci 
 Partia vendosi të përjashtojë Kastriot Islami, i cili vepronte e mendonte ndryshe nga ajo dhe lideri i saj shpirtëror. Partia u mundua dhe u përpoq ta edukonte dhe t'ia mbushte mendjen të mendonte si Partia dhe gjithashtu të gjente se car mendimesh kishte lideri i saj shpirtëror. Pas shumë përpjekjesh me keqardhje Partia dështoi me individin Islami, të cilin tashmë vendosi ta përjashtojë dhe ta shpall armik të saj dhe të kombit. Madje edhe armik të integrimit europian. Islami ishte aq shume i pandreqshëm sa nuk ju tha e drejta të bënte as autokritike. Për tradhti ndaj liderit dhe Partisë, ati i hiqet e drejta të kalojë qoftë edhe afër vendit, ku është selia e Partisë. Ndoshta Partia do të vendoste ta dërgonte në Qafen e Barit, por tashmë ajo nuk ekziston. Për këtë arsye i ka dhënë të drejtë të kërkojë dhe te marr azil në ndonjë parti tjetër, të majtë e pse jo edhe të djathtë. Vija dhe ideologjia e të pavdekshmit sh. Enver Hoxha që mbetet në zemrën e Partisë, ndihmojë të zgjidhte problemin Islami. Enver Hoxha: "Dënimi më i rëndë për një anëtar partie është përjashtimi nga Partia. Por edhe ata që janë përjashtuar ose që përjashtohen nga Partia nuk janë tradhtarë, apo armiq të Partisë dhe të popullit. Bëjnë përjashtim ata që në bazë të fakteve, provave e gjykimeve të drejta të Partisë janë cilësuar elementë antiparti, tradhtarë të Partisë dhe të popullit. Kategoria e parë e të përjashtuarve kanë qenë njerëz që vazhdimisht kanë pasë përsëritur gabime të ndryshme, për të cilët janë bërë përpjekje të ndreqen, të edukohen, po ka qenë e pamundur, prandaj edhe nuk e meritonin të militonin në radhët e Partisë. Por, prapë e deri në fund Partia kujdeset dhe e ka për detyrë të kujdeset për ta dhe, ashtu si me gjithë njerëzit, edhe me këta ajo ka korru sukses rezultate të mira". Kohët ndryshuan dhe mendohej se proceset do të ecnin vetëm përpara. Rralle ndokush në fillim të viteve ’90 do të besonte se ne vitin 2011 mund të përjashtoheshin njerëz nga Partia vetëm pse mendonin ndryshe nga Kryetari. Megjithatë, ja ndodhi! Vitet kanë kaluar, por hija e së kaluarës qëndron shumë e pranishme me hapat e kohë, sa shumë herë na duket sikur jetojnë të njëjtat kohëra. Veprimi i Islamit për pak çaste na bëri të besojmë se Byroja e Partisë ekziston akoma dhe në mesin e saj ka edhe armiq që duhen të ndëshkohen.

Qëndroj, domethënë: jam dhe do të jem

Mr.sc.Rexhep Ahmeti

Rexhep AhmetiNatyrisht, edhe pse gjithëkund nuk mund të pajtohesha me pikpamjet e tij, ishte edhe kënaqësi ta dëgjoja dhe ta shihja një profesor të ri në moshë, të filozofisë politike të Universitetit të Tiranës, Elvis Hoxhën, në emision të Klankosovës, më 28 Nëntor 2011, i cili jo vetëm që i njeh mirë teoritë e botës perëndimore, por edhe di të jetë kritikë daj tyre, kur ia merr mendja, se, edhe tani duhet krijuar diçka më të mirë, se këto që janë. “Takohesha”, publikisht, për herë të parë, me Elvisin dhe pash te ai një nivel të lartë teorik, gjë që i mundësonte shikuesit të merrte shumë informacione të reja, për shumë tema të rëndësishme, që trajtoheshin e prekeshin në këtë emision. Por në një rast, gjatë të kësaj interviste, duke folur për fenomenin e Familjes Jashari, Elvisi tha: " Familja e ka bërë, në fakt, një faj ndaj vetes. E pa veten si komb. Ky ishte një gabim i familjes Jashari "
Për ne që jemi në Kosovë, bashkëvuajtës dhe bashkëmendimtarë koxha të ngjashëm si familja Jashari, nuk besojmë se Familja Jashari e ka bërë këtë akt pa vetëdije. Sigurisht, që e ka ditur se po i bënë një dëm vetes, por është dëmtuar me qëllim vetëmohimi të vetes për një ide e realitet tjetër nga ai që ka qenë. Rrethanat para e gjatë 5 marsit 1998 kanë qenë specifike, shumë të rënda dhe të zorshme, e për t’i tejkalauar ato, dhe për ta mundur një shtet vrastar, Familja Jashari me bashkëluftarë, kishte vetëvendosur, që as fëmijtë e gratë mos t’i largonte dhe as luftën mbinjerëzore kundër makinerisë së egër okupatore, të mos e ndalte gjer në vdekje. Sigurisht, që familja emblematike Jashari, që më parë, një gjë të madhe e ka menduar dhe parashikuar. Edhe për diçka jam i sigurt: Ky shembull i luftës çlirimtare, i pakundndodhur më parë (më sa dimë ne) ka ndikur shumë fuqishëm jo vetëm në shtimin e shpejtë të radhëve të UÇK-së, por edhe në forcimin e moralit luftarak të anëtarëve të gjeratëhershëm të UÇKsë. Ky akt e ka obliguar tërë kombin që të mos kursen më asgjë për çlirimin e Kosovës dhe ribashkimin me Shqipërinë. Në këtë drejtim, edhe pas 5 marsit 1998 u bënë shumë betime të shumë grupeve që i bashkoheshin Ushtrisë së Komandantit Legjendar (në kuptimin kreshnikor), Adem Jasharit. Vet (unë), gjatë luftës çlirimtare, kam dëgjuar familjarë, dhe jo vetëm bashkëluftëtar tonë, duke thënë: “ Eh, kjo që po dhë unë për luftën çlirimtare, është fare pak në krahasim me atë çka ka dhënë Familja Jashari. Ata studjues që do ta studjojnë këtë akt të çuditshëm të familjes Jashari, besoj, se do të binden se kjo familje e ka njohur dhe e njeh shumë mirë psikologjinë e shqiptarit (shqipatrëve) të Kosovës, ndaj këtë akt e bëri sepse që e urdhëruar nga vetja (por edhe e detyruar nga situata) ta bënte për ta arritur qëllimin e saj dhe të kombit (fazën e parë): mposhtjen e okupatorit dhe largimin e tij nga Kosova jonë e dashur. (Dihet, faza e dytë e realizimit të Qëllimit Kombëtar është Ribashkimi i Kombit me Troje të veta) Por, edhe ata që nuk e kanë thënë (pranaur shprehimisht) ndikimin apo efektin që ka shkaktuar te ta akti jasharian, me punë e kontribut kanë bërë një vepër apo shumë vepra në drejtimin që e fuqizoi dhe e përcaktoi, përfundimisht, familja Jashari, në fillimet e bujshme të Luftës Çlirimtare të Kosovës. Shembulli se si luftohet e vdiset për vatan e komb, i dhënë nga kjo familje ka qenë jashtëzakonisht ndikues, efektiv, i cili akt mendor dhe heroik çuditi jo vetëm botën shqiptare. 
Sa televizione, sa teorikë e propagandorë, sa shkolla, universitete, akademi dhe institucione tjera do të ishin dashur për t’ua mbushur shqiptarëve mendjen dhe për t’i bindur se dueht hyrë në luftë të vërtetë intenzive, për jetë a vdekje, në vitin 1988 dhe a do të kishin mundur ato ta arrinin efektin që e arriti akti i menduar dhe i realizuar, heroik, jasharian i vitit 1998 në Prekaz? 
Mendoj se te shqipatrët e Kosovës, atëherë dhe sot, më shumë mobilizon, vepra, akti çlirues, i menduar-i bërë, hjeka, emocioni-dhimba se sa fjala, teoria apo edhe bindja. (Edhe pse, se mendoj, se nuk është e dëshirueshme të jetë vetëm kështu).
Ndërsa çështja: A e pa, në të vërtetë, familja jashari veten si komb?, për mua nuk është premisë e vërtetuar, ndaj duhet të vërtetohet empirikisht e parktikisht. Duhet pra studim-vërtetim konkret vetëm për këtë gjë. Nuk e di, ndoshta Elvisi ka ndonjë studim empirik për këtë konkluzion-përfumdim, që ka nxjerr!
Por edhe nëse Familja Jashari e ka parë veten si esencë të kombit, në atë moment, nëse është identifikuar ashtu, nëse ka pasur atë fuqi shpirtërore të shoh ashtu, atëherë kjo nuk është gabim, ngase kjo ngjarje nuk është e panjohur te shqiptarët, kur kanë shpirt epik dhe marrin një ndërmarrje aq të fortë, befasuese, krijuese, historike.
Në të drejtën zakonore, familja shqipatre është pjesë organike e kombit. Në Kanunin e Lekë Dukagjinit të përmbledhur dhe të kodifikaur nga Shtjefën Gjeqovi (të ribotuar edhe në Prishtinë më 1972) është theksuar raporti organik dhe i hapur i familjes me kombin, prandaj aty gjejmë edhe këtë formulim se pjestarët e familjes, apo “gjindja e shpisë;..... të gjith zbashkut permblidhen në në Familje ma të hapët, e cila quhet Kom” (f.7) Në traditën zakonore shqiptare, si familja ashtu edhe kom (b) i kanë “nji atme, nji gjak, nji gjuhë, e doke”, dhe të dy këto kategori sociologjike lidhen me norma të përbashkëta të Flamurit, Fjalës (Besësë), Bejës, Nderës vehtjake, Miqësisë… të cilat zbatohen në jetë vullnetarisht, dmth. pa qenë të detyruar nga institucione dhune të shtetit.
Nuk besoj se kjo strukturë juridike, filozofike dhe shpirtërore e të drejtës zakonore shqiptare të mos ketë qenë e mishëruar në veçoritë e mendjes dhe sjelljes së familjes së shquar shqipatre që po trajtojmë, tani. Prandj, është krejt e natyrshme që familja jashari edhe të jetë identifikuar me Kom(b)in si Familje më e hapët, dhe me aktin që bëri me 5 mars në Prekaz, t’i ketë shfaqur cilësitë, vlerat, befasitë, energjitë e pashterrshme dhe të pafund(sh)me që i mbartë në vete kombi shqipatr si pjesë e vlerë shumë interesante e krejt njerëzimit.
Kjo nuk është pak, kur dhjetra njerëz po edhe familje kanë mohouar veten për të ardhmen e një lëvizje çlirimtare që projektonte çlirim dhe liri. Pra, për lëvizje dhe vetëlëvizje përparimtare, për ta mohuar robërinë dhe për ta pohuar e realizuar lirinë e vendit dhe bashkimin e kombit të vet, jo vetëm individë shqiptarë e joshqipatrë, po edhe familje të tëra shqipatre u identifikuan me esencën e qenies shqipare, me vlerat më të mira të saj, ndaj për t’i realizuar këto vlera nuk kursyen asgjë, nuk kursyen as veten dhe familjen e tyre.
Sepse në robëri, edhe ne studentët e Universitetit të Kosovës, qysh në vitin 1979, për ta bërë dhe ndjekur Projektin e Lirisë, udhëhiqeshim në jetën praktike nga deviza: Qëndroj, pra jam.
Kjo duket të ketë ardhur në shprehje, edhe në rastin e Familjes Jashari, të ketë ardhur publikisht në shprehje, në kohën e ashpërsimit të luftës më pushtuesin barbar, dhe kur çështja e shqiptarëve të Kosovës ishte çështje e skajshme ekzistenciale; të jesh apo të mos jesh? Me përpjekjet për çlirim dhe aktet e tilla befasuese u rrit aksioni kundër robërisë dhe okupatorit- shtetit shovenist serb. Akte të tilla, si ky i jasharajve për realizimin e Projektit Çlirues, që manifestojnë qëndresë mbinjerëzore për Realizimin e Lirisë, jo vetëm që e tregojnë, e bejnë të dukshme dhe tejet vepruese qenien shekullore shqiptare, por edhe janë e bëhen ende pjesë e Brendshme e kësaj qenie, prandaj edhe artisti shkruan, aktron e thotë: Ai është gjallë, për Adem Jasharin (dhe jo vetëm për atë). Pra, akti i qëndresës dhe vdekjes së një pjese aq të madhe të familjes jashari, gjithësesi, që ka shprehur diçka jo vetëm mendimore (fliozofike) por edhe madhështore (estetike) dhe ka krijuar edhe diçka të re obliguese pozitive (për ne) për jetën shqipatre, e më gjërë; ndaj edhe Adem Jashari dhe akti i lartë e sublime i qëndresës së familjes jashari është përbrendësuar, edhe sot nga tërë kombi; prandaj aq shumë shqiparë dhe të huaj vizitojnë edhe sot e mot, vendin e këtij akti të lart, Prekazin, sepse Adem Jashari (familja jashari) ËSHTË, edhe pas aktit të 5 marsit 1998. Është, edhe e ripërtrirë. Pra, ai që qëndron, si familja jashari, në realizimin e projekteve të mëdha vlerore, si kombëtare ashtu edhe njerëzore, është e do të jet. Prandaj, qëndroj domethën: jam dhe do të jem.


Shkruar më 1-4.12.2011, Stantërg-Mitrovicë

"Një ditë për Europën"

Më datë 8 nëntor 2001u realizua me sukses aktiviteti “Një ditë për Europën”. Ky takim u realizuar tek Biblioteka e Universitetit Illyria në Tiranë. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i dy librave “Europa dhe Shqiptarët” dhe “Europa në marrëdhëniet ndërkombëtare” të studiuesit dott. Mag Alban Daci. Ky aktivitet u bo i mundur falë bashkëpunimi të dott. Mag Alban Daci dhe prof. Kaliopi Naska Dekanes të Fakultetit të Shkencave Politike pranë Universiteti Illyria. Paneli i të ftuarve që mbajtën kumtesa në këtë aktivitet përbëhej nga: prof. ass Arben Malaj (Senior Fellow Harvard University) i cili ka shkruar Parathënien e librit “Europa në marrëdhëniet ndërkombëtare), dr. Jordan Daci dhe dott. Salvatore Albelice Koordinator i PDL për Ballkanin si dhe Gazetar prej shumë vitesh pranë institucioneve të BE-së në Bruksel). Në aktivitet morën pjesë edhe mjaft pedagog dhe student të Universiteti Illyria, të cilët vlerësuan punën kërkimore të studiuesit dott. Alban Daci. Nuk mungojë as prania e medieve vizive. Gjithashtu, duhet të theksohet fakti se me këtë rast autori dhuroj rreth 40 libra për të gjithë studentët e pranishëm në këtë aktivitet. Kjo tregon edhe një herë se studiuesi dot. mag Alban Daci, diturinë dhe kërkimin shkencor nuk e shikon si përfitim ekonomik, por si një mision social e human.

Revista Gjeopolitika Shqiptare

Revista Gjeopolitika Shqiptare, është revistë mujore shqiptare me karakter akademik dhe shkencor. Kjo revistë do të jetë në dispozicion të studiuesve të afirmuar shqiptarë dhe të studiuesve të rinj shqiptarë, të cilët kanë talentin dëshirën, nivelin akademik për të trajtuar përmes studimeve të tyre çështjen shqiptare, e cilat në një botë gjithnjë e më globale është e lidhur dhe e ndërthurur me ngjarjet e tjera paralele të Rajonit, Europës edhe më gjerë.

Vazhdo leximin

Historia e Gjykatës së OKB-së për krimet e luftës në ishJugosllavi

Ish udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjes, gjenerali Ratko Mlladiç, është i pandehuri më i fundit që del para Gjykatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish Jufosllavi me seli në Hagë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, André de Nesnera i hedh një vështrim historisë së gjykatës dhe punës së saj. Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë u krijua nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara në maj të vitit 1993 për të nxjerrë para drejtësisë personat e akuzuar për krime të kryera gjatë konfliktit të Bosnjes në periudhën 1992-1995. Llogaritet se 100 mijë njerëz u vranë dhe 2 milion të tjerë u shpërngulën si pasojë e luftimeve.

Vazhdo leximin

 


 

Dr. Alban DACI

Realitete në udhëkryq

a situata që dikush jo veten i din, sepse janë të pranishme dhe të prekshme në jetën e tij të përditshme, por që i vëzhgon në formë pasive dhe me keqardhje pa qenë në gjendje që t’i ndryshoj. Në këtë rast kemi të bëjmë me gjëra reale, por të pa pranueshme që ndërtojnë jetën e një personi, ose të paktë e rrethon jetën e tij duke e orientuar në qorrsokakë të ngushtë, të errët dhe të pa sigurt. Nëse do të kishte arritur shkenca që me teknologjinë e saj të na paraqiste realitetet njerëzore të një vendi ashtu siç na jep në mënyrë të skematizuar me pamje satelitore rrugët, natyrën dhe relievin e një vendi. Atëherë realitetet njerëzore të shqiptarëve do të fotografoheshin nga lart si rrugica qorre që kryqëzohen dhe ndahen nga njëra tjetra në mënyrë të ç’rregullt.

Tablo,Skenderbeu

Dibrani Gjergj Kastrioti nuk mund të jetë një serb

am ndjekur me trishtim e keqardhje të gjitha debatet dhe baltën e hedhur mbi të vetmin Hero Kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeun, ashtu si kam konstatuar dhe më parë dhe shumë baltë të hedhur nga individë e qarqe të përveçëm mbi të tjera simbole kombëtare. Të gjitha këto më kanë bërë të djehem keq. Të gjithë këto heronj të kombeve të tjerë janë mbuluar me lavdinë e merituar, por dhe me fetishizëm. Por askund dhe askujt nuk i shkon ndërmend që të revizionojnë figurat e tyre kombëtare, të cilat i pranojnë, i duan, i nderojnë dhe i çmojnë ashtu si i kanë; me realitetin dhe me glorifikimin e më vonshme. Pse vetëm ne, shqiptarët, duhet të revizionojmë çdo gjë, deri dhe tek Heroi Kombëtar?

Av. Jordan DACI MA

Corruptus optimi pessima (korruptimi i më të mirë ve është më i keqi)

jala reformë, vjen nga frëngjishtja (réforme) që do të thotë ndryshimi me qëllim përmirësimin e një gjendje apo të një sistemi, që është me të meta ose është i dëmtuar.Në Shqipëri, reformat në përgjithësi, në aspektin praktik, shpesh kanë rezultuar me të kundërtën e kuptimit përmbajtjesor të tyre, madje deri në prishjen e asaj që ishte e rregulluar më parë, rrjedhojë e mendësisë së gabuar se historia fillon me mua. Në këto 17 vjet, të pas rrëzimit të diktaturës komuniste, Shqipëria ndërmori reforma të shumta, me synim zhvillimin e demokracisë pluraliste dhe të ekonomisë së lirë të tregut. Megjithatë, për fatin e keq të shqiptarëve, përsëri vendi ynë, ndonëse me burime të pasura natyrore dhe njerëzore, vazhdon të mbetet i varfër, ku ende shumë familje shqiptare diskutojnë bukën e gojës. Ndërkohë, vendet fqinjët me ne, ndonëse gjatë viteve 90-të, u përfshirë drejtpërdrejtë në luftërat gjatë shpërbërjes së ish Jugosllavisë, kanë arritur të jenë më të suksesshëm në reformat e tyre, duke përafruar standardin e jetesës të tyre, me atë të vendeve evropiane. Në Shqipëri, tranzicioni i vështirë dhe i tejzgjatur, tregon mos suksesin apo dështimin e reformave, në thelb të gabuara, madje jo rrallë të zhvilluara me synim përmbushjen e interesave politike të ngushta dhe dritëshkurtra.

Ju jeni vizitori numër 467043
SHARE :Facebook - Wikio.fr - Digg - Yahoo Buzz - Delicious - StumbleUpon - Twitter - Blogmarks - Live - MySpace - Scoopeo - Technorati - Viadeo - Yoolink
SUBSCRIBE :Add to Google Reader - Add to My Yahoo! - Add to Netvibes - Add to My MSN - Wikio.fr - AOL - Bloglines - NewsGator - Favotites

 

 

Studentet Shqiptar Info - Top Drejtesia - Kosova Toplist - Albanian Top - Gentiani Top - Stud. Shqip.Top

Make a free website with doomby.com - Raporto abuzim